Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca do të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) pas emërimit të tij nga Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell si i Dërguari i tij i Posaçëm për Migracionin e Jashtëm, me gradën Ambasador. Lajmi konfirmohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian. Në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë dhe situatës akute me zhvendosje masive të njerëzve që largohen nga Ukraina, ambasadori Soreca do t’i bashkohet ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në EEAS në Bruksel që nga 1 prilli 2022. Pozicioni…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë,…
Greqia ka lehtësuar masat kundër COVID, për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtij shteti. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 15 mars, nuk do të jetë më i detyrueshëm plotësimi i formularit PLF për hyrjet në Greqi. Gjithashtu nga data 15 mars do të rritet edhe kapaciteti i pasagjerëve për autobuzat turistikë nga 85% në 100%. “Duke filluar nga data 15 mars, nuk do të jetë më i detyrueshëm plotësimi i formularit PLF për hyrjet në Greqi. Heqja e PLF lehtëson procedurat e hyrjes në Greqi duke i dhënë peshë kontrollit të…
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar ndërkohë që delegacioni rus dhe ai ukrainas kanë nisur raundin e dytë të bisedimeve. Ai deklaroi se ai dhe njerëzit e tij nuk do të dorëzohen, duke i dërguar në këtë mënyrë edhe një mesazh presidentit rus Vladimir Putin. Teksa e ka cilësuar situatën e luftës dramatike, Zelensky tha se tashmë koha për ta ka ndalur. “Ne mbrojmë lirinë dhe vendin tonë. Unë kurrë nuk do t’i dorëzohem rusëve. Koha ka ndaluar për ne. Do të qëndrojmë në këmbë deri në fund. Por ejani të flasim për këtë, është e nevojshme të ndalet…
Sapo delegatët ukrainas kanë hyrë në vendin e takimit me delegatët rus, ka nisur dhe takimi i duarve mes palëve. Por ajo që është bërë virale në rrjet është momenti kur Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, në një moment ‘ngec’ t’i japë dorën përfaqësuesit rus. Kjo jo për faktin e mungesës së dëshirës, por për shkak të ngatërresës së duarve të delegatëve me njëri-tjetrin. Якого х.. ви цим тварям руку тиснете😡 pic.twitter.com/URvv3ZBS3E— Алчевськ UA🇺🇦 (@AlchevskUA) March 3, 2022
Moderatorja Aida Shtino ka ‘vënë alarmin’ se teksa të gjithë e kanë mendjen tek lufta, në vendin tonë ka hyrë një rrymë shumë e rrezikshme. Duke iu referuar të rinjve që kryejnë ritual në varrezat e Durrësit, gazetarja shprehet se fëmijët duhet të ruhen nga këto rite satanike të rrezikshëm për jetën. “Kujdesuni për fëmijët tuaj po e përsëris, jo më larg se tre ditë u kapën disa të rinj që kryenin rituale satanike të rrezikshme për jetën e tyre dhe jo vetëm”, shkruan Shtino.
Këshilli Suprem i Ukrainës ka miratuar sot ligjin që dënon me burgim të përjetshëm këdo që plaçkit, saboton apo tradhton vendin, përballë agresorit rus. Gjithashtu, po ky Këshill ka miratuar ligjin që shtetëzon pronat e Federatës Ruse, si dhe i ka dhënë dritën jeshile dekretit të presidentit Zelinsky për mobilizimin e përgjithshëm.shperthim Chernihiv ukraine2 “⚡️Rada e Verkhovna (Këshilli Suprem i Ukrainës) prezantoi sot një dënim të përjetshëm për plaçkitje, sabotim dhe tradhti, si dhe miratoi shtetëzimin e pronës së Federatës Ruse dhe ra dakord për dekretin e Zelenskit për mobilizimin. Janë miratuar gjithsej 15 ligje dhe rregullore”, bëhet e ditur…
Partia Demokratike ka paditur në SPAK kryetarin e Bashkisë së Fierit Armando Subashin për çështjen e inceneratorëve. Deputetja Dhurata Çupi deklaron se Subashi ka kryer shkelje ligjore të cilat ka shkaktuar miliona Euro dëm ekonomik, për të favorizuar kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. “Pikërisht aty ku do ndërtohej djegësi, sot nuk funksionon dhe ka ndërruar destinacion në tre sipërfaqe truall në dispozicion. Ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës”. Deputetja e PD thekson se Komisioni Hetimor për inceneratorët vërtetoi vjedhjen e 430 milionë Eurove dhe sipas saj tashmë është drejtësia që duhet të hetojë personat e…
Dashi Vetëm për shkak se dikush ka një ide tjetër, nuk do të thotë se është një ide më e mirë. Mendimi i pavarur gjithmonë duhet të inkurajohet. Mos u shqetësoni nëse njerëzit ju akuzojnë se jeni mendjembyllur. Demi Kjo nuk është një ditë shumë e mbarë për suksese financiare, prandaj mos e prekni portofolin tuaj ose mos nënshkruani asnjë dokument që do t’ju angazhojë në një shitje të kushtueshme. Asnjë investim që bëni nesër nuk do të sjellë fitime. Binjaket Një nga marrëdhëniet tuaja po ecën ngadalë drejt një niveli të ri. Ju mund të keni dëgjuar disa këmbana…
Grupi Evropian i Rregullatorëve për Shërbimet e Medias Audiovizive (ERGA) në një deklaratë për shtyp, njofton sanksionet e reja ndaj mediave ruse të kontrolluara nga shteti. Sanksionet e reja të ERGA-s vijnë pas miratimit të vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili ndryshoi Vendimin 2014/512/CFSP dhe vendosi masa të mëtejshme kufizuese kundër mediave propagandistike ruse. Kryetari i ERGA Karim Ibourk, thekson se :“Këto sanksione të reja shërbejnë si jehonë për këtë krizë madhore me të cilën po përballet bota dhe Evropa. Pavarësisht nga konflikti aktual, është tejet e rëndësishme që lufta kundër manipulimit dhe dezinformimit, duke respektuar plotësisht mbrojtjen…
“Më shumë gjak fëmijësh në duart e Putin”…ky është përshkrimi i fotos së dhimbshme, ku babai përqafon trupin e pajetë të djalit të tij, jeta e cilit u pre në mes nga bombardimet ruse në Ukrainë. Lotët i kanë mbaruar…dhe ende s’mund ta besojë që edhe djali i tij është mes qindra civilëve që nuk i shpëtuan dot sulmeve ruse në Mariupol. Serhii, babai i adoleshentit u fotografua duke përqafuar trupin e djalit, të mbuluar nga një çarçaf të larë nga gjaku i tij. Mariupoli, i cili është tërësisht i rrethuar nga forcat ruse, është bombarduar prej mëngjesit të djeshëm…
Ish-boksieri i peshave të rënda, Vitali Klitschko, ka pranuar se ka vrarë gjashtë persona duke mbrojtur Ukrainën kundër pushtimit rus. Kryebashkiaku aktual i Kievit po lufton në vijën e parë së bashku me vëllain dhe ish-kampionin e botës në peshë të rëndë, Wladimir, pasi dyshja zgjodhi të rrëmbejë armët kundër ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin. Në një intervistë me Sky News, 50-vjeçari u mor në pyetje mbi raportet që sugjeronin se forcat ukrainase po kërkonin grupe të veçanta ruse brenda kryeqytetit. Kur u pyet se sa “i suksesshëm” kishte qenë operacioni një natë më parë, Vitali u përgjigj: “Ne…