Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se nuk do të marrë asnjë dietë duke i kërkuar kështu Parlamentit të tërheqë shumën e derdhur për muajin shkurt. Sipas Kuvendit, në llogarinë e deputetit është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat, duke sqaruar se ajo çka është publikuar ishte një lapsus. “Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat. Në…
Author: tirana
Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, Lori Hoxha u është përgjigjur disa pyetjeve që i janë drejtuar. Një ndjekës/e e pyeste nëse ndjen ndonjëherë se njerëzit e duan për paratë dhe jo për atë që është. Lori ktheu një përgjigje të qartë për këtë gjë dhe në fund dha edhe një këshillë për ata që shqetësohen se si i shohin të tjerët. “Jo, nuk e kam këtë problem. Nëse do ta kisha do të thoshte se unë nuk do ta dija kush jam dhe çfarë mund të arrij, dhe kjo do të ishte e trishtueshme. Sipas besimit tim, ajo…
Institutët Konfuci, të sponsorizuar nga qeveria kineze, kanë funksionuar prej vitesh në mbarë botën, përfshirë në vendet e Amerikës Latine. Të paraqitura si një mënyrë për studentët që të mësojnë për Kinën dhe kulturën e saj, kritikët thonë se ato janë realisht një përpjekje e Pekinit për të fituar influencë tek kolegjet dhe universitetet dhe për të mbështetur axhendën e politikës së jashtme të Kinës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jaime Moreno, njofton rreth disa prej këtyre instituteve që veprojnë në Amerikën Latine. Roli i zgjeruar i Kinës në Amerikën Latine nuk është i kufizuar tek tregtia, investimet, huatë dhe…
Platforma e Tik Tok ka futur në sherr moderatoret në Top Channel. Erjona Rusi ka pasur një vajzë mjaft të njohur në platformën e Tik Tok. Pas intervistës ajo i ka dhënë një këshillë të ftuarës që të lexojë më shumë libra, edhe pse kjo gjë nuk do t’i sjellë të ardhura. Ky detaj nuk është pritur aspak mirë nga Dalina Buzi, e cila ka reaguar ashpër ndaj gazetares.
Ka përfunduar sot numerimi i votave për kreun e PD në Përrenjas, ku fitues është shpallur Arjan Karriqi me 165 vota Karriqi ka vite që e mban postin e kryetarit të PD për degën Prrenjas. Komisioni i Rithemelimit në PD, i udhëhequr nga ish kryeministri Sali Berisha, vijon procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve, ndonëse në platformën e propozuar nga kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj kërkohet që të ndalet çdo proces duke e cilësuar të njëanshëm.
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë deklaruar se po shohin shenja që Rusia po fillon ofensivën e saj të re në Ukrainën lindore. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se përpjekjet kryesore të Rusisë tani janë të përqendruara në vendosjen e kontrollit të plotë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk me intensifikimin e veprimeve ushtarake në Kharkiv. Në postim thuhet po ashtu se lufta për Mariupolin vazhdon dhe ushtria ruse po fokusohet në marrjen e kontrollit të plotë të zonës. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shton se Rusia vazhdon të…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 16 raste të reja me Covid-19. Lajmi i mirë është se nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë. Janë kryer 772 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 16 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Gramsh. Janë 366 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke…
Në pamje shihen momentet e tmerrit kur “një klient” nxorri pistoletën dhe qëlloi katër herë me të punonjësin e sufllaqes sepse nuk ishte i kënaqur me shërbimin. Klienti i padurueshëm Federico Pecorale, 29 vjeç, e arrestua pasi shtiu me armë ndaj 23 vjeçarit Yelfri Guzman, në restorantin Casa Rusti në Pescara, Itali. Pamjet shokuese nga vendngjarja janë publikuar tashmë për gjyqin e të akuzuarit, i cili shihet që qëllon disa herë ndaj të riut që fshihet i tmerruar në një anë të dyqanit.
Paralajmërimet e vazhdueshme të presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, se Rusia mund të sulmojë me armë bërthamore duket se janë më realiste se kurrë. “The Sun” ka publikuar disa foto të avionit bërthamor rus që fluturon shumë pranë kufirit me Ukrainën, duke bërë që të krjijohet panik në të gjithë zonën. Bombarduesi strategjik TU-160 u pa në qiellin mbi Rusinë Perëndimore në mes të presionit të madh mbi Kremlinin për fundosjen e anijes Moskva në Detin e Zi. TU-160 shoqërohet nga katër avionë luftarakë rusë dhe një avion për furnizim me karburant Videot sot kapën katër avionë, një i përdorur për…
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Gjermanisë, pasi sipas tij është ngurrues për të dërguar armë. Sipas Bild, Klitchko ka bërë thirrje Gjermanisë që ti dërgojë Ukrainës armë. “Ne kemi nevojë për armët e rënda nga Gjermania menjëherë. Çdo vonesë kushton jetë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë! Nuk mund ta kuptoj këtë debat,”-tha Klitschko. Kryebashkiaku i Kievit nuk përjashtoi mundësinë që Putini mund të përdorë edhe armë bërthamore taktike gjatë pushtimit në Ukrainë. Klitschko gjithashtu paralajmëroi se njerëzit nuk duhet të kthehen ende në Kiev. “Kiev nuk është ende…
Publikohen pamjet e sulmit të ushtarëve ukrainas ndaj një autokolone me forcat ruse që tentuan të hynin në një prej zonave të fundit të papushtuara të Mariupolit. Sipas raportimeve, ushtarë të Batalionit Azov kanë vrarë dhjetra ushtarë rusë, pasi i kanë zënë pritë autokolonës së tyre, dhe më pas u kanë hedhur granata dore. I gjithë operacioni i kundërsulmit të suksesshëm është filmuar me dron. Në pamje duken ushtarët rusë të shtrirë në tokë, dhe disa poshtë makinës, teksa tentojnë t’i shpëtojnë shpërthimeve nga granatat e dorës që hedh in ushtarët ukrainas.
Bananet janë frutë e preferuar e të apasionuarve të fitnesit Ato janë përbërësi perfekt në çdo smoothie, si dhe një mesvakt i parezistueshëm. Megjithëse bananet zakonisht mbahen në enë me fruta të tjera, kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato. Ekspertja e ushqimit dr. Tamika Sims pohon se bananet duhet të ruhen në frigorifer kur janë të pjekura. Mund të mbahen në banakun e kuzhinës derisa të piqen dhe më pas do t’ua zgjatni afatin e përdorimit duke i vendosur në frigorifer derisa lëvorja të marrë ngjyrë të zezë”, tha dr. Tamika Sims. Sipas…