Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka zbuluar emrat e drejtuesve të 9 degëve, disa në Tiranë dhe rrethe, që dolën fitues nga zgjedhjet e djeshme.Procesi u hap në orën 8:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18:00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Kuçovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi vijoi deri sa edhe anëtarit të fundit t’i jepej e drejta e votës.Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD…
Author: tirana
Një 39 vjeçar është larguar nga banesa dhe familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij. Policia bën me dije se një 23 vjeçare ka denoncuar në polici ikjen nga banesa të bashkëshortit të saj një ditë më parë. “Më datë 16.04.2022, shtetasja Z. E., 23 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi N. E., 39 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sekuestrohen mbi 53 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në pranga ka rënë një i ri shqiptar. Operacioni u ndërmor sot nga policia greke në zonën e Kozanit. Mësohet se brenda një mjeti janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg 20 gram marijuane. Po ashtu mësohet se janë sekuestrohen edhe 80 euro dhe 1 celulare e 1 karte SIM që i përkiste 26-vjeçarit shqiptar.
Ish-deputeti i LSI-së dhe më pas i PS-së, Gledion Rahovica rezulton të ketë qenë përfitues nga kontrata e Qeverisë me kompaninë “Integratet Energy BV SPV” në inceneratorin e Tiranës. I ati i ish-deputetit së bashku me dy të afërm të tjerë kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë e inceneratorëve në 17 shkurt 2020 për ti dhënë asaj një pronë me qera në Tiranë në këmbim të një pagese mujore prej 2 mijë eurosh. Siç rezulton edhe nga dokumenti në fund të vitit 2019 Rehovica ka përfituar kontratën 2 mijë euro në muaj dhe rreth 1 vit më vonë ai vendosi…
Gjendet trupi i 10-vjeçarit qe u mbyt para dy javësh në lumin Fan të Mirditës. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 5 prill, orës 17:10 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj. Mësohet se vogëlushi ishte duke luajtur me vëllain dhe shokët, kur topi ra në lumë. Ndonëse 10-vjeçari hyri për të kapur topin, rrjedha e mori me vete. Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem. Trupi i pajetë u gjet pas shumë kërkimesh nga polumbarët e FSHN-së, policia e Lezhës,…
Tre persona janë vënë në pranga pasi thyenin para false në disa pika këmbimi në Tiranë dhe rrethe. Operacioni është kryer nga seksioni i krimit ekonomik në Tiranë.Grupi i të arrestuarit veçse në Tiranë, kishin hedhur në qarkullim para false edhe në Korçë, Lezhë dhe Elbasan.
Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për dhunë në familje. Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale R.M. 30 vjeç, i cili ka dhunuar fizikisht nënën e tij. “R. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të dielë në Kukës. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 55 vjeçar dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën Sul Demnushi, rreth 55 vjeç.
ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu është bashkuar urimeve me rastin e Pashkëve katolike. Përmes një mesazhi ai ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkës. Në urimin e tij për këtë festë të komunitetit katolik, Veliaj shkruan: “Në një ditë të bekuar si kjo, ju uroj PASHKË TË GËZUAR”.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj prezantoi dje (e shtunë) një platformë bashkimi të demokratëve me pesë pika. Fillimisht platforma u shpërnda për mediat dhe më pas u prezantua nga Alibeaj në një konferencë për shtyp. Në orën 11.20 të paradites së djeshme u shpërnda edhe lista me 31 emra të grupit parlamentar demokrat që kanë mbështetur platformën. Në listë mungonte emri i Xhelal Mziut, por përmes një statusi në faqen e tij në facebook ai njoftonte se i bashkohej listës së deputetëve. Zyra e shtypit e Alibeajt shpërndau për mediat në orën 13:27 statusin e Mziut, ku…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Liverpul një natë më parë, ku në një qendër interneti është sulmuar për vdekje një 18-vjeçar. Mediat britanike raportojnë se i riu u sulmua në qendër të Liverpool-it, por edhe pse u dërgua në spital, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Sakaq mbetet ende mister se çfarë ndodhi dhe kush ishte autori/ët, duke nisur kështu një hetim nga policia, duke sekuestruar kamera sigurie dhe duke grumbulluar dëshmi.
Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore për t’i dhënë një fund katastrofik pushtimit të saj në Ukrainë, paralajmëroi mbrëmë Volodymyr Zelensky – teksa i kërkoi botës të ‘përgatitet’ për më të keqen duke grumbulluar ilaçe kundër rrezatimit dhe duke ndërtuar streha për sulmet ajrore. Ish humoristi, tani lideri ukrainas në kohë lufte, i bëri paralajmërimin e fundit Botës gjatë një interviste me median kombëtare, përpara se të ndante klipin përmes kanalit të tij Telegram. Ai bëri një njoftim të ngjashëm të premten, kur tha se nuk mund të përjashtohej që diktatori i dëshpëruar rus Vladimir Putin do të…