Shqipëria ka burime të mëdha energjitike që mund t’i japin një rol të rëndësishëm vendit tonë. Sipas gazetës greke “To Vima” e cila ka shkruar një artikull për këtë çështje, Shqipëria mund të bëhet qendra e energjisë në rajon dhe Evropë. Ndërkohë që Evropa kërkon me mish e me dhëmb të reduktojë vartësinë për gaz nga Rusia, Shqipëria ka perspektivë të bëhet pikë kyçe në furnizimin me gaz. Shqipëria mund të të luajë një rol kyç në sektorin e gazit në Evropë, pasi kompania amerikane ‘Excelerate Energy’ Inc planifikon ta përdorë atë për të ofruar gaz dhe produkte në pjesën…
Author: tirana
Ushtarët ukrainas kanë vrarë një tjetër udhëheqës të lartë të ushtrisë ruse. Ai është gjenerali Vladimir Frolov, zv.komandant i Ushtrisë së 8-të të Distriktit Jugor, i cili mbeti viktimë e luftimeve në Ukrainë. Mësohet se gjeneral-majori u varros të shtunën në varrezat Serafimovsky, në Shën Petersburg. I pranishëm në ceremoninë mortore ishte edhe guvernatori i Shën Petersburgut, Aleksandër Beglov, i cili teksa mbajti një fjalë në këtë ceremoni, tha se gjenerali Frolov është një ushtar karriere. Sipas guvernatorit, Vladimir Frolov mori gradën e gjeneral-majorit me dekret të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 12 dhjetor 2019.
Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë për situatën e Covid-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit raportohet se ka humbur jetën një qytetar ndërsa 33 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë kryer 666 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me 33 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh. Janë 358 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim…
Sipas asaj që deklaron Këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podolyak, Evropa i dërgon me vonesë armatimet e saj në Ukrainë dhe madje, ka raste kur ato municione që vijnë nuk janë fare ato që janë kërkuar nga Perëndimmi. Pra, Kievi zyrtar akuzon Evropën se armët që ajo dërgon mbërrijnë shumë vonë dhe për më tepër, disa herë ajo ka dërguar ato lloj armësh për të cilat ukrainasit nuk kanë patur nevojë. Me anë tënjë postimi në rrjetin social “Twitter”, këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podolyak ka ripërsëritur sërish këtëkërkesë, duke thënë : “Ukraina kërkon armë nga Evropa dhe se në vend…
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një video nga konferenca e dhënë për mediat, gjatë të cilës ai u zotua se nuk ka për të patur më një pseudo-opozitë, që u ikën dhe u shmanget betejave. “E ardhmja e opozitarizmit do të jetë krejt ndryshe nga derimë tani. Nuk do të ketë më pseudo-opozitë, që u ikën betejave dhe që është shembulli më i keq i respektimit të parimeve demokratike brenda saj, duke favorizuar cenimin e demokracisë dhe legjitimuar për fat të keq, kapjen e shtetit dhe krijuar gjoja idenë se, nuk ekziston një alternativë e opozitës. Opozita është kudo, në çdo…
Aktualisht është duke u luajtur ndeshja Manchester United-Norwich në Old Trafford, ku “djajtë e kuq” e kanë nisur sfidën me ritëm dhe në mënyrë të shkëlqyer. Në minutën e 7-të, do të ishte Cristiano Ronaldo ai që do të shënonte golin e parë të ndeshjes duke zhbllokuar kështu rezultatin. Pas një gabimi në mbrojtjen e Norwich, Elanga u tregua i shpejtë dhe asistoi për yllin portugez, ku ky i fundit nuk ka gabuar përballë portës. 25 minuta më pas, Ronaldo do të shënonte sërishduke i dërguar shifrat në 2-0. Ishte bashkëkombasi i tij, Bruno Fernandes ai që ekzekutoi një goditje…
Edhe pse afro 80% e popullsisë së qytetit të Delvinës janë myslimanë, pjesa më e madhe agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Një prej tyre është Elsa, e cila i përket besimit ortodoks por që agjëron gjatë gjithë muajit të Ramazanit pasi thotë se është motivuar nga vajza e saj. Gjatë një prononcimi për Abc, ajo shprehet: “Vajza ime ju fut kësaj rruge mua më pëlqeu sepse nga kjo merret anët pozitive të jetës futej në një rrugë të drejtë për shumë gjëra. Për të mos e lënë vetëm se më dukej sikur vuante dhe mendova të vuaja…
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu tha për Euronews Albania se në protestën e opozitës të zhvilluar më 12 nëntor duhet të kishte ide dhe figura të reja në podium. “Protesta është një gjë e mirë. Mblodhi njerëzit. Njerëzit në shesh nuk i mblodhi vetëm Meta dhe Berisha me mbështetësit, por qytetarët dolën aty edhe për Ramën me zullumet e veta. Kjo është pozitive që qytetarët protestojnë. Do kisha pritur që tek tribuna e protestës të vinin ide të reja, fytyra të reja. Megjithatë ka kohë nga këtu deri në zgjedhje që opozita të bashkohet tek një kandidat opozitar”, u shpreh…
Avni Buci, i cili cilësohet si super mashtrues dhe ishte shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur, është ekstraduar sot nga Zvicra në vendin tonë. Ky shtetas, i moshës 48 vjeç, ka qënë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”. Avni Buci dyshohet se gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar…
Organizata Rinia e Atlankut te Veriut nën mbështetjen e Divisionit të Diplomacisë Publike të NATO si dhe ne kuadër të aktiviteteve të Tirana European Youth Capital 2022, te Parkut i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës organizuan maratonën “NATO Run Tirana”. Një maratonë vrapimi sensibilizues në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Kongresit Rinor Kombëtar. Maratona u zhvillua në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës duke festuar kështu edhe 13 vjetorin e pranimit të Shqipërisë në NATO dhe 73 vjetorin e…
Në sfidën mes Pogradecit dhe Shkumbinit, e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë së Parë janë përjetuar momente dramatike. Gjatë zhvillimit të pjesës së parë të ndeshjes, portieri pogradecar Herdis Alliu ka shtangur të gjithë teksa ka rënë pa ndjenja në fushën e blertë pas një ndërhyrjeje nga njëri prej lojtarëve të Peqinit. Njëri prej lojtarëve miq ka ngritur aq fort këmbën sa ka goditur në kokë portierin liqenor Alliu, duke bërë që ky i fundit të humbë ndjenjat. Fatmirësisht ka reaguar menjëherë stafi mjekësor i Pogradecit të cilët kanë arritur brenda pak minutash të normalizojnë situatën. Pas stabilizimit…
Pasi mbështetësit e Berishës rrëzuan platformën e bashkimit të Patisë Demokratike të propozuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka ardhur edhe një reagim nga Gazment Bardhi. Pasi Flamur Noka deklaroi më parë se Alibeaj e Basha janë vegla të Ramës, Bardhi i është përgjigjur me ironi Nokës duke thënë: “Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e ER; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanashmërisë, pa asnjë reflektim, po e “tmerron” dhe “lufton” fuqishëm ER”, thuhet në postimin e Bardhit në “Facebook”. Ndërkohë, kujtojmë…