Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit: -R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit. -N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë. -B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me…
Author: tirana
Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare Imzot Angelo Massafra ka uruar të gjithë shqiptareve katolikë festën e pashkës. Nëpërmjet një mesazhi Imzot Angelo Massafra u bën thirrje shqiptarëve të heqin mllefin nga zemrat, të heqim, njëherë e përgjithmonë dëshirën për të shfrytëzuar tjetrin me ryshfet dhe korrupsion, [ër ta bërë Shqipërinë vend të jetueshëm. Le të bëjmë secili detyrën e vet me korektësi, transparencë e drejtësi, pa kërkuar asgjë që nuk na takon me ligj në çdo sektor: në pazar, në shkolla, në universitet, në gjyqe dhe në sektorin e shëndetësisë! Të jemi solidarë me më nevojtarët”, tha Imzot Angelo Massfara.…
200 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të sulmonin vendin në fund të shkurtit, sipas një deklaratë të Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës të shtunën, sipas CNN. Ndërsa, 360 fëmijë janë plagosur gjatë luftës deri më tani. Pesë fëmijë u plagosën dhe dy prej tyre vdiqën, duke përfshirë një foshnjë 7 muajshe në një sulm të forcave ruse në Kharkiv të premten. Gjithashtu një djalë 15-vjeçar u plagos të enjten si rezultat i shpërthimit të një municioni thërrmues në periferi të Novovorontsovka në rajonin e Kherson. Në fillim të kësaj jave, UNICEF…
Ndërsa mediat dhe zyrtarët rusë po përpiqeshin të premten për të shpjeguar fundosjen e anijes në Detin e Zi , ishte e qartë se humbja e anijes dhe ekuipazhit të tij ishte një tjetër goditje për planet e luftës të Vladimir Putinit dhe imazhin e ushtrisë së tij, shkruan The Guardian. Që në fillim, qeveria ruse u përpoq të nënvlerësonte atë që kishte ndodhur. Në fillim ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se zjarri ishte shkaktuar për shkak të një incidenti në bord. Më pas ministria tha se zjarri ishte vënë në kontroll. Ndërsa në një deklaratë vonë të enjten, ministria tha…
Një person i shpallur në kërkim është arrestuar mbrëmë në Elbasan dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Sipas raportimeve për mediat, mësohet se i arrestuari rezulton të jetë Albert Alterziun i cili ishte në kërkim për dhunë në familje dhe se vuan nga një sëmundje e rënde si edhe nga Covid. Alterziu në moshë minorene ka qenë i dënuar për një vrasje, ngjarje e cila daton në vitin 2001, kur Alterziu, në moshën 15-vjeçare, kohë kur ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Elton Shuli. Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak…
Enkelejd Alibeaj ka filluar një komunikim me gazetarët në lidhje me platformën për bashkimin e PD-së, e cila është diskutuar gjatë ditëve të fundit mes deputetëve. Një pjesë e tyre e kanë mbështetur këtë platformë duke arritur në përfundimin se deputetët e përjashtuar në janar, të hiqej dorë nga gjuha e urrejtjes si edhe të ndërpritej çdo veprim i njëanshëm për riaorganzimin e partisë. Alibeaj përmendi edhe disa nga deputetët që e mbështetën këtë platformë, të cilët janë Zheni Gjergji; Lefter Gështenja; Andia Ulliri, etj. Abcnews.al, siguroi dje platformën që do propozohet për bashkimin e Partisë Demokratike. Kjo është draftplatforma…
Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin. Shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi Xh. T., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte mangësi në dokumentacion. Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 20 euro. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Xh. T., 28 vjeç u procedua penalisht…
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të tjera nga aktiviteti i bosit shqiptar të drogës në Itali, grupi i të cilit u shkatërrua nga policia gjatë fillimit të këtij viti. Policitë e vendeve të BE-së kanë në duar të dhënat e rreth 170 000 përdoruesve të rrjetit të koduar të telefonatave “Sky Etc”, mes të cilëve është edhe Elvis Demçe, i njohur edhe si “Zoti i Romës” bashkë me ushtarët e tij. Mediat përtej Adriatikut kanë publikuar sot disa nga përgjimet që ka në duar prokuroria italiane. Në disa prej tyre, Demçe bën plan se si të vrarë policë dhe prokurorë…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përsëritur thirrjen për Kuvendin dhe qeverinë për reforma në arsim. Kreu i Shtetit kërkon hapjen e sistemit dhe freskimin e tij me prurje cilësore pedagogjike dhe akademike për ta nxjerrë atë nga koma, për ta rigjallëruar dhe futur në binarët konkurrues të tregut europian të dijes dhe të teknologjisë. “ I bëj thirrje Kuvendit dhe Qeverisë për ndërmarrjen sa më parë të reformave rrënjësore për ta shëndetësuar arsimin nga fiktiviteti dhe militantizmi partiak.Hapjen e sistemit dhe freskimin e tij me prurje cilësore pedagogjike dhe akademike, që do të jenë hartuesit dhe zbatuesit e reformave të…
Luhatje moti, e diela me ulje drastike temperaturash. Mbi vendin tonë mbizotëron mot i kthjellët, me temperatura maksimale deri në 26 gradë C, por e diela parashikohet me ndryshime drastike. Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje direkte me “Vila24”, tha se që të shtunën në mbrëmje kthehen vranësirat dhe të dielën priten reshje shiu dhe rënie temperaturash deri në 16 gradë C. Java që vjen do jetë e paqëndrueshme, me alternime ditësh me diell e reshje, por jo në intensitet të lartë. Ajo theksoi se deri me datë 25 prill situata parashikohet të jetë në këto kushte atmosferike.“E gjithë java…
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit kanë ndodhur dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës, raporton Express. Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. Dyshimet janë se mjetet janë hedhur nga territori i Serbisë. Nga këto shpërthime s’ka të lënduar e as dëme materiale. “Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet…
Kisha Ortodokse Ruse i ka bërë jehonë retorikës së Kremlinit në justifikimin e luftës në Ukrainë. Është një qëndrim që duket se po shtyn një numër të madh priftërinjsh dhe famullitarësh ukrainas t’i kthejnë shpinën Moskës. “Nuk do ta harroj kurrë momentin kur u zgjova herët për të shkuar në meshë, por papritmas dëgjova tingujt tronditës të bombardimeve”, thotë At Nicolay Pluzhnik. “Gruaja e mrekullueshme që gatuante në kishën tonë dhe djali i saj, i cili ishte në një karrige me rrota, u vranë të dy kur një predhë artilerie goditi banesën e tyre. Tani njoh disa nga famullitarët tanë…