Mbi 1 milion persona janë larguar tashmë nga Ukraina për shkak të pushtimit të vendit nga Rusia. Ky lajm i publikuar nga “The Guardian”, i referohet shifrave të agjensisë për refugjatët pranë Organizatës së Kombete të Bashkuara. OKB thekson se ky eksod që po ndodh tani në Ukrainë është më i shpejti që ka ndodhur ndonjëherë përgjatë këtij shekulli. Në një deklaratë të dhënë, kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi tha: “Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje. Ka ardhur koha që lufta të marrë…
Author: tirana
Orët e para të ditës do të jetën me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat verilindore. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku në zona të izoluara të Shqipërisë vranësirat do të mund të sjellin reshje të pakta dhe të papërfillshme. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Dashi Nëse ndiheni të lënë pas si pasojë e suksesit të një tjetri, mos u shqetësoni, çdokush do e ketë momentin e tij. Me rëndësi është që të mos hiqni dorë nga dëshira për të përparuar. Demi Mundohuni të kaloni më shumë kohë në natyrë nesër. Bëni një shëtitje të gjatë jashtë. Kjo do t’ju ndihmojë që të tejkaloni çdo stres të akumuluar përgjatë këtyre ditëve. Binjakët Roli në jetë ndryshon, askush nuk mund të jetë në vendin e “shoferit” gjatë gjithë kohës. Por nesër ju mund të prisni një ndryshim më radikal. Një mik apo një partner papritmas do…
Nën masa të rrepta sigurie mjete të policisë dhe ushtrisë transportuan sot në mëngjes materialet zgjedhore drejt qytetetit të Peshkopisë.Në këtë bashki ka 100 qendra votimi dhe në lista janë mbi 50 mijē votues.Në garē janē Rahim Spahiu për PS, Luan Haka për PD dhe Premtim Kryemadhi për koalicionin Poli i Lirisë.
Gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin e Ministrave, është vendosur që qytetarët amerikanë të mund të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në një vit. Gjithashtu, këta shtetas mund të rihyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat të ri deri në një vit, nëse kanë qëndruar më shumë se 90 ditë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Këshillit të Ministrave: 1. Shtetasit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e…
Katër anëtarë të një familjeje shqiptare janë gjetur të vdekur në zonën e Andravidës në Ilia. Fillimisht u raportua se bëhet fjalë për një masakër, ku babi shqiptar vrau gruan e tij fillimisht, më pas dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra. Megjithatë, burime të tjera policore thanë se krimi po konsiderohej nga ish-bashkëshorti i gruas , i cili vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, duke lënë të gjallë vetëm fëmijën e tij, rreth 11 vjeç, i cili ishte fëmijë i martesës së tij të mëparshme me viktimën.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se themelimi i Fondit të Sigurisë do të ndikojë për fuqizimin e nivelit të sigurisë së vendit në të ardhmen dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit dhe diasporës që të kontribuojnë në këtë drejtim. Ai në një postim në Facebook shprehet se pa ushtri cilësore, asnjë projekt nuk është i sigurt. “Historia jonë ka qenë gjithnjë artikulim i ndjenjës së lirisë ndër njerëzit tanë. Çdo familje e jona e ka prekur sakrificën. Populli ynë e di më shumë se kushdo tjetër se çdo arritje duhet të sigurohet. Nëse shekulli i shkuar…
Historia e një vajze shqiptare të mbetur në mes të konfliktit të armatosur në Ukrainë, ka patur një fund të lumtur. Babai i saj u nis nga Shqipëria dhe e gjeti atë në Ukrainë, për ta kaluar më pas përtej kufirit drejt Moldavisë. Kjo është vajza e mbetur në Kiev dhe e rrezikuar mbase për mos ta parë më kurrë babain e saj. Gazetari i TCH, Veliu, dy ditë më parë solli historinë e përpjekjeve të ethshme të babait të saj nga Shkodra për ta nxjerrë vajzën nga ferri i luftës. Me shumë vështirësi dhe mundim ia doli ta ketë…
Bullgaria njoftoi sot, dëbimin e dy diplomatëve rusë për spiunazh dhe u dha atyre 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi, njoftoi ministrja e Jashtme Teodora Gedovska. “Dy diplomatë rusë u shpallën të padëshirueshëm pasi morën një letër nga prokurori i përgjithshëm,” u tha Gedovska gazetarëve. Ministria e Jashtme shpjegoi se kishte “marrë prova të aktiviteteve të spiunazhit ” në emër të tyre. Sipas prokurorisë, një nga diplomatët ka marrë informacion sekret që nga viti 2016 nga një zyrtar bullgar i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili u akuzua sot. Gjykatësit nuk dhanë detaje të mëtejshme për shtetasin e dytë…
Gjermania ka vijuar me sanksionet ndaj Rusisë. ëtë herë ajo ka vendosur të ndalojë të gjitha produktet ruse në supermarkete dhe pijen tradicionale ruse, Vodkën. Më herët edhe SHBA ka vendosur sanksione të tjera ndaj Rusisë që kishin si synim uljen e statusin te Rusisë si një furnizues kryesor i energjisë me kalimin e kohës. Përveç kësaj, SHBA dhe aleatët po identifikojnë 22 “entitete të lidhura me mbrojtjen” ruse, duke përfshirë firma që ofrojnë mbështetje teknologjike dhe materiale për ushtrinë ruse.
Abramovich ka nxjerrë në shitje Chelsea-n. Pas vendimit për t’u larguar nga pozicioni i presidentit, ai ka konfirmuar në një komunikatë zyrtare për shtyp vendimin për ta shitur ekipin, duke saktësuar se të ardhurat nga shitja do t’i shkojnë një fondi bamirësie për personat e goditura nga lufta në Ukrainë. Komunikata e Abramovich “Doja të sqaroja spekulimet e bëra në ditët e fundit në lidhje me pronësine time të Chelsea-t. Siç kam thënë më parë, kam marrë gjithmonë vendime në interes të klubit. Kështu, në situatën aktuale kam marrë vendimin ta shes Chelsea-n, sepse besoj se është gjëja më e…