Author: tirana

Numri i refugjatëve ukrainas vazhdon të rritet ndjeshëm dhe më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi deri më tani. Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, atë që po ndodh sot me ukrainasit e ka cilësuar krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërkohë,  sipas shefit të BE-së Josep Borell,  rreth pesë milionë ukrainas pritet të largohen nga vendi nëse vazhdojnë bombardimet ruse ndaj Ukrainës,  duke theksuar se Europa duhet të përgatitej për fluksin e refugjatëve. “Ne duhet të përgatitemi për të pritur rreth pesë milionë emigrantë. Ne gjithashtu…

Read More

Të paktën tetë persona kanë vdekur si rezultat i bombardimeve ruse të zonave të banuara në qytetin verilindor të Kharkivit gjatë 24 orëve të fundit, tha në një deklaratë të hënën Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës. Shërbimi i Emergjencës tha se një shpërthim me bombë ndodhi rreth orës 19:15. Ora lokale të dielën (12:15 pm ET) “rrënuan plotësisht ose pjesërisht” ndërtesa banimi shumëkatëshe, ndërtesa administrative, institucione mjekësore, institucione arsimore dhe konvikte. Gjithashtu ka pasur zjarre në shkallë të gjerë në 21 ndërtesa në pjesën qendrore të qytetit, tha Shërbimi i Emergjencave. Rreth 200 njerëz u shpëtuan dhe u evakuuan nga…

Read More

PS fiton mbi 60% në Rrogozhinë, Veliaj: “Do t’u shërbejmë qytetarëve pa diferencime; nisim menjëherë nga puna” Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe në Rrogozhinë, ku kandidati Edison Memolla mori 5348 vota, duke lënë kështu pas me një diferencë të thellë, kandidatin e Partisë Demokratike dhe kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje për mediat nga selia e PS-së, tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime. “Bashkia…

Read More

Ndërkohë është duke vijuar normalisht dhe me ritme të kënaqshme procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit. Deri më tani, kur janë numëruar vetëm 233 kuti votimi nga 337 që janë gjithsej, kandidatja e PS, Emirjana Sako kryeson garën pasi ka siguruar më së shumti vota. Ajo ndiqet nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka në vendin e dytë dhe ai i PD, Luan Hoti i cili mban vendin e fundit për nga numri i votave të grumbulluara. Rezultati aktual: Emirjana Sako PS – 26351 Ardian Muka SHL – 13368 Luan Hoti PD – 5815

Read More

Me anë të një komunikimi, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi deklaroi se Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën. Ministri i Jashtëm kinez nuk hezitoi të përsëriste thirrjen e tij për dialog mes palëve dhe për zgjidhje të konfliktit në rrugë diplomatike. Ai theksoi se miqësia e Kinës me Rusinë vazhdon të jetë e fortë  dhe perspektivat për bashkëpunim janë shumë të mëdha. Ky vendim i Wang Yi vjen disa orë pasi kryeministri i Australisë, Scott Morrison i kërkoi Kinës të marrë masa ndaj Rusisë. Gjatë ditës së djeshme, Morrison mbajti një fjalim…

Read More

Këngëtarja e famshme, Katy Perry, e njohur për këngët e saj hit, tha disa fjalë të rënda për presidentin rus, Vladimir Putin, në një nga koncertet e saj të fundit. Teksa këndonte “Not The End of the World”, ajo dëgjohet të thotë: “Nuk është fundi i botës! Jo, nuk është fundi i botës! F**k Putin”, teksa të gjithë të pranishmit brohorasin. Komentet e saj vijnë për shkak të luftës së vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës që vazhdon të godasë qytetarët e të dy vendeve. Videoja e publikuar në rrjet tashmë është bërë shumë virale dhe është parë mbi 659,000 herë…

Read More

Të aplikosh për bashkim familjar në Gjermani aktualisht ndeshesh me shumë probleme dhe hallka. Për këtë arsye, koalicioni i ri qeveritar gjerman ka plane për lehtësimin e këtyre procedurave, duke u reduktuar mundin dhe kohën qytetarëve të cilët nuk do kenë nevojë më të presin shumë gjatë për marrjen e vizës. Këto lehtësime pritet të zbatohen së shpejti sipas burimeve zyrtare gjermane. Që nga hyrja në fuqi e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë gjetur punë e kanë filluar një jetë të re në Gjermani. Si rregull pas dy vjetësh, por edhe në varësi…

Read More

Ditën e djeshme, forcat ruse qëlluan në mënyre krejt të pamëshirshme një turmë njerzish që iknin me vrap nga bombardimet. Mes viktimave, ishte edhe një nënë me dy fëmijët e saj. Nga këto të shtëna raportohet se të paktën tetë persona u vranë, kur raketat ranë mbi qindra ukrainas të tmerruar, ndërsa ata largoheshin të lemeritur nëpër një urë për t’i shpëtuar bombardimeve ruse, në Irpin, pranë Kievit. Ndërkaq, mijëra ukrainas të tjerë mbetën të bllokuar në qytetin port të Mariupolit i cili është ende i rrethuar, pasi Presidenti rus, Vladimir Putin, prishi paktin e armëpushimit për të dytën ditë…

Read More

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një postim të saj në faqen e ambasadës ruse në Facebook, ka akuzuar Greqinë, ku sipas saj, po zhvillohet një fushatë e paprecedentë antiruse, duke theksuar ndër të tjera se “zyrtarët e lartë të Athinës i lejojnë vetes të bëjnë akuza të rënda kundër Rusisë dhe lidershipit të saj”. “Europa, përfshirë Greqinë, është regjistruar plotësisht në radhët e avokatëve të Kievit, ndërsa histeria rusofobike e kultivuar nga autoritetet ka arritur pikën kulminante. Dërgimi i armëve në Ukrainë është tërësisht i gabuar, pasi armët do të kthehen kundër civilëve, përfshirë homogjenëve grekë,…

Read More

Në fshatin Surrel, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit B. T., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 61 kutive nga 101 gjithsej. Tashmë mund të themi se kandidati i Partisë Socialiste do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Dibër pas me më shumë se 50% të kutive të numëruara ai kryeson bindshëm me 9,868 vota ose 62%. I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 3,006 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 2,764 vota. Partia Socialiste ka shënuar një…

Read More