Një 21 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi është kapur me 30 emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi në kamionçinën e tij. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.B. 21 vjeç nga Kruja ka rënë në prangat e policisë, pasi përveç emigrantëve të paligjshëm në automjetin e tij ka tentuar që të korruptojë edhe efektivët e policisë Rrugore. Ky shtetas po udhetonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi…
Author: tirana
Një 18-vjeçar ka goditur 10 herë me thikë njerkun, pasi pa se po i dhunonte nënën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Policia gjatë mbrëmjen se vonë të së shtunës, mori një telefonatë duke sinjalizuar për një incident që kishte ndodhur në një familje në zonën e Pylaias. Sapo patrulla iu afrua vendit ku ishte sinjalizuar, panë 18-vjeçarin që lëvizte në mënyrë të dyshimtë. Kur efektivët i kërkuan të ndalonte, ai është larguar me vrap, por pa mundur të shpëtojë. Më pas ka qenë vetëm djali që…
Deputeti ukrainas për Odesa, Oleksiy Goncharenko ka reaguar pas paralajmërimit të Rusisë për dorëzimin e ushtarëve në Mariupol ku thekson se ato nuk do të dorëzohen. Në një deklaratë për mediat e huaja ai thekson se të gjithë ushtarët do të luftojnë deri në fund. “Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, thotë ai. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës. Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini…
Një lajm i trishtë ka ardhur për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta piktori i madh shqiptar me origjinë nga Kërçova, Omer Kaleshi. Lajmin e jep miku i tij Luan Rama, i cili thotë se piktori autoportretin e fundit e la mbi kavalet, pa mundur ta përfundojë. Omer Kaleshi ishte një piktor me famë botërore, i lindur në 1932 në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut. Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Paris ku vazhdon të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuar për tablotë…
Presidenti rus Vladimir Putin tha se do të bashkëpunojë me një hetim ndërkombëtar për krimet e luftës për të cilat akuzohen forcat ruse në Ukrainë, si vrasja e dhjetëra civilëve në Bucha. Kjo u konfirmua nga i vetmi lider perëndimor që ka takuar kreun e Kremlinit pas pushtimit të Ukrainës, Kancelari austriak Karl Nehammer për NBC. “Ai më tha se nga njëra anë do të bashkëpunojë në një hetim ndërkombëtar dhe nga ana tjetër më tha se nuk i beson botës perëndimore”, tha Nehammer.“Kështu që ky do të jetë problemi në të ardhmen”. “Ishte një diskutim i vështirë, por unë…
SHBA- Instagram po dështon të heqë llogaritë që tërheqin qindra komente të seksualizuara për postimin e fotove të fëmijëve me rroba banje ose veshje të pjesshme, edhe pasi ata janë shënuar në të përmes mjetit të raportimit brenda aplikacionit. Sipas Guardian, kompania mëmë e Instagramit, Meta, pretendon se ka një qasje me tolerancë zero për shfrytëzimin e fëmijëve, por llogaritë që janë raportuar si të dyshimta përmes mjetit të raportimit brenda aplikacionit janë cilësuar të pranueshme nga teknologjia e tij e moderuar e automatizuar dhe mbeten aktive. Në një rast, një llogari që postonte foto të fëmijëve në poza seksuale u raportua,…
Zëvendëskomandanti i ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov, ka vdekur në luftën në Ukrainë. Kështu ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS. Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov. Beglov tha: “Vladimir Petrovich Frolov vdiq një vdekje heroike në betejë me nacionalistët ukrainas”. Guvernatori tha se Frolov “sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash. Luftoi që të ndalonte së prituri vdekjen dhe largimet e tyre nga shtëpitë, apo të thoshin lamtumirë sikur të ishte hera e fundit”. Por shumica e granatimeve që…
Breshër në madhësinë e topave të golfit ranë në Arkansas, SHBA, ndërsa erërat e forta dhe stuhitë, shpërthyen në të gjithë shtetin duke u shoqëruar më pas nga një tornado. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për mundësinë e një tornadoje të madhe dhe të rrezikshme, pas orës 19:00 në qarqet Sharp, Randolph dhe Lawrence. “Daily Mail” raporton se tornado dhe moti i keq ka shkaktuat dëmtime të shumta në materiale, në banesa, ndërsa shtyllat elektrike janë rrëzuara. Kryetari i fshatit Cherokee tha se ka dëmtime të rënda janë paraqitur në anën perëndimore të qytetit. Shkalla e shkatërrimit nuk dihej, por raportet…
Ish-kryeministri Sali Berisha iu është bashkuar mesazheve të urimit me rastin e Pashkëve Katolike. Përmes një urimi, Berisha uron besimtarët për ditën e madhe të ringjalljes. “Gezuar Pashken, Diten e Madhe te Ringjalljes Hyjit, Krishtit Mbret! sb”, shkruan Berisha ndërsa ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me Atin e Shenjtë, Papa Francesku.
“Uroj që Bora të shkrijë”, ishte kjo fjalia që zbuloi për herë të parë faktin se Donaldi ishte penduar për gjithçka që ndodhi në “Big Brother” dhe i kishte kërkuar falje Borës. Kaq mjaftoi që fansat të kthenin edhe njëherë sytë nga çdo detaj i kësaj dysheje. Por teksa aktori pret që ish-e dashura ta falë, ai ka vijuar me projektet e tij, aty ku i la pas përfundimit të reality show-t. Bëhet me dije se Donaldi dhe vëllai i tij binjak, Romeo, do të nisin emisionin e tyre në “Top Channel”.Por veç mundësisë në karrierë, kjo është një mundësi…
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në një familje në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 30-vjeçar ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me thikë dy motrat e tij dhe babain. Falë ndërhyrjes së policisë, është parandaluar përshkallëzimi i situatës, ndërsa i riu ka rënë në pranga. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Armir Lleshin. NJOFITMI I POLICISE Ushtroi dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i kanosi ato me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thika), i përdorur për kanosjen. Specialistët e Seksionit për…
Britania tha se Rusia është e përkushtuar që të detyrojë Ukrainën që të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të vendosë dominimin e saj rajonal, edhe në kohën kur Moska ka përqendruar operacionet e saj në lindje të Ukrainës. Forcat ruse po vazhdojnë rivendosjen e pajisjeve luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore, përfshirë edhe në disa zona afër Harkivit dhe Severdonjeckut, tha Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në informacionet e përditësuara për luftën në Ukrainë më 17 prill. Artileria ruse vazhdon të sulmojë pozicionet në pjesën lindore të vendit, ku Rusia po planifikon të rinisë aktivitetet…