Armando Broja realizoi një gol spektakolar dhe fitoi një penallti në ndeshjen që Southampton fitoi 3-1 kundër West Ham. Në ndeshjen që ishte për FA Cup Broja hyri si zëvendësues në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-1. Fillimisht 20-vjeçari falë një shkëputje dinake fitoi një penallti që u kthye në gol nga Word-Prouse. Më pas, në ekstremin e lojës në minutën e 95 Broja mahniti me lëvizjet e tij duke shndërrur në gol një inkursion personal. “Unë nuk kam detyrë të qëndroj në rrjetet sociale, por të jem trajneri i skuadrës dhe shoh çfarë këta djem më ofrojnë. Nuk…
Author: tirana
Numri i mjeteve ushtarake që janë shkatërruar nga forcat ukrainase do të mjaftonte për të armatosur ushtritë e disa vendeve, sipas një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes Oleksij Reznikov në fjalimin e tij drejtuar kombit, sipas Ukrinform. “Ushtria jonë ka shkatërruar tashmë mijëra mjete ushtarake ruse aq sa do të mjaftonin për të armatosur ushtritë e disa vendeve. Parashutistët, këmbësoria dhe artileria, të gjitha po na dëshmojnë se ukrainasit janë më të mirët”, tha ministri. Ai theksoi se për 168 orë Ukraina ka arritur të zmbrapsë pushtuesit rusë. “Askush. As në Rusi dhe as në Perëndim, askush nuk besonte se…
Në disa pamje të cilat qarkullojnë në rrjet shihen ushtarët rusë të cilët mësyjnë nëpër dyqane dhe banka duke plaçkitur ç’të gjejnë. Mësihet se kjo ka ndodhur në disa qytete ukrinase. Këto pamje janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve. Trupat e Rusisë shihen duke vjedhur ushqim dhe duke u përpjekur për të grabitur një kasafortë. Nga zyrtarët ukrainas mësohet se ushtarëve rusë që kanë pushtuar vendin, po iu mbarojnë furnizimet me karburante dhe se ata janë dërguar në Ukrainë me shujta për vetëm tri ditë. Por ky konstatim nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të…
Ish-bashkëshorti i 28-vjeçares shqiptare është i dyshuari kryesor për vrasjen makabre të katër anëtarëve të familjes shqiptare që u shënua ditën e djeshme në zonën e Andaviadës në Ilia, Greqi. Sipas vlerësimeve të para, oficerët e policisë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në vendin e krimit për të mbledhur të dhëna. Skenarin fillestar sipas të cilit babai ka dashur t’i marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve të tyre, 3 dhe 2 vjeç dhe më pas ka kryer vetëvrasje, duket se është përmbysur pasi tashmë policia greke thotë se i dyshuari kryesor i vrasjes tragjike është ish-bashkëshorti i shqiptares, i cili…
Rusia dhe Bjellorusia janë përjashtuar nga Lojërat Paralimpike Dimërore të cilat do të mbahen këtë vit në Pekin. Asnjë atlet nga këto dy vende nuk do të ketë të drejtën të marrë pjesë dhe të garojë në to. Ky vendim u konfirmua nga Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik (IPC). Nëpëmjet një prononcimi, burime nga komiteti thanë: “Pas një takimi të thirrur posaçërisht, Bordi Drejtues i IPC ka vendosur të refuzojë hyrjet e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia për Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022.” Pra nga kjo deklaratë, kuptojmë qartë se para-atletët nga këto vende përkatëse nuk do të lejohen më të marrin…
