Në asamblenë e Zakonshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit e cila u mbajt pak çaste më parë, u vendos të shtyhet zhvillimi i procesit zgjedhor i cili ishte parashikuar për sot. Data e caktuar për t’u mbajtur ky proces u vendos 15 marsi, ora 10:00. Mësohet se gjatë mbajtjes së kësaj asambleje, disa anëtarë të Komunitetit Ekzekutiv të cilët ishin pjesë e zgjedhjeve janë tërhequr nga gara. Bëhet fjalë për zv.Presidentin e federatës, Edvin Libohova, Bardhyl Minxhozi, Enkelejd Alibeaj dhe Edmond Spahiu.
Author: tirana
Moderatorja Egzona është përfolur për raportin që ka pasur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosaj. Në Post Big Brother, u shpreh se do të donte që të kishte një përballje me Beatrixën pasi ka dëgjuar gjëra shokuese nga deklaratat e saj. “Trixa ka pasur disa deklarata shokuese për mua. Por më vjen keq që Trixa ka pritur të gjejë tek unë një Trixë të dytë”, tha ajo pasi ka pasur raport të afërt me Donaldin. Mes të tjerash, ajo tha se nuk hyri brenda shtëpisë së famshme për t’i dërguar sinjale Donaldit apo që…
Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Boris Johnson, sipas një mesazhi të postuar në Twitter. Zelensky falënderoi kryeministrin britanik për ndihmën që i ka dhënë Ukrainës. Ata diskutuan “sanksionet e reja kundër Rusisë, për agresionin barbar kundër Ukrainës, si dhe hapat për të mbyllur çdo boshllëk dhe për mos ti krijuar asnjë mundësi Rusisë për të anashkaluar sanksionet aktuale dhe të ardhshme.
Na disa pamje të publikuara nga “BBC”, shihet se trupat ruse kanë mbërritur në qendër të qytetit jugor të Ukrainës, Kherson. Në videon në fjalë dëgjohen gjithashtu të shtëna armësh. Rusia pretendon se e ka marrë këtë qytet, por autoritetet lokale ukrainase thonë se qyteti Kherson është nën kontrollin e Ukrainës. Pamjet tregojnë ushtrinë ruse në qendër të qytetit, duke përfshirë tanke dhe ushtarë të veshur me shiritat e bardhë.
Një artist nga Kosova i quajtur Alkeny Pozhegu, krijoi një portret përafërsisht 8 metra katror të Zelensky-t në Gjakovë. Pozhegu është një specialist i mozaikëve të bërë me fara. Kjo vepër e artistit kosovar ka tërhequr menjëherë vëmendjen e botës. Shumë njerëz që e kanë parë, e kanë pëlqyer dhe e kanë shpërndarë me shpejtësi. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është kthyer ditët e fundit një frymëzim për mbarë botën dhe shumë e konsiderojnë si një “hero” për popullin e tij në Ukrainë.
Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të mërkurë ka qenë në Dibër ku ka prezantuar para dibranëve kandidatin për kreun e bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e 6 marsit. Berisha në fjalën e tij është shprehur se është koha që ti japim fund projekteve shkatërruese për Dibrën, siç është Skavica. Ndër të tjera ai ka theksuar se Rruga e Arbrit duhet që të mbaronte që në 2015 por fakti që kanë përfituar ka sjellë dhe vonesa të tilla. Sipas tij nuk do të ketë asnjë tra në këtë rrugë pasi Partia Demokratike nuk do e lejojë një gjë…
Pas shumë muajsh larg të bijës, Ilir Shaqiri ka mundur të takojë vajzën e tij Emily në Itali. Balerini shqiptar ka publikuar një video me të bijën mëngjesin e sotëm duke shkëmbyer puthje dhe përqafime. “Mirëmëngjes kështu”, ka shkruar Iliri në videon me Emily-n. Balerini ka shtuar se gjithçka ka shkuar mirë, duke nënkuptuar se dhe gjendja shëndetësore e Emilyt pas Covid është shumë e mirë. Brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Iliri ka pohuar disa herë se mungesa e vajzës ishte ajo që vuante më shumë, pasi nuk kishte qëndruar asnjëherë aq larg saj.
Lufta në Ukrainë ka patur një ndikim të gjerë në mbarë botën, përfshirë këtu edhe futbollin. Shumë miliarderë rusë ishin të angazhuar në futboll, përmendim këtu edhe Roman Abramovic, ish-pronarin e Chelsea-t që vendosi të largohet nga ky post pas sanksioneve që Britania e Madhe i vuri Rusisë. Është ende e paqartë se cila do të jetë e ardhmja e klubit londinez pas largimit të presdientit të tyre. Megjithatë për të shmangur çdo skenar të padëshiruar, blutë kanë nisur të projektojnë një të ardhme duke shqyrtuar mundësinë për një vetë menaxhim më të mirë. Në këtë pikë, blutë janë të…
Shqipëria është një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane. Ky është vlerësimi i Raportit vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili përfshin gjithashtu dhe një tjetër kapitull mbi pastrimin e parave, sipas të cilit “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”. Gjendja e trafikut të lëndëve narkotike Sipas raportit “kanabisi shqiptar…
Mbështetja që Bjellorusia po i bën Rusisë për pushtimin e Ukrainës bëri që BE të marrë masa duke vendosur sanksione të reja kundër këtij vendi. Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, presidenca franceze e Bashkimit Europian bëri me dije se diplomatët e BE-së kanë miratuar sanksione të reja kundër bjellorusëve dhe goditja do të jetë në ekonomi. Sanksionet do të përfshijnë lëndën drusore, çelikun dhe kaliumin”, thuhet në deklaratë. Me aq sa bën të ditur një zyrtar të BE-së, një nga objektivat e sanksioneve të reja që u ndërmorr kundër Minskut ishte ndalimi i eksporteve të mallrave nga Bjellorusia në…
Agjenti i Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës, Arbër Sula është vetëdorëzuar ditën e djeshme në polici. Ai akuzohet si autor i gjarjes së ndodhur në datën 14 dhjetor 2021, ku pas një përleshjeje për radhën në një market u vra shtetasi Jurgen Duka, 29-vjeç. Pasi ka dorëzyar armën dhe janë kryer proceduarat e identifikimit nga policia, Arbër Sulës i janë vendosur prangat. Gjithashtu është mësuar se polici përgjatë këtyre dy muajve e gjysmë që ka qëndruar në arrati, ka qenë brenda territorit të vendit dhe nuk ka tentuar të largohet jashtë. Sipas burimeve për abcneës.al nga policia,…
Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo tha se aktualisht janë 50 pacientë të shtruar në spitale. Çomo deklaroi se 10% e tyre janë forma të rënda dhe kritike, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar. Çomo tha se pavarësisht uljes së shifrave, ka çdo ditë viktima. “Një muaj më parë kemi pasur të shtruar 175 pacientë. Sot numri i pacientëve është 50 të shtruar në spital. 10% janë forma të rënda dhe kritike. Pjesa e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar. Pavarësisht se kemi ulje…