Author: tirana

Dashi Nuk është e nevojshme që të dini çdo detaj për tu përfshirë në një diskutim. Sa i përket financave, do të jetë e nevojshme që të merrni masa shtesë sa i përket një investimi. Demi Bëni kujdes nga njerëzit, të cilët nuk e kanë problem që të shkelin mbi çdokënd për të arritur qëllimet e tyre. Këta njerëz nuk do ta kenë problem të shkelin edhe mi ju. Në aspektin profesional do t’ju duhet të tregoni guxim me vendimet. Binjakët Edhe nëse po ndodhin shumë gjëra në jetën tuaj, duhet t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të menduar…

Read More

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social “Facebook” ku ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët katolikë. Kryeministri thekson në mesazhin e tij se Vigjilja e Pashkës është vigjilja e rilindjes së jetës. “Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës, dashurisë dhe shpresës”, ka shkruar Rama në krahë të fotos së publikuar.

Read More

Që prej datës 1 maj 2022, paga e re minimale do të shkojë në ato nivele që ka qënë vitet e kaluara, duke iu afruar ose ndoshta edhe të kalojë nivelin e 700 eurove. Bazuar në vlerësimet e Bankës së Greqisë , për çdo pikë përqindje rritje të pagës minimale, paga mesatare për punonjës rritet me 0.44 pikë përqindjeje. Pra, sipas pjesëmarrësve të tregut, praktikisht paga mesatare do të ketë 50% të normës së rritjes së pagës minimale. Rritja e pagave për ata punonjës që kanë paga më të larta se minimalja konsiderohet e nevojshme me qëllim që të ruhen…

Read More

Tre zyrtarë të zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Elbasanit, një biznesmen dhe një qytetar dyshohen se kanë bërë ndërtime pa leje në këtë qytet. Për këtë arsye, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e këtyre personave. Ndërkaq, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre specialistët e zyrës së Ubranistikës në Bashkinë e Elbasanit. Gjithashtu, u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasit I.Poka dhe biznesmenin Ylli Sala, të cilët akuzohen për “ndërtim pa leje”.

Read More

Rrjetet sociale kanë hyrë përgjithmonë në jetën tonë dhe të gjithë ne i kushtojmë pak më shumë kohë sesa duhet. Nëse e keni hapur profilin tuaj në Instagram, kuptoni se është shumë e vështirë të kontrolloni se kush po i shikon postimet tuaja, më shumë se zakonisht. Sigurisht, ju nuk mund të kontrolloni se kush i shikon postimet tuaja, por e njëjta gjë nuk është e vërtetë për “Story-t” tuaja. Më poshtë, ku përfundojnë miqtë dhe ndjekësit tuaj, do të shihni disa emra që nuk i njihni dhe nuk i ndiqni. Ata janë “fantazmat” e mëposhtme, që kontrollojnë historitë tuaja,…

Read More

Këtë fundjavë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur të qëndrojë totalisht larg atmosferës politike dhe t’i dedikohet familjes. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit shihet në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe të dy vajzave, Milan dhe Arian të cilat nuk janë fëmijët biologjikë të presidentit. “Me Mian dhe Arian e shtuna është më çlodhëse dhe frymëzuese”, ka shkruar Meta krahas fotos së publikuar.

Read More

Ashtu si në Skrapar, edhe në Paskuqan ka përfunduar procesi i votimit në Partinë Demokratike, në Degën Paskuqan, si dhe në Degën 10 dhe 16 Tiranë. 19: 08-Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega 10 Tiranë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 10 Tiranë u shpall Andi Beliu me 65% të votave. 19:03- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega Paskuqan. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD…

Read More

Mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu e përfundoi para kohe ndeshjen që skuadra e tij Rayo Vallecano luante kundër Alaves në transfertë. Pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit, VAR ndërhyn dhe i thotë arbitrit se Balliu duhet të lërë fushën e lojës pasi kishte shkelur lojtarin rival. Kështu, arbitri i akordoi atij karton të kuq. Kjo ishte hera e parë në këtë sezon për Balliun që ndëshkohej me karton të kuq, ndërsa theksojmë se deri më tani 30 vjeçari ka bërë 30 paraqitje me Vallecano-n. Përveç kësaj, ekipi i tij u mund 1-0 nga Alaves. Aktualisht, Rayo është e 14-ta në…

Read More

Një incident i pazakontë ka ndodhur me Ministrinë e Shëndetësisë në Quebec e cila po bën namin në botë. Kjo ministri ka publikuar në faqen e saj zyrtare një video më përmbajtje për të rritur në vend që të shpërndante informacione lidhur me rrjedhën e pandemisë. Mësohet se menaxhuesi i rrjeteve sociale të Ministrisë së Shëndetësisë në Quebec është Meraklis. Si duket, ai është hutuar dhe ka harruar të kopjojë lidhjen e saktë për t’u informuar për rrjedhën e përhapjes së koronavirusit. Për pasojë, në vend të saj ai ka postuar në “Twitter” një video erotike në pornhub. Pas kësaj,…

Read More

Orland Paplekaj është personi i cili i shpëtoi një atentati me armë ditën e sotme në Shijak. Mësohet se në momentin e ngjarjes, ai ishte duke shpërndarë bombola gazi, kur një automjet tip “Golf” i’u afrua atij dhe nisi të qëllojë me breshëri automatiku. Për pasojë, Paplekaj ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për fat të mirë, i riu nuk ka pësuar dëmtime fizike pasi nuk është kapur nga plumbat. Ai punonte si shpërndarës i bombolave të gazit, ndërsa më përpara ka punuar edhe si roje në disa kompani. Gjatë dëshmisë së tij të dhënë përpara uniformave…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku 21-vjeçarja A. M., duke drejtuar mjetin e saj, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, e reja ka marrë disa dëmtime dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Raportohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Tiranë – Informacion paraprak Më datë 16.04.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasja A. M., 21 vjeçe, duke drejtuar mjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një “tregtar”, i cili shiste aparate celulare që dyshohet se janë kontrabandë. I arrestuar është shtetasi me inicialet D. R., 35 vjeç. Njoftimi i plotë i policisë Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin D. R., 35 vjeç, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shitja e paautorizuar e kartave sim”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në…

Read More