NASA së fundmi ka publikuar një imazh mbresëlënës të hënës së plotë. Në pamjet e fundit të publikuara nga NASA, bëhet me dije se Hëna e plotë është fotografuar mbi horizontin e Tokës ndërsa Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës orbiton 263 milje (423 kilometra) mbi kufirin Uashington-Oregon në Shtetet e Bashkuara veriperëndimore . Hëna e plotë e këtij muaji njihet edhe si “hëna rozë” . “Hëna rozë” për këtë vit ishte e dukshme nga e premtja dhe do të qëndrojë e dukshme deri në mëngjesin e së hënës. Ndërkohë në kohët e vjetra, Hëna e Plotë e Prillit përkoi me lulëzimin e…
Author: tirana
Nëse intuita juaj po ju paralajmëron se diçka nuk ndihet me partnerin tuaj së fundmi, është më mirë të mos i injoroni këto ndjenja dhe t’i kushtoni vëmendje ndryshimeve të pazakonta në sjelljen e tyre. Më poshtë do t’ju tregojmë për disa shenja që mund të tregojnë se partneri juaj nuk është besnik ndaj jush. Mbani në mend se nuk ka shenja përfundimtare të mashtrimit. Edhe nëse keni vënë re ndonjë nga ndryshimet e mëposhtme në sjelljen e partnerit tuaj të përmendur më poshtë, mund të mos thotë se ai është i pabesë. Megjithatë, këto shenja mund të jenë një tregues se diçka…
Ambasada amerikane në Tiranë iu është bashkuar urimeve me rastin e festës së Pashkëve katolike. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada uron shqiptarët që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim dhe paqe. “🇦🇱 | Nga komuniteti ynë tek komunitetet dhe familjet tuaja, i urojmë Gëzuar Pashkët të gjithëve atyre në Shqipëri që festojnë këtë ditë! Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe dhe shpresë për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan ambasada.
Policia izraelite ka hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, një vend i shenjtë në Jerusalem, dy ditë pas përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe palestinezëve, përleshje që kanë lënë dhjetëra të plagosur. Policia ka larguar palestinezët nga zona jashtë xhamisë mëngjesin e 17 prillit, ndërsa dhjetëra palestinezë mbetën brenda ndërtesës. Policia izraelite tha se palestinezët kishin grumbulluar gurë dhe kishin ngritur barrikada, duke u përgatitur për dhunë. Menjëherë pas kësaj, palestinezët raportuan për përleshje me policinë izraelite jashtë kompleksit të xhamisë. Mjekët palestinezë thanë se dhjetë persona janë plagosur. Policia izraelite tha se ka hyrë në kompleks për të lehtësuar…
Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të punës në 1 javë, ku janë arrestuar 183 persona për vepra të ndryshme penale. NJOFTIMI I POLICISËAngazhim, përkushtim dhe vendosmëri për të parandaluar e luftuar krimin. Dhjetëra operacione, qindra të arrestuar dhe të proceduar. Armë, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme të sekuestruara. •Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 622 persona, nga këta: 183 janë arrestuar, 399 janë proceduar penalisht dhe 40 janë shpallur në kërkim. •Janë kapur në total 57 persona në kërkim, nga këta: 52 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar. •Janë zhvilluar…
Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar kolesteroli, që të kryejë funksionet e tij. Por nëse mjeku ju ka thënë se keni kolesterol të lartë, kjo do të thotë se tani detyra juaj është ta ulni atë. Cila është mënyra më e mirë për ta bërë? AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë. Si të ulni kolesteroni e lartë? Ekzistojnë disa mënyra për ta bërë këtë, të tilla si ulja e stresit, lënia e duhanit dhe stërvitja e rregullt. Por ajo çka do të bënte një ndryshim edhe më të madh është konsumi i ushqimeve të shëndetshme. Megjithatë shpeshherë…
Rreth 1,242 votues me të drejtë vote pritet që të zgjedhin sot kreun e Partisë Demokratike, dega Vlorë. Procesi i votimit ka nisur në normalitet prej orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 18.00 të mbrëmjes në Pallatin e Kulturës Labëria në Vlorë. Të drejtën e votës e kanë anëtarët e Partisë Demokratike prej vitit 1990 dhe votohet për katër kandidatë, Atird Hoxhaj, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.
Shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kievi, në orët e para të 17 prillit, kanë raportuar mediat lokale. Sirenat për sulme ajrore janë dëgjuar gjatë tërë natës në pothuajse të gjitha qarqet e Kievit dhe banorët janë udhëzuar që të shkojnë në strehimoret më të afërta. Sipas një kryetari lokal, infrastruktura në zonën Brovari, në periferi të Kievit, është dëmtuar nga sulmet ajrore. Kryetari Igor Sapozhko nuk dha më shumë detaje për viktimat apo për dëmet materiale. Këto raportime vijnë një ditë pasi forcat ruse rinisën sulmet ajrore në Kiev dhe intensifikuan granatimet në Harkiv – qyteti i dytë më…
E diela pa makina do të kthehet në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Duke filluar nga sot, çdo e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet. Kjo nismë është marrë nga Bashkia e Tiranës dhe nuk përkon me vendimin e qeverisë, që ka vendosur të dielën e parë të çdo muaji ditën pa makina në rang kombëtar. Në kuadër të ditës pa makina, Bashkia Tiranë do të organizojë disa aktivitete, ku nuk do të mungojë dhe muzika më e…
Platforma me pesë pika e kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj nuk ka shërbyer aspak për bashkimin e demokratëve, por një shërbim duket se e ka bërë. Për herë të parë opinioni publik ka një ide të qartë se si janë raportet në grupin e PD-së, cilët deputetë janë me Berishën, cilët kundër dhe kush janë deputetët që ende nuk kanë marrë një pozicion. Platformën e Alibeajt u njoftua se e firmosën 31 deputetë, numër ky që ndryshoi disa herë, pasi në mesditë arriti në 32, kur iu bashkua edhe Xhelal Mziu dhe në darkë zbriti në 30 pasi…
Disa dërgesa ndihme ushtarake nga SHBA kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë. Kështu deklaroi një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, që është cituar nga CNN. Në fillim të kësaj jave, Presidenti Joe Biden miratoi një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 800 milionë dollarësh (600 milionë £) për Ukrainën. Ai tha se mbështetja do të përfshijë armë të reja të përshtatura për të luftuar “sulmin më të gjerë” të pritshëm të Rusisë në lindje. Dërgesa shtesë prej 800 milionë dollarësh do të thotë se SHBA-ja është zotuar të ofrojë më shumë se 3 miliardë dollarë (2.3 miliardë £) ndihmë ushtarake për…
Pashkët këtë vit janë ndryshe dhe të gjithë i kalojnë pushimet në shtëpi. E sidomos për disa shenja të horoskopit e nesërmja është e rëndësishme pasi duhet të jenë shumë të kujdesshme. Cilat janë këto shenja? Binjakët Binjakët si shenja impulsive duhet të jenë shumë të kujdesshëm nesër dhe mos bëni lëvizje për të cilat do të pendoheni më vonë. Komunikimi me të dashurit tuaj dhe angazhimi në punët e shtëpisë dhe gatimin do t’ju ndihmojë në këtë. Virgjëresha Ju Virgjëresha si shenja shumë organizative, e nesërmja nuk do jetë shumë e favorshme për ju. E gjithë situata e bllokimit sigurisht që…