Author: tirana

Vladimir Putin ka bërë shumë armiq gjatë karrierës së tij të gjatë politike. Pas një angazhimi 15-vjeçar në radhët e KGB-së sovjetike, ai kreu punë të ndryshme përpara se ish-presidenti Boris Jelcin ta emëronte në vitin 1999 në postin e kryeministrit. Në fund të po atij viti, ai mori postin e presidentit të Rusisë pasi dorëheqjes së Jelcin. Një pozicion që ai e mbajti zyrtarisht në vitet 1999-2008. Për 4 vite ai mbajti postin e kryeministrit, ndërsa u bë sërish president në vitin 2012, post që e mban ende sot. Ai ka ndryshuar edhe kushtetutën e vendit, dhe sipas planeve…

Read More

Pasi u shty si koncert dy herë prej pandemisë dhe goditjeve të njëpasnjëshme që i bëri kjo e fundit jetës së natë dhe muzikës live, tani nuk ka më dyshime, Maluma më në fund do të jetë në Tiranë.Ardhja e tij u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e koncertit është 14 mars 2022, pra 2 javë nga tani. Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatorët e këtij koncerti kanë bërë me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.…

Read More

Jonida Vokshi po përgatit rikthimin në ekran. Aktorja ka ngacmuar së fundmi ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një postim rreth projektit të ri që po sjell. Ajo ka postuar një foto në Instastory, ku shihet vajza e saj me një libër në dorë duke shkruar: “Po bëhet gati për tek ‘Gjeniu i vogël’. Në fakt po bëhemi të dyja”, duke nënkuptuar se ajo do jetë moderatorja e emsisionit që u dedikohet fëmijëve dhe rikthehet pas shumë vitesh në ekran.

Read More

Kryeministri Rama ndodhet ditën e sotme në Lushnjë në takim me të rinjtë e qytetit disa ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e vuri theksin në rëndësinë e lirisë dhe demokracisë së një vendi. Sipas Ramës, këto janë shumë të cenueshme, dhe se kush mendon se mund t’i ketë përgjithmonë, Ukraina është shembulli që kjo nuk ndodh. Rama thotë se Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky është një personazh i veçantë, pasi në kushtet e një sfide të madhe siç është lufta, ai u kthye në frymëzim për të gjithë botën. “Një ditë zgjedhjesh…

Read More

Kur kanë kaluar 7 ditë nga pushtimi rus në Ukrainë, mbetet e paqartë se sa viktima janë shënuar në të dyja kampet. Por video dhe foto të shumta nga fushat e betejës sugjerojnë se forcat pushtuese kanë pësuar viktima të rënda. Kyiv Independent mori një mesazh audio WhatsApp të regjistruar nga një grua me banim në qytetin Aleysk në rajonin Altai të Rusisë rreth 3,500 kilometra në lindje të Kievit.Në mesazhin zanor, një grua e paidentifikuar qan duke i thënë anëtarit të saj të grupit WhatsApp se “brigada e tankeve” lokale ishte “shkatërruar totalisht në Ukrainë”. Në veçanti, ajo përmend…

Read More

Presidenti Biden ka bërë gafën e radhës në fillim të fjalimit tradicional në Kongresin për Gjendjen e Vendit.Duke folur për popullin e pushtuar, me qëllimin për të lavdëruar rezistencën ekstreme përballë rusëve, Biden tha “iranianë” në vend të “ukrainas”.“Putin- tha Biden mund të rrethojë Kievin me tanke, por nuk do e pushtojë asnjëherë zemrën dhe shpirtin e popullit iranian”. Gabimi i tij bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale dhe frymëzoi shumë meme. Komentet ishin të shumta sidomos nga ana e republikanëve. Mediat amerikane shkruajnë se presidenti amerikan ka vështirësi në të folurin rrjedhshëm që kur ishte fëmijë.

Read More

Janë 20 shtetasit e Ukrainës që janë futur në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare tokësore të Qaf Thanës, që nga nisja e luftës në Ukrainë. Policia kufitare konfirmon se ukrainasit e ardhur deri më tani nuk kanë kërkuar ndihmë as për strehim dhe as për akomodim. Mendohet se shtetasit ukrainas mund të kenë apartamente në bregdetin shqiptar.

Read More

Matja e densitetit kockor për personat që kanë probleme me shëndetin e kockave, tashmë nuk do të bëhet vetëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Për të shmangur radhët në marrjen e këtij shërbimi, kryerja e testit të densitetit kockor do të bëhet edhe pranë Poliklinikës Qendrore. Nëpërmjet skemës së referimit qytetarët tashmë do të mund të kryejnë falas këtë test pranë kësaj poliklinike në kryeqytet. Do të jetë mjeku i familjes dhe ai specialist që do të rekomandojnë edhe nevojën për matjen e densitetit kockor për çdo person. Në këto kushte çdo pacient i siguruar mund të paraqitet tek…

Read More

Blutë ndaluan shtetasen “E. L.,64 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se mbante lokalin dhe shfrytëzonte për prostitucion shtetasen P. T”. Gjithashtu, sic dëgjohej dhe në kameran e fshehtë ku prostituta thoshte se Lushi kishte të afërmit e saj në Polici dhe nuk e ngacmonte njeri, mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të nisur hetimin disiplinor për punonjësit e Policisë, shtetasit A. P. dhe F. P., për shkelje të rëndë disiplinore. Njoftimi nga policia Fier: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me…

Read More

Nga “Corriere della Sera” Pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014, pa gjuajtur asnjë plumb, ministri i Mbrojtjes ruse, Sergey Shoigu, ndoshta është ndjerë si Aleksandri III, babai i Carit të fundit, Nikolla II. “Sovraniteti i Rusisë garantohet nga ushtria dhe flota e saj”, tha ai, duke përsëritur frazën e Carit, i cili u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij se ato të dyja ishin të vetmet aleate të vërteta mbi të cilat mund të mbështetej vendi i tij. I lindur dhe i rritur në BRSS, Shoigu është mësuar gjithmonë të kënaqë vullnetin e atyre që drejtojnë makinën (shtetin). Ai vjen…

Read More

Forcat e Armatosur ukrainase kanë raportuar pak ditë më parë se po përdorin dronë të Turqisë Bayraktar TB-2. Sipas shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ky dron turk ka shkatërruar një skalion që dërgonte karburant dhe municione për trupat ruse. Ndërkohë, së fundmi po bëhet virale një këngë e kushtuar për dronin “Bayraktar TB-2” nga forcat ukrainase në shenjë falenderimi.

Read More

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e zonës rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë. Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi tha se diplomatët rusë në Vjenë kanë informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se personeli po vazhdon me punën e tij dhe se nivelet e rrezatimit “mbeten normale”. Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë dhe ka 6 nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, sipas deklaratës. Sipas disa raportimeve, qytetarët ukrainas po përpiqen të bllokojnë rrugët që të çojnë në termocentral. Në videot e publikuara në rrjetet sociale ukrainasit shihet duke ngritur…

Read More