Katër avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, sipas Forcave të Armatosura Suedeze. “Në vazhdën e situatës aktuale ne e shikojmë këtë ngjarje shumë seriozisht”, thuhet në faqen e saj të internetit. Forcat e Armatosura Suedeze shtuan se shkelja ishte e shkurtër dhe ndodhi në lindje të ishullit suedez të Gotland.
Author: tirana
Ish-deputeti i Rajonit të Luhansk, republikë e vetëshpallur e pavarur me ndihën e Putinit, është gjetur i vdekur ditën e sotme. Volodymyr Struk, në vitin 2014 ishte një mbështetës aktiv i Republikës Popullore të Kinës, po ashtu edhe mbështetës i pushtimit rus të rajonit të Luhanskut. Javën e fundit, ai mori në mënyrë aktive një pozicion pro-rus, duke nxitur deputetët e këtij rajoni për të komunikuar me Federatën Ruse dhe Republikën Popullore të Kinës. Më 1 mars 2022, gruaja e tij deklaronte se ai ishte rrëmbyer nga persona të panjohur me uniformë kamuflazhi. Ai është goditur me armë zjarri në…
Një shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni hekurudhor në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, është raportuar nga një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës. Menjëherë pas raportit, presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili sapo ka filluar të mbajë një fjalim televiziv, tha se forcat ruse po bombardojnë kryeqytetin ukrainas.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zbulon se vendi ynë dërgoi mbështetje konkrete me materiale ushtarake në Ukrainë që pa filluar lufta, kur shërbimet e inteligjencës së NATO dhe SHBA zbardhën në kohë planet e Rusisë. “Së pari, më duhet të them që Shqipëria është anëtare e NATO dhe ne e kemi të harmonizuar veprimin tone dhe qendrimin me aleancën e NATO-s. Jemi vend i vogël, modest, por jemi përpjekur vazhdimisht të kontribuojmë. Kemi qenë aktiv në misionet dhe operacionet e NATO nëpër botë. Jemi një nga vendet që po ndajmë peshën e kontributit të drejtpërdrejtë në ndihmë të Ukrainës. Qëndrimi…
Për shkak të rolit të saj si opinionistë në BBV, Balina Bodinaku është vënë shpesh në “shënjestrën” e fansave por dhe shumë e komentuar po ashtu në rrjetet sociale. E ftuar në emisionin e Aulona Mustës, Bodinaku u ndal tek dy momente të vështira në jetën e saj dhe njëri prej tyre ishte divorci. Ajo tha se u përballë me një situatë kritike shëndetësore. “Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha fare fëmijë, rreth 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja…
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa po përballet me një çështje ligjore pasi është akuzuar nga grupi i muzikës reggae, ‘’ Artikal Sound System’’ se kënga e saj hit e vitit 2020 ‘’ Levitating’’ është kopje e këngës së tyre “Live Your Life” e lançuar në vitin 2017. Siç raportohet nga TMZ, një padi është ngritur në gjykatën e Los Anxhelosit për këngëtaren dhe labelin e saj Warner për shkelje të të drejtave të autorit.Nga ana tjetër grupi i njohur muzikor është duke kërkuar çdo fitim të bërë nga suksesi i këngës ‘Levitating’.
Nga Mero Baze Serbia ju bashkua 141 shteteve që votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të dënuar pushtimin e Ukrainës “në formën më të ashpër të mundshme”. Tre ditë më parë Serbia ishte në një listë me Bjellorusinë, Koren e Veriut, Sirinë dhe Eritren, duke mos ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa sot ka bërë një kapërcim domethënës, duke tejkaluar dhe vendet që abstenuan. Është e qartë se vendimi është marrë nën presionin e pamëshirshëm të diplomacisë perëndimore. Ajo që binte në sy këto dy ditët e fundit ishte se dhe zyrtarët më të…
Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka marrë pjesë në një takim të Sali Berishës në Dibër, ku ka bërë thirrje të votohet kandidati i këtij të fundit. Ai ka mbajtur edhe një fjalim, teksa është përlotur kur fliste për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA. “Në këtë fushatë të gjithë bëjmë premtime, por ai që ka të drejtë të bëjë premtime, është vetëm Premtimi sepse ai ka edhe emrin, por me siguri edhe do mbajë premtimet. Prandaj duhet votuar për Premtimin. Doktor, unë kam diçka që e kam thënë me miqtë e mi dhe po e them edhe për dibranët.…
Qeveria hap 855 vende të reja pune për këtë vit. Në vendimin e publikuar pasditen e sotme, qeveria ka vendosur që numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2022 është gjithsej, 855 të ndara sipas kategorive të mëposhtme: a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 53; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190; ç) Për kategorinë ekzekutive 604. Sipas vendimit, qeveria kërkon këto profesione: – Shkenca juridike; – Audit i brendshëm; – Shkenca ekonomike; – Shkenca ekonomike/juridike; – Shkenca shoqërore; – Shkenca sociale; – Histori-filologji; –…
Manuel Sarrazi emërohet e Dërguar e Posaçme e Qeverisë Gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ministrja e Jashtme Federale Annalena Baerbock deklaroi se: “Në kabinetin qeveritar ne kemi vendosur për të emëruar Manuel Sarrazin të Dërguar të Posaçëm të qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Jam veçanërisht e lumtur për këtë, sepse e vlerësoj shumë Manuel Sarrazin-in dhe e di saktë se me çfarë pasioni ai angazhohet për çështjet e Ballkanit Perëndimor.Pikërisht në situatën e tanishme, stabiliteti dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është prioritet i lartë strategjik i Gjermanisë. Ne si qeveri federale e kemi krijuar pozitën e…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që dënon veprimet e Rusisë në Ukrainë. 141 anëtarë votuan pro rezolutës ndërsa 5 kundër. 34 shtete abstenuan. Votimin e përshëndeti edhe ambasdorja e SHBA në vendin tonë. “HISTORIKE. Më shumë se 2/3 e vendeve anëtare të OKB-së votuan në favor të rezolutës që denonconte agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. SHBA është krenare që ka qenë bashkëpenëmbajtëse me Shqipërinë në këtë rezolutë” – shkruan Kim.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua. Sipas njoftimit të policisë, makina me drejtues shtetasin me iniciale A.D ka humbur kontrollin duke përplasur 3 këmbësorë, 2 prej tyre në spital ndërsa një grua ka ndërruar jetë. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën…