Pas pak minutash pritet te nisë takimi i dytë mes palës ukrainase dhe asaj ruse në lidhje me qetësimin e situatës së luftës. Ky takim mes dy delgacioneve do të mbahet sot në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë, sipas raportimit që bën “The Kyiv Indipendent”. Ky është takimi i dytë mes Rusisë dhe Ukrainës të cilat vendosin të ulen në tryezë për të diskutuar pretendimet e tyre dhe për të shqyrtuar mundësitë për përfundimin e luftës. Takimi i parë u bë në ditën e pestë të sulmit rus në Ukrainë, por edhe pse bisedimet zgjatën për më shumë se tre…
Author: tirana
Mediat ukrainase njoftojnë për vrasjen e një figure të lartë të ushtrisë ruse duke i’u referuar një postimi në rrjetet sociale nga një kolegu i tij. Bëhet fjalë për Andrei Sukhovetsky, një ndër gjeneralët kryesorë që drejtonte sulmin mbi Ukrainë si edhe forcat speciale të quajtura “Spetsnaz”. Raportohet se vrasja e tij ka ndodhur ditën e djeshme rreth pasdites. ! Ukrainian armed forces announced that they have killed maj. gen. Andrey Sukhovetskiy, a Spetsnaz commander and deputy chief of the 41 Army in Novosibirsk. This appears confirmed by a spokesperson of the Russian Paratroopers Union. If confirmed, major demotivator for…
Sot në orën 13:45 do të luhet një tjetër përballje, ajo mes Laçit dhe Egnatias e vlefshme për javën e 23-të Abissnet Superiores. Ky takim do të luhet në shtëpinë e kurbinasve dhe pritet të jetë një ndeshje interesante mes dy skuadrave që kanë objektiva të ndryshme këtë sezon. Laçianët e drejtuar nga tranjeri Mirel Josa do të kërkojnë të bëjnë autokritikën ndaj rrogozhinasve, pas humbjes “zhgënjyese” me bardheblutë e Tiranës në duelin e kreut. Nga kampi tjetër edhe djemtë e Zekirija Ramadanit do të synojnë fitoren e dytë rresht që do rriste shpresat e tyre për qëndrimin në superligë sezonin…
Një deklaratë e fortë është lëshuar nga zv.kryeministrja e Ukrainës e cila ka thënë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e civilëve në vend. Sipas saj, përgjegjësia e NATO-s qëndron në faktin se ka refuzuar të vejë në zbatim zonën e ndaluar të hapësirës ajrore ukrainase. “Gjaku i civilëve, përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një shpërthim nuk është vetëm në duart ruse“, u shpreh Olha Stefanishyna për “BBC”.Në momentin e intervistës, zëvendëskryeministrja ukrainase tha se po fliste ndërsa po i fshihej bombave ruse në një strehë dhe…
Kastrioti do të përballet me Skënderbeun në Kamëz në një sfidë e cila është cilësuar si “finalja” e mbijetesës mes dy skuadrave. Ky takim do të luhet në orën 13:45. Në tabelën e klasifikimit vetëm 1 pikë i ndan skuadrat të cilat janë të pozicionuar anë vendin e fundit të Abissnet Superiores. Korçarët e Migen Memellit pas barazimit me Vllazninë do të kërkojnë fitoren e cila iu mungon prej disa javësh, ndërsa nga krahu tjetër, krutanët e Emiliano Çelës do të kërkojnë të reagojnë pas humbjes me Egnatian në javën e kaluar. Të dy trajnerët kanë vendosur edhe se cilët…
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka bërë një reagim në lidhje me një lajm që qarkullon prej disa kohësh se 3 klube të mëdha europiane, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona do të krijojnë një ligë të re të quajtur “SuperLiga 2”. Në fjalën e tij, Ceferin ka deklaruar se klubet po përdorin luftën për të bërë manovra të tilla. “Klubet janë të lira të krijojnë një turne të tyrin, por nuk mund të konkurrojnë turnet që organizon UEFA. Fillimisht përdoren pandeminë ndërsa tani po përdorin luftën”, tha paraprakisht Ceferin. Më pas, kreu i qeverisë së futbollit europian u shpreh në…
Pas Gjermanisë, Franca ka sekuestruar jahtin luksoz të oligarkut rus, Igor Sechin, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian për pushtimin rus në Ukrainë. Sechin është kreu i kompanisë ruse të naftës Rosneft Igor Setsin, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin. Agjentët doganorë kapën anijen brenda natës pasi Sechin u identifikua si aksioner kryesor i kompanisë, tha ministria franceze e financave. Jahti kishte mbërritur në portin La Ciotat, Marseille, në janar për riparime. Gjithashtu autoritetet franceze kapën një tjetër anije tregtare në portin e Loire, e cila gjithashtu lidhet me interesat ruse.
