Burimet e shumta po raportojnë se çifti Joe Jonas dhe Sophie Turner, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku. Thashethemet për një shtatzëni të dytë të Turner filluan kur dyshja u fotografuan duke shëtitur së bashku të kombinuar me veshje ngjyrë jeshile ku në pah dukej dhe barku i fryrë i aktores. Turner dhe Jonas tashmë kanë një vajzë së bashku, Willa, e cila është 1 vjeç dhe mesa duket kanë menduar të kenë një fëmijë të dytë që kur Willa ishte 4 muajshe. Çifti nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar për ardhjen e vogëlushit…
Author: tirana
Policia ka mundur të kapë një 39-vjeçar i cili më parë nuk i ishte bindur urdhërit të uniformave blu për të ndaluar mjetin. Në makinën e tij policia gjeti një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Tashmë 39-vjeçari do të akuzohet jo vetëm për kultivim dhe mbajtje të lëndëve narkotike por edhe për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.” Procedim penal u krye edhe për shtetasin A. S., 42 vjeç, pasagjer në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Njoftimi i policisë: “G. V., 39 vjeç,…
Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi është përballur me fluks të madh refugjatësh ukrainas që po ikin nga pushtimi i vazhdueshëm rus. “Ne po e zbatojmë atë thjesht për arsye teknike, por mund të përballojmë fluksin e refugjatëve,” tha të mërkurën kryeministri çek Petr Fiala gjatë një konference për shtyp. “Në asnjë mënyrë kjo nuk do të prekë qytetarët çekë,” shtoi ai. Gjendja e jashtëzakonshme është caktuar të zgjasë 30 ditë, por ajo shtyhet nga qeveria nëse është e nevojshme.
Mundësia e një “Lufte të Tretë” është përfolur shumë ditëve të fundit, kryesisht që pas pushtimit rus të Ukrainës. Ndërkohë, edhe Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur për këtë mundësi duke deklaruar se nëse kjo gjë do të ndodhte, do të ishte një luftë nukleare. Lavrov i bëri këto komente gjatë një deklarate të dhënë për mediat, ku nuk la pa komentuar edhe deklaratat e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për sanksionet kundër Rusisë. “Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë, dhe për mendimin…
Transmetimi i luftës në Ukrainë ka qenë një veprim i gabuar për autoritetet ruse të cilat kanë marrë masa për nxjerrjen e stacionit të pavarur radiofonik rus jashtë transmetimit. Bëhet fjalë për stacionin “Echo of Moscow”, i cili njoftoi zyrtarisht të enjten se do të mbyllet. “Me shumicë votash të Bordit të Drejtorëve të Echo of Moscow, u mor vendim për likuidimin e kanalit radiofonik dhe faqes së internetit të Echo of Moscow”, bëhet e ditur në një deklaratë në faqen e saj. Që në datën 1 mars, autoritetet ruse u vunë direkt në lëvizje për të bllokuar faqet e…
Deputetë e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën e sotme parlamentare në mbështetje të Ukrainës, në të cilat shkruhet “ We stand With Ukraine” ( Ne jemi me Ukrainën). Ndërkohë në ditën e tetë të luftës forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Kherson në jug të vendit. Është qyteti i parë i madh ukrainas që merret nga Rusia prej fillimit të luftës.Një autokolonë me mjete ushtarake ruse është parë pranë Kievit, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes. Bombardime janë regjistruar sërish në Kharkiv. Edhe qyteti port Mariupol në jug është bombarduar, dyshohet se kanë humbur jetën shumë civilë. Megjithatë,…
Shpërthimet që tronditën Kievin gjatë natës së kaluar ishin të shumta. Në disa pamje të publikuara, një gazetar i “CBS News” ka qenë duke raportuar live ngjarjet më të fundit nga Ukraina kur një shpërthim i fuqishëm ndodhi pas shpinës së tij. Gazetari në fjalë është Charlie d’Agata i cili vërehet që u kap në befasi nga shpërthimet. Në momentin e parë, ai i krahësoi ato me rrufe. Videoja e publikuar nga “CBS” në faqen e tyre zyrtare ne Twitter, tregon gjithçka. CBS News producer @redmanjustine captured the "biggest blasts we've ever seen" in the sky over #Kyiv, just as…
Këtë mëngjes, në ditën e tetë të luftimeve në Ukrainë, qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar miratimin e një raundi shtesë sanksionesh në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. Këto sanksione lidhen kryesisht me kompanitë ruse në industrinë e aviacionit, të cilat nuk do të kenë më akses në shërbimet e sigurimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Muma janë gatitë publikojnë hitin e tyre të radhës. Pas suksesit të padiskutuar që pati bashkëpunimi i tyre i parë i titulluar “Pa ty”, dyshja e famshme janë bërë bashkë sërish për të nxjerrë një tjetër këngë në treg. Ajo do të mbajë titullin “Dashni” dhe është njoftuar se do të publikohet në datën 7 Mars. Në vitin që kaloi, “Pa ty” ishte një ndër hitet më të mira. Ajo numëron më shumë se 52 milionë klikime në Youtube. Kjo periudhë ka qenë mjaft produktive për Dafinën pasi solli dhe albumin “Dafinë Moj”.…
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë një vizitë ditën e djeshme në Prokurorinë e Elbasanit. Nano është takuar me drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, ku temë diskutimi ka qenë hetimi për grupet kriminale në fushën e narkotikëve dhe çështjeve të tjera të krimit të organizuar. Ndërkohë një fokus të veçantë i është dhënë luftës ndaj shtëpive të barit që është një fenomen që po përhapet në çdo qark në vendin tonë.
Policia ka ndaluar një shtetas në autostradën Tiranë-Durrës, pasi i riu po kryente gara shpejtësie dhe manovra të tjera të rrezikshme duke u kthyer në rrezik për veten dhe për drejtuesit e tjerë të automjeteve. Aq më tepër që këto manovra po kryeshin në një orar ku kishte fluks të trafikut. Shoferi në fjalë po drejtonte një automjet të tipit “BMW” dhe policia tha se njoftimi ka ardhur nga qytetarët. Fill pas ndalimit, policia e ka ndëshkuar me një gjobë me vlerë 40000 (dyzet mijë) lekë ndërsa janë marrë masa për bllokimin e automjetit të tij. Me po të njëjtën…
Fituesja e çmimeve Grammy, Madonna është një nga artistet e parë që ka dënuar ashpër agresionin rus mbi Ukrainë. Madonna së fundmi u shfaq në rrjetet sociale për të ndarë videon e vendosur në një remix të këngës së saj të vitit 2005 duke publikuar një video montazh 30 sekondash të krizës në Ukrainë. “Pushtimi i kotë dhe i lakmia e Rusisë në Ukrainë DUHET të ndalet!! Putin ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës,”, -shkruan ajo. Madonna e ka titulluar videon e saj:…