Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj zërave se Shqipëria nuk po jep asnjë ndihmë për Ukrainën. Përmes rrjeteve sociale, ai konfirmon se vendi ynë jo vetëm ka dhënë ndihma, por ka qenë ndër të parët. Megjithate, sipas Kryeministrit, Qeveria nuk ka preferuar ta bëjë publike këtë akt. “Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës“,…

Read More

Ekipet e shpëtimit në Kharkiv po kërkojnë për një fëmijë të vogël mes rrënojave të një ndërtese të goditur nga raketat ruse, ka thënë zëdhënësi i shërbimit të emergjencave, Yevhen Vasylenko, raporton “BBC”. “Qendra e qytetit sapo është goditur nga raketat”, është shprehur ai, teksa ka publikuar edhe pamje nga ndërtesat e shkatërruara nga raketat. Ai ka thënë se zyrat e këshillit bashkiak, Pallati i Punës dhe disa banesa banimi janë dëmtuar nga shpërthimet e forta. “Njerëzit po kërkojnë ndihmë. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje, duke kërkuar çdo familje, duke i nxjerrë njerëzit nga banesat”, ka deklaruar zyrtari,…

Read More

BE ka miratuar me shpejtësi sanksione shumë të rënda kundër sistemit ekonomik të Rusisë, industrive të teknologjisë së lartë dhe elitës së saj të korruptuar. Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von del Leyen. “Vendimi i sotëm për të shkëputur bankat kryesore ruse nga rrjeti SWIFT do të dërgojë një mesazh tjetër të qartë për Putinin dhe Kremlinin”, tha ajo. At the speed of light, the EU has adopted heavy sanctions against Russia’s financial system, its high-tech industries and corrupt elite. Today’s decision to disconnect key Russian banks from the SWIFT network will send yet another very clear signal…

Read More

2 helikopterë “Cougar” të ushtrisë shqiptare janë nisur ditën e sotme drejt Polonisë. Siç shihet në foto, dy kamionë ku ndodhen helikopterët janë fotografuar në Kakavijë dhe fillimisht do të nisen drejt Greqisë, për të shkuar më pas në destinacionin final. Ndonëse lufta në Ukrainë është në ditën e 7 dhe e gjithë bota i ka sytë drejt saj, nisja e helikopterëve shqiptarë në Poloni nuk ka lidhje me pushtimin rus. Abc mëson se helikopterët po shkojnë për remont në Poloni, një praktikë e zakonshme që ndiqet për mirëmbajtjen e tyre. Itinerari për çuarjen e avionëve nis nga Greqia me…

Read More

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës vijon të jetë e përshkallëzuar. Mes rezistencës së Ukrainës dhe forcave ushtarake ruse të cilët nuk i kanë ndalur sulmet, nuk kanë munguar edhe fotografitë nëpërmjet të cilave tregohet qartë gjendja në të cilën ndodhet vendi , i cili tashmë është thuajse i shkatërruar. Por pavarësisht sulmeve të vazhdueshme, duket se përparimi i Vladimir Putin drejt kryeqytetit, Kiev thuajse ka ngecur përballë ukrainasve që guximshëm , luftojnë për lirinë e vendit të tyre. Fotot e publikuara nga The Sun tregojnë qytetin Bucha, vetëm 20 milje larg kryeqytetin, mes rrënojash të shkatërruara tankesh dhe pajisjeve ushtarake…

Read More

Teksa Rusia vijon betejën në ditën e shtatë për të marrë Kievin, ushtria ukrainase ka arritur të zmbrapsë trupat ruse nga qyteti verior i Chernihivit, i cili shtrihet mes Kievit dhe Bjellorusisë. Ushtria e Ukrainës raporton se qyteti i Chernihiv është sulmuar nga raketat ruse, të cilët kanë tentuar të marrin kontrollin e qytetit, por që kanë dështuar. Raketat kanë goditur ndërtesat administrative pranë spitalit të qytetit, ka njoftuar ushtria ukrainase, duke shtuar se vala e shpërthimeve dëmtoi spitalin, por në atë kohë pacientët ndodheshin në një strehë të sigurt. Nga shpërthimet është dëmtuar furnizimi me ujë.