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, ka shijuar sot një kafe në Shkodër, i shoqëruar nga disa kolegë të tjerë dhe kandidati i PD në Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati. Teksa publikon disa fotografi, deputeti Gjekmarkaj thekson se kandidati demokrat dhe deputetët e PD kanë zhvilluar një fushatë mbresëlënëse në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke zgjuar shpresën për një Shkodër, ku të gjithë banorët e saj të jenë aksionerë në qeverisjen lokale. Postimi i Gjekmarkajt:Një kafe në Gjuhadol të Shkodres është gjithmonë kenaqesi. Sebashku me Xhemal Bushatin kantidatin e PD në zgjedhjet e 6 Marsit , koleget…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë në të cilën përfshihet edhe gjykimi që po i bëhet në Hagë luftës së Kosovës. Kuvendi, me anë të kësaj rezolute, e konsideron këtë gjykim si të padrejtë. Vlen për t’u theksuar se Parlamenti i Kosovës mban për herë të parë një qëndrim të tillë. Në Hagë janë duke u gjykuar ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Pjetër Shala. Të gjithë këta personalitete akuzohen nga Gjykata Speciale atje për krime lufte. Gjithashtu në rezolutë përmendet edhe fakti se Serbia nuk është…
Gazetarja Aida Shtino ka ngritur alarmin për atë që po ndodh në vendin tonë. Shtino iu bën thirrje prindërve që të kenë kujdes fëmijët, pasi grupet stanike po kryejnë rituale të rrezikshme në vendin tonë. Postimi i plotë: Se ju ka ngelur mendja tek Ukraina dhe ajo qe ndodh aty, por doja tiu pyesja a dini gje per ritualet satanike qe behen ne varrezat e Durresit…??? A jeni ne dijeni se ne Shqiperi ka hyre nje rryme shume e rrezikshme , qe po rekruton te rinjte tane ne rituale te tilla…? Apo cna duhet ne, si thoni larg eshte Durresi…
Kjo javë ka qenë e mbushur me lajmë të trishta si pasojë e konfliktit në Ukrainë dhe një i tillë erdhi dhe sot. Bëhet me dije se trajneri i Kombëtares Ukrainase të Çiklizmit, Aleksander Kulik është vrarë nga rusët. Fatkeqësisht, ai ka mbetur i vrarë ndërsa ishte në përpjekje për t’i ndihmuar qytetarët afër qytetit Suma që ata të evakuoheshin dhe të shpëtonin nga bombardimet ruse. “Ne i shprehim ngushëllime familjes”, njoftoi me dhimbje Federata Ukrainase e Çiklizmit. Edhe Unioni Evropian i Ciklizmit është shprehur i tronditur nga ky lajm. “Trajneri i nderit i Ukrainës ka ndërruar jetë derisa po mundohej…
Në paradokset gjeopolitike që po ndodhin së fundmi në lidhje me luftën tashmë të hapur në Ukrainë, njëra ka të bëj me zinxhirin e pushtetit në Rusi. Edhe pse opinioni publik ndërkombëtar po përqendrohet te figura autoritare e Vladimir Putin, duke dyshuar pothuajse problemet mendore si burim i vendimeve të fundit të presidentit rus, ai nuk është zyrtari me pozicionet më ekstreme.Kur javën e kaluar gjatë Këshillit të Sigurimit rus, u miratua pavarësia e Luhanskut dhe Donjetskut, vetëm një person foli për një tematikë totalisht ndryshe. Ishte ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu. Ai foli për rrezikun e Ukrainës në përgjithësi,…