Author: tirana

Sandër Cerri, ka ndërruar jetë tragjikisht në Trento të Italisë teksa po punonte në një ndërtesë. 39-vjeçari shqiptar po punonte në momentin që një pjesë e murit u shembur duke rënë sipër tij. Ndërtesa po rinovohej nga një kompani ndërtimi në Mezzolombardo dhe ndodhej pranë shkollës Manzoni. Sipas, mediave italiane shqiptari u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë brenda disa orësh pasi kishte marrë dëmtime shumë të rënda në kokë. Ai së bashku me familjen ai jetonte në Mezzolombardo. Fillimisht shqiptari kishte jetuar në fshat dhe kishte punuar në bizneset e vogla agroushqimore, por më vonë ai kishte gjetur punë në…

Read More

Edi Paloka ka reaguar pas platformës së propozuar ngë Enkelejd Alibeaj, dhe të mbështetur nga 31 deputetë demokratë. Teksa poston një foto nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit, Paloka shprehet i keqardhur për kolegët e tij, për të cilët thotë se nuk e kanë lexuar atë se çfarë kanë nënshkruar. “Thjeshte keqardhje per miqte dhe koleget qe ne rastin me te mire, nuk kane lexuar se cfare ju kane vene perpara…Keq ne se nuk e kane kuptuar ! Shume keq ne se e kane kuptuar dhe nenshkruar me vetedije te plote!”, shkruan Paloka në reagimin e tij në rrjetet sociale.…

Read More

Ditët e fundit, reperi i njohur, Gjiko ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilës i ka dhënë lëndë narkotike dhe e ka gënjyer që do ta ndihmonte në karrierë. Mirëpo, duket se këto akuza nuk e kanë ndalur atë të vazhdojë karrierën muzikore. Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, Gjiko ka paralajmëruar projektin e ri. Madje ka publikuar edhe një pjesë të videoklipit, duke bërë të ditur se ka lidhje me tematikën e gjakmarrjes.“17.04.2022 ora 14:00. Gjoni”, ka shkruar ai, krahas videos.

Read More

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Shijak. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është qëlluar ndaj një të riu teksa makina ishte në lëvizje. Pas njoftimit nga qytetarët, forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ndërsa paraprakisht raportohet se nuk ka të dëmtuar. Objektivi i atentatit ka qenë një i ri, i quajtur Orlando Pepkola, djali i një polici në zonë.

Read More

Arrestohet pronari i ndërtesës në Kashar ku ka ndërruar jetë dje punonjësi 57-vjeçar teksa ishte duke punuar. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 të tjerë për “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm”. Njoftimi i policisë Policia njofton se F. N., rreth 57 vjeç aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte e për pasojë ka ndërruar jetë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndërtimi…

Read More

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Shijak. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është qëlluar ndaj një të riu teksa makina ishte në lëvizje. Pas njoftimit nga qytetarët, forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ndërsa paraprakisht raportohet se nuk ka të dëmtuar.

Read More

Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen penalisht 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Gjithashtu bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: – B. B., 64 vjeç, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”; – A. A., 62 vjeç, administrator i një firme ndërtimi dhe L. A., 29 vjeç, me detyrë drejtues teknik, të…

Read More

Shumë shpejt banorët e tre fshatrave në njësinë administrative Polis në Librazhd do të marrin zgjidhje përfundimtare për furnizimin me ujë të pijshëm. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut i shoqëruar dhe nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra inspektoi nisjen e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri dhe rrjetit shpërndarës, i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm fshatrat Gajor 1, Gajor 2 dhe Polis-Gostimë. Gjiknuri shprehu mbështetjen e tij si drejtues politik për realizimin e këtyre investimeve, duke përfshirë edhe ndërtimin e rrugës. “Ky ujësjellës është shumë i rëndësishëm. Falë…

Read More

Pas marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive në nëntor të vitit 2021, Shqipëria dhe Kosova kanë tashmë një pikë tjetër të përbashkët kufitare Shishtavec-Krushevë, ndërsa shumë shpejt pritet që banorët e zonave të brezit kufitar të lëvizin lirshëm në të dy shtetet. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë Ministrat e Brendshëm të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Xhelal Sveçla, si dhe drejtuesit e policisë në Shqipëri e Kosovë. “Në axhendën tonë të përbashkët të filluar me nënshkrimin e tre marrëveshjeve, ky është një nga hapat e rëndësishëm të jetësimit të këtyre marrëveshjeve. Duhet ta konsiderojmë një…

Read More

Janë arrestuar në flagrancë Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi, banues në Vlorë, cilët dyshohet në bashkëpunim njëri tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin produkte kontrabandë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e Aurel Nebiu Nebiu, banues në Vlorë, dhe Mustafa Lame Meçaj, me detyrë punonjes pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në kembim të ryshfetit lejonin kalimin e produkteve kontrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë Së PoSacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar per kryerjen veprimeve të metejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Korrupsioni aktiv i personave…

Read More

Ministria e Jashtme e ruse ka ndaluar hyrjen në Rusi të kryeministrit Boris Johnson, Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike, sipas skynews. Vendimi u mor “duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.

Read More

Enkelejd Alibeaj prezantoi sot zhvillimet më të fundit në lidhje me platformën për bashkimin e PD-së, e cila sipas tij është firmosur nga 33 deputetë të Grupit Parlamentar demokrat, përfshi edhe Lulzim Bashën. Platforma përmban gjashtë pika, ku fillimisht kërkohet heqja dorë nga gjuha e urrejtjes ndaj çdokujt në parti. Pika e dytë parashikon zhbërjen e vendimit të 12 janarit ku u përjashtuan mbështetësit e Berishës nga Grupi Parlamentar. Në pikën e tretë thuhet se anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një…

Read More