Author: tirana

Nëse deri më tani kemi menduar se Rigels Rajku, ose si ç’njihet ndryshe me emrin e artit, Noizy është beqar, si duket e paskemi patur gabim. Në fakt, reperi qëndron shumë hermetik për jetën e tij private, megjithatë, teksa ishte i ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”, ai na bëri të kuptojmë se është dashuruar me një vajzë dibrane. “Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, u shpreh Noizy. Ndërkaq, moderatorja i shprehu urimet e saj për këtë lajm të bukur dhe reperi i’u përgjigj me një buzëqeshje, çka konfirmon faktin se ai është…

Read More

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së Komisionit të Rithemelimit, Reagimi i plotë “Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shume se kurre duan te ndalet procesi i percarjes dhe te nise bashkimi…

Read More

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë në korrik të vitit të kaluar. Ata kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të cilën e kanë quajtur Atara. Së fundmi çifti në një intervistë për “Prive” kanë folur për jetën si prindër dhe kuptimin e emrit të veçantë të vajzës. Turjani tregoi se mundohet të ndihmojë në rritjen e vajzës së tyre dhe tha se është gati edhe për një fëmijë tjetër, madje tha se është pishman që nuk ka bërë fëmijë më herët. “Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka , Komisioni i Rithemelimit në një deklartë nga selia blu është shprehur se koha e përjashtimeve ka përfunduar tashmë duke u bërë thirrje demokratëve të marrin pjesë në Kuvendin e 30 prillit. Deklarata• VULLNETI I ANËTARËSISË SË PARTISË DEMOKRATIKE VENDOS QËNDRIMIN POLITIK TË SAJ • VOTA E LIRË DO TË RESPEKTOHET DERI NË FUND! • VENDIMET E KUVENDIT KOMBËTAR RESPEKTOHEN DHE ZBATOHEN Grupi parlamentar është një organ shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë dhe të garantojë të drejtat statutore të cdo organi, por mbi të gjitha është…

Read More

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të platformës për bashkimin e PD nga kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj. DEKLARATA E PLOTË Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakordësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshëm nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anuluar për shtyp! Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokumenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë…

Read More

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Vullnetari” dhe ka arrestuar 1 person të shpallur në kërkim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. Policia e Elbasanit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Jetmir Shermadhi, 28 vjeç, banues në Elbasan. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Apelit Gjirokastër, më datë 28.09.2021, ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së…

Read More

Aktori i famshëm Kivanç Tatlitug është bërë baba për herë të parë. Mësohet se partnerja e tij, Başak Dizer, ka sjellë në jetë djalin e tyre të quajtur Kurt Efe. Sipas mediave turke, foshnja “është një kopje e babait të tij”. Raportohet se në aktori ka qenë i pranishëm në sallën e lindjes, në momentin kur Efe ka ardhur në jetë. “E morën në krahë Kurt Efe, është i shëndetshëm. Lumturia jonë nuk përshkruhet me fjalë. Unë dhe Basak iu falënderojmë për urimet tuaja”, shkroi ylli i kinematografisë turke në një postim në Twitter. Dizer tregoi më parë se vendosën…

Read More

Adrien Rabiot është transferuar te Juventus-i me kosto zero nga Paris Saint-Germain para tre vitesh. Gjatë aventurës së tij me bardhezinjtë, mesfushori ka patur disa ulje-ngritje. Trajneri Massimiliano Allegeri e vlerëson shumë lojtarin francez, por e ardhmja e tij mund të jetë larg Torino-s nëse do të vijë oferta e duhur. Sipas Todofichajes.com, Rabiot pëlqehet në La Liga dhe mund të largohet nga Juventus-i pas përfundimit të këtij sezoni. Bardhezinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin për 15 milionë euro. Mesfushori 27-vjeçar ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Zonjën në këtë sezon duke koleksionuar 2…

Read More

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri. I shqetësuar për dëmtimin e stabilitetit rajonal, ai ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën. “I shqetësuar thellësisht nga raportimet për një sulm të armatosur ndaj policisë në Zubin Potok të Kosovës. Ne e dënojmë këtë sulm të dhunshëm dhe bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter. Pas katër sulmeve brenda tri ditësh që u raportua dje nga Ministria e…

Read More

Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në periferi të Selanikut. Një makinë funerali ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për fat të mirë shoferi dhe pasagjeri kanë marrë plagë të lehta. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Selanik-Neos Petritsi. Mediet lokale theksojnë se automjeti i funeraleve nuk po transportonte asnjë trup të vdekur. Ndërkohë shkaqet e aksidentit automobilistik nuk janë zbardhur ende.

Read More

Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet me raketa që goditën Kievin më herët sot, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Klitschko shtoi se mjekët po luftonin për jetën e atyre që ishin plagosur. Ai shtoi se gjeneralët rusë kishin kërcënuar me sulme me raketa në kryeqytet – dhe kjo ishte ajo që po ndodhte. Mbrojtja ajrore po përpiqej të mbronte njerëzit, shtoi Klitchko në përditësimin e tij në Telegram, “por armiku është i pamëshirshëm”.

Read More

Shoqëri e përbashkët, lidhje dashurie e me pas akuza të ndërsjellta që përfundojnë në hetim. Është kjo historia e komplikuar e dashurisë mes dy të rinjve në kryeqytet që tashmë kanë edhe një dosje hetimore në prokurorinë e Tiranës. Në dosjen hetimore thuhet se vajza me inicialet Xh.K, ka denoncuar në polici ish-të dashurin e saj, J.M, me të cilin thotë se ka qenë e lidhur prej një viti, por me pas lidhja erdhi duke u ftohur, nuk po shkonin mirë me njëri tjetrin e për këtë arsye kërkoi ndarjen prej tij. Kërkesa e cila duket se nuk është pritur…

Read More