Author: tirana

Dashi: Në dashuri pasioni juaj do të ndizet dhe do të bëheni gati sepse mund të ndodhë e papritura për këdo. Puna e vështirë që keni bërë vite më parë do të jetë e dobishme sepse tani, do t’ju ndihmojë të arrini qëllime gjithnjë e më ambicioze. Demi: Në dashuri do të keni pak lajme që vendosni se si t’i interpretoni. Ju gjithashtu e lini punën dhe përpiquni të angazhoheni ashtu siç vetëm ju dini të bëni. Binjakët: Në dashuri, përqendrohuni me njerëz të rinj jashtë rrethit tuaj, të cilët mund t’ju bëjnë të përjetoni emocione të reja. Por kini…

Read More

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, (KPA) u zhvillua këtë të mërkurë seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Pas 6 orëve seancë, u vendos që vendimi përfundimtar nëse Imeraj do të përjashtohet ose jo nga sistemi i drejtësisë, do të jepet në datën 27 prill, ora 15:00. Në raportin e tij Komisioneri Publik Florian Ballhysa, teksa i ka depozituar me shkrim konkluzionet, ka kërkuar edhe një herë shkarkimin e Imerajt, pasi sipas tij nuk plotësonte asnjë prej 3 kritereve të Vettingut. Kujtojmë se Imeraj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por vendimi u…

Read More

Është mbyllur procesi zgjedhor për kreyetarin e Partisë Demokratikë në Divjakë. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD dega Divjakë u shpall Elizabeta Rredhi me 59% të votave. Partia Demokratike ka mbajtur zgjedhjet në të gjitha degët e saj, ku janë zgjedhur krerët e rinj të partisë. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Read More

Të zgjoheni në mëngjes dhe të rrëmbeni me shpejtësi kafen tuaj të preferuar nuk është zgjidhja më e mirë. Një grup studiuesish nga Universiteti i Nevada-Reno zbuluan se llumi i kafesë mund të përdoret si bionaftë, dhe me gjasë në të ardhmen e afërt, tymi i makinës suaj do të vijë erën e një filxhani kapuçino të sapo gatuar. Por kafja, me të cilën nis ditën një pjesë e mirë e njerëzve mund të mos jetë mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj. Në fakt, mjekët besojnë se koha më e mirë për të shijuar kafen është mëngjes…

Read More

Ambasada ruse në Shqipëri njofton se nga data 25 prill Dega Konsullore, për arsye teknike do të ndërpresë përkohësisht pritjet e vizitorëve. Me anë të një postimi, ambasada njofton se për kohën e rifillimit të punës së Degës Konsullore do të njoftohet më vonë në web-site dhe rrjetet sociale të Ambasadës. Pas rifillimit të punës, pritja në Degën Konsullore për vizitorët do të bëhet në adresën e re: Tiranë, Mjull-Bathore, rr.Dervish Shaba, Ambasada e Rusisë në Shqipëri. Hyrja për në Degën Konsullore do të jetë nëpërmjet rrugës Xhaferr Shaba, oborri i pasëm i Ambasadës. Njoftimi i plotë: NJOFTIM PËR VIZITORËT…

Read More

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tregoi në “Top Talk” mundësinë për rikthimin e Ilir Metës në LSI. Lidhur me këtë çështje ai shprehet se dera është gjithmonë e hapur për Metën dhe pa të partia nuk do të ekzistonte. “Dera e LSI është e hapur katër kanat për Ilir Metën është një krijesë që pa Ilir Metën nuk do të ekzistonte”, tha Vasili.

Read More

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi një rritje të guximshme të pagës minimale në vend. Duke filluar nga 1 Maji paga bazë do rritet në 713 euro, me një rritje prej 9.7%. Sipas Protothemës, Mitsotakis nënvizoi se kjo është një rritje prej 50 euro në muaj e cila prek 650,000 punëtorë që do të marrin një pagë shtesë në vit. “Do të shmang deklaratat shqetësuese, në çdo vështirësi do të jem pranë jush”, u zotua kryeministri. Çështja shumë e rëndësishme për dhjetëra mijëra punonjës të rinj është diskutuar në takimin që Mitsotakis pati më herët sot në Pallatin Maximos me ministrin…

Read More

Një shqiptar ia ktheu në makth jetën një 28-vjeçareje greke pasi u njohën bashkë në Facebook. Ndryshe nga çfarë i kishte premtuar se do ta punësonte si nëpunëse në kafenenë që kishte në Kolonos, shqiptari e burgosi 28-vjeçaren greke në një bodrum në Çaidar dhe e çoi në bordello në Athinë. Viktima tregoi tmerrin që kaloi në duart e shqiptarit ku rrëfeu trajtimin kafshëror që i bëri ai pasi e kishte goditur me grushte dhe shkelma në të gjithë trupin, duke përdorur edhe zinxhirë të trashë, deri në atë pikë sa dhe shtëpitë publike e kthejnë mbrapsht, pasi nuk mund…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me m strukturat e LSI në Fier. Kryemadhi i ka konsideruar zgjedhjet vendore të 2023 si një çast vendimtar për vendin. Ajo u shpreh se ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish. “Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese. Ndaj nuk ka kohë për të humbur. Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta…

Read More

Një tubim i mbajtur në Madrid nga të majtët spanjollë, ka pasur ndër disa prej personazheve të njohura të komunistëve botëror, edhe diktatorin shqiptar Enver Hoxha. Pamjet i ka publikuar Arbër Agalliu, gazetari shqiptar që jeton në Itali. Postimi i Arbër Agalliut Një mikesh me pushime në Madrid javën e kaluar më dërgoi këtë video. Ky është marshimi i organizuar nga partia spanjolle marksiste-leniniste Reconstruçión Comunista që u mbajt më 14 prill. Ndër pankartat e ngritura nga pjesëmarrësit, mund të shihen fotot gjigante të Leninit, Stalinit, Marksit, Engelsit, por edhe të diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Të dashur miq spanjollë, para…

Read More

Mediat italiane në ditën e fundit kanë publikuar lajmin se kthimi i Alesandro Del Pieros në stadiumin e Juventusit pas 10 vitesh nuk ishte thjesht një vizitë kortezie. Sipas tyre, Del Piero projektohet si presidenti i ri i klubit bardhezi, pasi është një figurë e cila do të bashkonte përsëri tifozët dhe do t’i afronte me skuadrën e cila është gjendur nën një breshëri kritikash në këto dy vite. Por një emër që njeh shumë mirë Del Pieron dhe ambientin bardhezi, Luçiano Moxhi, nuk e sheh të mundur realizimin e këtij skenari, por vazhdimin e mbretërimit të Andrea Anjelit në…

Read More

Maxhoranca socialiste ka bërë pjesë të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës edhe shoqërinë civile. Një dokument është ftesa dërguar përmes postës elektronike organizatave të shoqërisë civile bashkëlidhur me një dokument Exel të listës së listës e 451 organizatave jo qeveritare. Në emër të Taulant Ballës ftesa është dërguar nga një punonjëse e kryesisë së Kuvendi Shqipërisë. Lista në Exel mban emrin “Shoqëria Civile për Presidentin”. Në pamje të parë duket një proces normal, ku shoqërisë civile i kërkohet ajo që i takon: mendim dhe pjesëmarrje në një vendim të rëndësishëm sic është zgjedhja e Kreut të…

Read More