Read More

Nga data 7 mars 2022, çdo kërkesë për rimbursimin e TVSH-së do të bëhet vetëm online, përmes Platformës Dixhitale të Rimbursimit të TVSH-së. Lajmi konfirmohet nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, e cila ka vënë në dispozicion udhëzuesin, që orjenton tatimpaguesit hap pas hapi për mënyrën sesi duhet të përdoret platforma online e rimbursimit.Sipas DPT-së, një nga objektivat parësorë, që do të realizojë përdorimi i platformës digjitale është eliminimi përfundimtar i kontakteve fizike me punonjësit e administratës tatimore, duke eliminuar çdo mundësi abuzimi, si edhe çlirimi i tatimpaguesve nga dokumentet në letër dhe nga koha e pritjes.Falë automatizimit të sistemit,…

Read More

Gjashtë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë propozuar një projekt rezolutë në Kuvend ku kërkohet të dënohet agresioni rus mbi Ukrainën si dhe i kërkohet qeverisë shqiptare të ndihmojë në shpëtimin e jetës së civilëve ukrainas. Deputetët Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Isuf Cela, të shkëputur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, si mbështetës të ish kryeministrit Berisha i kërkojnë qeverisë largimin nga nisma “Ballkani i hapur”. “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i kërkon Qeverisë të largohet menjëherë nga nisma “Ballkani i hapur” që bie në kundërshtim me interest kombëtare të Republikës…

Read More

Abdalla Bakr 33 vjeç, me origjinë egjiptiane dhe banues në Tiranë është vënë në pranga nga policia e Sarandës. Sipas njoftimit të policisë të Sarandës, qytetari Abdalla Bakr është kapur në kufije, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol duke transportuar 4 shtetas sirianë të kalonin në vendet fqinje, me destinacion vendet e BE-së. Arestimi i tij është bërë për veprimtarin kriminale duke iu dhënë ndihmë 4 qytetarëve të huaj, për kalimin e paligjshëm të kufirit. Njotim i Policisë Sarandë Finalizohet operacioni policor i koduar “KONISPOLI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm…

Read More

Vjedhja e energjisë elektrike ka çuar në zbulimin e një “shtëpie bari” në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë. Deri më tani në shtëpi janë gjetur 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme. “Në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., në lagjen “Kushtrimi”, u gjetën të kultivuara në kova plastike, në një ambient të mbyllur, rreth 330 bimë narkotike, mbi të cilat ishin të vendosura 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe objekte të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, të cilat u sekuestruan në…

Read More

Vazhdon dita e shtatë e rezistencës heroike të popullit ukrainas ndaj pushtimit rus.Sipas informacioneve nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, në drejtimin e Podilsk, rusët po përpiqen të vazhdojnë ofensivën përgjatë kufirit të Horenychi, Hostomel, Demidiv në drejtim të Kievit në mënyrë që të bllokojnë kryeqytetin nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore. Në rajonin e Zhytomyr ka deri në tre BTG (Battalion tactical group) nga Ushtria e 5-të e Kombinuar e Armëve të Rrethit Ushtarak Lindor të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Në drejtimin verior, deri në shtatëmbëdhjetë BTG të forcave pushtuese, me gjithë humbjen e fuqisë punëtore dhe pajisjeve,…

Read More

Në autostradën në afërsi të Fushë-Milotit, djegia e shkurreve dhe mbetjeve është kthyer në një problem për lëvizjen e automjeteve. Erërat e fuqishme po ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të flakëve ndërkohë që në një distancë diku tek 20 metra nga zjarri ndodhet dhe një pikë karburanti. Pritet që zjarrfikësja të mbërrijë në vendngjarje, ndërsa është krijuar goxha vështirësi në lëvizjen e mjeteve për shkak të pranisë së lartë të tymit në rrugë.

Read More