Një batalion i ushtrisë ukrainase ka shpëtuar më shumë se 400 gra dhe fëmijë në qytetin Irpen. Në videon e publikuar në rrjete sociale, ushtarët ukrainas shihen teksa nxjerrin nga rrënojat e ndërtesave një vajzë të vogël. Qyteti Irpen, u rrethua një natë më parë nga pushtuesit rusë, të cilët shkaktuan dëme të shumta. Në këtë qytet, flitet se janë shkaktuar edhe viktima, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Aktualisht, delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi, për të diskutuar me homologët e tyre rusë. Ata kërkojnë armëpushim të menjëhershëm dhe largim të trupave nga vendi, kërkesë kjo…
Author: tirana
Një anije transporti me flamur të Estonisë është fundosur në ujërat e Ukrainës pak minuta më parë pasi dyshohet se ra në mina detare. Anija “Helt” ishte përballë brigjeve të Ukrainës, kur u dëgjua një shpërthim dhe më pas u fundos. Mësohet se katër anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të zhdukur. “Anija është fundosur. Dy pjesëtarë të ekuipazhit janë në një gomone në ujë dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Nuk e di se ku janë për momentin”, shprehet tha Igor Ilves, drejtor menaxhues i Vista Shipping Agency me bazë në Talin. #maritime incident [Sinking Vessel] 15nm SE…
Një ushtar i forcave ruse ka kërcënuar me granata ukrainasit, dhe u ka kërkuar të dorëzohen. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Konotop, shkruan Daily Mail. Pamjet e postuara në rrjete sociale tregojnë ushtarin rus duke mbajtur dy granata në duar, teksa ecte përmes turmës së qytetarëve ukrainas, të cilët bërtisnin “turp”. “Mos ec duke drejtuar granata ”, i thanë disa, ndërsa të tjerë e shpërfillën rrezikun. Russian invader walks through crowd of Ukrainians holding up a GRENADE in each hand WATCH: https://t.co/k816tcfO31 pic.twitter.com/VgV4IVd9tG— Daily Mail Online (@MailOnline) March 3, 2022
Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez Emmanuel Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë – çmilitarizimi i saj dhe statusi neutral – do të arrihen, bën të ditur Kremlini. Dyshja zhvilluan një bisedë prej 90 minutash gjatë ditës së sotme. Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte në zgjerimin e listen së kërkesave nga ana e Moskës.
Në ndeshjen mes Kastriotit dhe Skënderbeut e cila është duke u luajtur momentalisht në Kamëz, e vlefshme për javën e 23-të të Abissnet Superiore, ka ndodhur një situatë krejt e pazakontë. Arbitri i sfidës, Juxhin Xhaja ka ndëshkuar me karton të kuq lojtarë nga të dy ekipet që pa filluar dueli. Vendimi i arbitrit erdhi pasi lojtari Dida i Kastriotit dhe Bajrami i Skënderbeut u përplasën në tunelin e stadiumit teksa po dilnin drejt fushës. Ky veprim detyroi Xhajën t’ju tregojë të dy futbollistëve kartonin e kuq. Të dy lojtarët në fjalë ishin titullarë në formacionet e skuadrave respektive. Por…
Zbardhen detaje nga raundi i dytë i bisedimeve mes dy delegacioneve rus e ukrainas, që pritet të zhvillohet në orët e ardhshme. Negociatori ukrainas, Davyd Arakhamia, raporton se qëllimi minimal i Kievit është që të krijojë korridore humanitare, rrugë për civilët për t’i shpëtuar zonave të konfliktit. Ai ka publikuar dhe një fotografi të delegacionit ukrainas, i cili është nisur me helikopter drejt vendit, ku do të zhvillohet raundi i dytë i negociatave. Kjo vjen, pasi numri i njerëzve që po ikin nga Ukraina, ka arritur në një milion, ndërsa Moska vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug të vendit.
Policia e Fierit ka arrestuar një person i cili i jepte makinës në gjendje të dehur dhe për pasojë aksidentoi disa mjete të tjera. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. Rr., 44 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me disa mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale”. Gjithashtu blutë e Fierit shpallën në kërkim një 43 vjeçar i cili ka kërcënuar një person tjetër dhe i ka gërvishtur atij makinën. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e…
Marilyn Manson ka paditur ish të dashurën, Evan Rachel Wood për shpifje. Aktorja amerikane ka thënë se këngëtari e ka përdhunuar dhe abuzuar gjatë marrëdhënies së tyre. Këngëtari thotë se ish partnerja dhe Illma Gore kanë bërë prentendime të rreme, përfshirë një letër nga FBI për të bindur gratë e tjera që të paraqiteshin me akuza për abuzim seksual. Në padi, thuhet se Wood e paraqiti Manson-in si “një përdhunues dhe abuzues – një gënjeshtër keqdashëse që ka prishur karrierën e suksesshme muzikore, televizive dhe filmike”. Në vitin 2017, Wood tha se ajo ishte përdhunuar dhe dha dëshmi në një…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë dhe do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Mehaj përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic lidhur me këtë çështje. “Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar”, ka thënë Mehaj. Më tutje, Mehaj konfirmoi se me homologun kroat kanë diskutuar edhe për situatën në Ukrainë. ” Me Ministrin Banozic, diskutuam për…
Performancë lider, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për transformimin digjital të vendit, në ofrimin e shërbimeve publike e administrative dhe mirëqeverisjen në vend. Shifrat më të larta në shprehjen e kënaqësisë së qytetarëve, pra përdoruesve të shërbimeve digjitale, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky është vlerësimi që ka marrë Shqipëria bazuar në analizën e bërë mbi performancën për 52 indikatorë në 6 fusha të mirëqeverisjes dhe administrimit publik, në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky raport e vlerësim u transmetua në Ministerialin Rajonal për Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik, të organizuar nga OECD/SIGMA në…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp me presidentin e Rumanisë është shprehur se kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian po shqyrtohet. Sipas Von der Leyen, do të jenë 27 liderët e Bashkimit Europian, që do të shprehen nëse ata do t’i kërkojnë Komisionit Europian të shprehë opinionin për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Europian. Procedura e Bashkimit Europian për anëtarësimin e një vendi kalon nga disa faza, ku përfshihet së pari dhënia e një perspektive europiane për anëtarësim dhe akordimi i statusit të vendit kandidat. Ky status kalon…
Thirrjet e Bashkimit Europian për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë nuk ndalen. Së fundmi, ka qënë kryediplomati i BE-së Josep Borrell ai që nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale ka shkruar se kjo luftë duhet të ndalojë urgjentisht. “Kjo luftë duhet të ndalet tani. Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Unë bëj thirrje për krijimin e menjëhershëm të korridoreve humanitare,” ka shkruar Borrell. Borrell shtoi gjithashtu se blloku po qëndron në krah të Moldavisë, shtet i cili po pret më shumë se 20,000 fëmijë refugjatë që ikin nga lufta.