Author: tirana

E diela pa makina do të kthehet në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Duke filluar nga 17 prilli, çdo e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat dhe ka përcaktuar dhe akset rrugore ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 09.00 deri në orën 15.00. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, në datë 17 Prill 2022, nga ora…

Read More

Një debat mes një të riu dhe punonjësit të një karburanti ka agravuar deri në dhunimin e ambienteve të kësaj pike furnizimi me hidrokarbure. 29 vjeçari ka thyer xhamin e derës së ambientit të personelit tek ky karburant. Si pasojë janë vënë nën hetim të dy nga blutë. “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit: – E. R., 29 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka debatuar me punonjësin e një karburantit, si dhe ka thyer xhamin e…

Read More

Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në Kukës çdo 16 prill përkujtohet eksodi biblik i më shume se 500 mijë shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre etnike e që gjetën strehën dhe mikëpritjen e bujarisë së qytetarëve dhe kuksianëve. Data 16 prill simbolizon karvanin më të madh të të shpërngulurve me zanafille Mitrovicën , Zerxen…

Read More

Shtetet e Bashkuara i besojnë raporteve se luftanija ruse, Moskva është goditur nga raketat ukrainase. Raketat e përdorura besohet të jenë të llojit Neptun, të cilat shkaktuan fundosjen e anijes që gjendej në ujërat e Detit të Zi. Zyrtari tha se nuk ka një pamje të qartë pse mbrojtja ajrore e anijes nuk u fut, por shpjegoi arsyet e mundshme pse kolapsoi krenaria e marinës së Rusisë, raporton skynews. Katër arsyet e mundshme pse nuk reagoi me kohë luftanija: Problemet e mirëmbajtjes mund të kenë ndikuar në sistemet;Sistemet e mbrojtjes ajrore mund të mos jenë aktivizuar;Raketat mund të kenë ardhur…

Read More

Duke filluar nga dita e diel, 17.04.2022 ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3. Automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues. Automjetet që përdorin aksin e rrugës dytësore djathtas, nuk do të kenë ndryshim të lëvizjes. Automjetet…

Read More

Gjeopolitika dhe energjia. Lufta do të përshpejtojë kalimin nga petro-shtetet në elektro-shtete të reja Energjia dhe mallrat qëndrojnë në zemër të regjimit të errët të Vladimir Putinit dhe kërcënimit që ai paraqet për botën. Katër trilionë dollarë në eksporte nafte dhe gazi gjatë dy dekadave të sundimit të tij, kanë paguar për tanket, armët dhe raketat, që tani po vrasin ukrainasit, shkruan The Economist. Të ardhurat nga burimet natyrore kanë ngritur një elitë, e cila ka krijuar pasuri jashtë vendit me jahte, klube nate dhe kompani të ndryshme, duke penguar politikën përfaqësuese në vend dhe duke kënaqur fantazitë megalomaniake të Putinit.…

Read More

Rusia ka vazhduar edhe sot në ditën e 51 të agresionit me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Ashtu si dhe Kiev, shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore mëngjesin e sotëm. Në aplikacionin e mesazheve Telegram, guvernatori Maksym Kozytskyi tha se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale. Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës po funksiononte, por nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë u godit dhe nëse kishte ndonjë viktimë.

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN të premten se “të gjitha vendet e botës” duhet të përgatiten për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës. Zelensky i tha Jake Tapper të CNN në një intervistë ekskluzive nga zyra e presidentit në Kiev të premten se Putini mund të kthehet tek armët bërthamore ose kimike, sepse ai nuk vlerëson jetën e popullit të Ukrainës.“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë, por mund të jetë e…

Read More

Donald Veshaj ka publikuar së fundmi këngën e tij të re në bashkëpunim me vëllain e tij binjak, Romeo Veshajn dhe këngëtarin Elgit Doda të titulluar “Picasso”. Duke pasur parasysh trekëndëshin e dashurisë Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj, kjo këngë pritej të kishte edhe fjalë dedikuar njërës nga ish të dashurave të tij. Dhe mesa duket telenovela e dashurisë nuk ka ndërmend të përfundojë. Fansat janë të bindur se aktori i humorit ia ka dedikuar këngën sërish moderatores nëpërmjet vargjeve ku duket qartatzi së ai ndihet i penduar. Pjesë nga teksti i Donaldit: “Ma tha truri për me t’puthMa tha truri…

Read More

Kur vjen një fëmijë në jetë, emri që do të mbajë është shumë i rëndësishëm. Prindërit mendojnë idetë nga më të ndryshme. Në këtë artikull do të ndalemi tek disa raste kur njerëzit janë frymëzuar nga filmat, personazhe fiktivë, aktorë, futbollistë etj. Sipas të dhënave të INSTAT të paktën 31 persona në Shqipëri mbajnë emrin Sandokan. Këtë personazh e kemi parë në televizion si serial të animuar, por edhe film. Sandokan është një personazh i krijuar nga autori italian Emilio Salgari. Në vitin 1883 ai publikoi për herë të parë aventurat e piratit, i cili përgjatë Detit të Kinës Jugore…

Read More

Një episod i rrallë ka ndodhur në përballjen Spezia-Inter, që u fitua 1-3 nga kampionët në fuqi të Italisë. Gjithsesi, ndeshja e sulmuesit nga Angola zgjati vetëm 10 minuta. Shkaku? Lojtari i Spezias kishte harruar të hiqte një vëth nga veshi i majtë. Një gjë e tillë nuk lejohet, dhe me ta vënë re, gjyqtari Maresca dha urdhër që lojtari afrikan të largohej nga fusha. As stafi teknik i Spezias nuk e ndihmoi dot për ta hequr dhe Thiago Motta humbi durimin duke e rikthyer Nzola sërish në stol 10 minuta pasi ishte futur në fushë.

Read More

Përfaqësuesi i Unionit Shqiptar në Ukrainë, Aleksandër Dermentli thotë se shumica e komunitetit shqiptar që jeton në zonën e Zaporozhias në Ukrainë, nuk pranon që të largohet nga vendi. Gjatë një interviste për emisionin “Sot” në Euronews Albania, ai tha se bëhet fjalë për një numër prej 1500 shqiptarët që janë të përqëndruar në tre fshatra.“Ka korridore për t’u zhvendosur por shumica e banorëve janë pleq dhe refuzojnë të largohen. Më thanë shumë faleminderit që nuk na keni harruar, por sido që të jetë ne do të qëndrojmë këtu”, tregon Aleksandri. Përfaqësuesi i Unionit Shqiptar bën apel për ndihma ndërsa…

Read More