Kryeministiri hungarez, Viktor Orban ka deklaruar se vendi i tij nuk do të përdor veto-n ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë. “Uniteti i bllokut 27 anëtarësh është parësor në mes të luftës në Ukrainë, të cilën Budapesti e dënon pa mëdyshje”, ishin fjalët e kryeministrit Viktor Orban. Kryeministri u shpreh për lidhjet e Hungarisë me shtetin rus duke thënë se ato kanë qenë “të balancuara dhe të drejta” deri para pushtimit. Ndërsa pas fillimit të luftës është krijuar totalisht një situatë të re. Ai vijoi duke thënë se megjithatë, nuk ka asnjë arsye për të ndërprerë lidhjet energjetike me…
Sot shënon fiks 1 javë nga fillimi i luftës në Ukrainë, e cila shpërtheu të enjten e kaluar. Ndërkohë, në orët e para të ditës së sotme, janë dëgjuar të paktën 4 shpërthime në Kiev. Këto shpërthime nga granatat ruse vranë 8 civilë afër qytetit Kharkiv. Deri më tani, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se 227 civilë janë vrarë në 5 ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës. Sistemi bankar SWIFT ka njoftuar se më 12 mars do të përjashtojë nga rrjeti i tij global shtatë banka ruse, duke qëndruar kështu në të njejtën…
Një kërkesë për divorc e bërë 3 muaj më parë është pranuar së fundmi nga gjykata e Los Angeles. Bëhet fjalë për yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, e cila kishte kërkuar divorcin nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West. Kështu gjykata pranoi të ndryshojë statusin e saj martesor të mërkurën dhe Kardashian është zyrtarisht beqare. Ndërkohë nga ana tjetër, reperi i njohur amerikan, Kanye West kundërshtoi kërkesën. Dyshja në fjalë kanë katër fëmijë bashkë dhe kishin 7 vjet të martuar. Në dokumentet ligjore, Kardashian tregon se komentet publike ish-burrit të saj për divorcin e tyre i kanë shkaktuar shqetësime…
Protesta të shumta po mbahen në Rusi kundër luftës në Ukrainë. Të rinj, gra dhe burra kanë dalë në protestë, midis tyre madje edhe ata që i kanë mbijetuar luftës me regjimin nazist të Adolf Hitlerit. Në tubimin e sotëm në Shën Petersburg, kundër luftës në Ukrainë, u ndalua edhe e mbijetuara Elena Osipova, e cila i mbijetoi bllokadës së Leningradit në vitin 1941. Në atë periudhë Gjermania naziste krijoi një bllokadë të zgjatur ushtarake, e ndërmarrë nga jugu dhe veriu kundër qytetit të Leningradit në Frontin Lindor të Luftës së Dytë Botërore. Policia ruse ka arrestuar protestuesit në Shën…
Shumë zëra nga Rusia kanë thënë se studentët në Ukrainë po përdoren nga forcat e armatosura ukrainase si “mburojë njerëzore” dhe se “po vinin në lojë çdo mjet të mundshëm për t’i penguar ata të largoheshin dhe të hynin në territorin rus”. Por kjo gjë është mohuar plotësisht nga qeveria indiane. Përmes një deklarate të ditës së sotme, Ministria e Jashtme indiane theksoi se nuk kishte marrë asnjë raport zyrtar në lidhje me ndonjë situatë pengmarrjeje të ndonjë studenti në Ukrainë. Madje në reagimin e ministrisë, thuhet se India ka kërkuar mbështetjen e autoriteteve ukrainase për të rregulluar trena specialë…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, postoi një video-mesazh të ri për qytetarët mbrëmjen e së mërkurës, duke u kërkuar atyre që të vazhdojnë luftën kundër pushtuesve rusë. Videoja e postuar në rrjetin social Facebook ka mbishkrimin: “Çdo pushtues duhet ta dijë: do të kundërshtohen ashpër nga ukrainasit”. “Ne jemi një komb që prishi planet e armikut brenda një jave”, tha presidenti Zelensky. “Ne i ndaluam ata”, shtoi ai. Zelensky tha se ushtarakët rusë që janë kapur nga ukrainasit “nuk e dinë pse janë këtu” dhe se ushtarët e armikut “po ikin përsëri në Rusi”. Ai shtoi se trupat janë “fëmijë…