Author: tirana

Zgjedhjet për President të FSHF-së do të mbahen më 15 mars ora 10:00, zgjedhje që janë cilësuar të pazakontë për shkak se gjykata para disa ditësh e ka cilësuar të paligjshëm zhvillimin e këtij aktiviteti. Pas propozimit nga ana e zv.Presidentit të FSHF-së, Edvin Libohovës, është votuar në mënyrë unanime kjo datë për zhvillimin e procesit zgjedhore.

Read More

SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshmën ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike. Për dy të bashkëpanehurat e Vodës, Florida Beu dhe Majlinda Hasani SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj. Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar…

Read More

Prej kohësh ishte parashikuar që ditën e sotme të zhvilloheshin zgjedhjet për Presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe për Kominitetin Ekzekutiv, por një betejë e ashpër e ditëve të fundit dhe një vendim gjykate që i konsideroi si të parregullta këto zgjedhje duket se i bëjnë ato të pavlefshme. Por pavarësisht kësaj, sot është mbajtur asambleja në ambeintet e FSHF-së dhe në fjal e tj, presidenti aktual Armand Duka kërkoi të lihet mënjanë mllefi dhe të tregojmë vetëm dashuri për sportin. “Duke kërkuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, kam gjetur gjërat që duhet…

Read More

Miratohet zëvendësimi i mandatit të Gent Ibrahimit. Mirela Bogdani, e cila ishte e vetmja do të zëvendësojë Ibrahimin.  Në votimin në Kuvend, për Mirela Bogdanin ishin 81 pro tre kundër dhe një abstenim, sërish më shumë se 77-tëshja e maxhorancës.

Read More

Më 25 tetor 1956, Presidenti Dwight Eisenhower u mbajti një fjalim fushate të adresuar ndaj përkrahësve brohoritës në Madison Square Garden në qytetin e Nju Jorkut. Ai mbrojti kohën e tij në detyrë, sulmoi demokratët dhe i kushtoi një gjysmë fjalie të paqartë temës së Evropës Lindore. Amerika, tha ai, nuk do ta harronte kurrë popullin e Polonisë dhe Hungarisë. Dhe kaq ishte. Gjë që do të ishte mirë, po të mos ishte për faktin që një ditë më parë 30,000 trupa të Ushtrisë së Kuqe dhe 1,000 tanke kishin hyrë në Hungari. Qytetarët hungarezë po i luftonin në rrugë…

Read More

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur heqjen e orës policore në vendin tonë. Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se ata që janë të prekur nga COVID do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Ndërkohë Komiteti ka sugjeruar që vaksinimi të vazhdojë që nga mosha 12-vjeç. “Kuptohet që tashmë kemi një situatë më të favorshme se ajo që kemi pasur edhe një javë përpara. Niveli i masave vazhdon të mbetet i tillë. Ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Vaksinimi si e theksoi edhe…

Read More

Nëpërmjet një raporti të hartuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, njoftohet se 677,243 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi. Shumica e tyre rezulton se janë strehuar në vendet fqinje, raporton “skynews”. Në vijim, kemi sjellë shifra më të detajuara se sa qytetarë janë larguar dhe ku janë strehuar konkretisht, bazuar ne raportin e OKB-së. Poloni – 377.400 Hungari- 89.561 Moldavi – 65.391 Sllovaki – 54.304 Rumani- 38.461 Bjellorusi – 329 Ndërkohë, 51,797 persona janë larguar në vende të tjera europiane, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

Read More

Kundërshtari i përbetuar i Vladimir Putinit, Alexei Navalny, i’u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve rusëve që të ngrihen në protesta masive kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Njoftimi për këtë thirrje te Navalnyt për protesta është bërë nga zëdhënësja e tij, mëngjesin e së mërkurës. “Alexei Navalny ka bërë thirrje që njerëzit të dalin e të protestojnë kundër luftës, çdo ditë, në orën 19:00, dhe në fundjavë në orën 14:00. Në sheshet kryesore të qyteteve tuaja, kudo që të jeni”, ishte mesazhi i zëdhënëses së Navalnyt, Kira Yarmysh. Lëvizja e kritikut të ashpër të Vladimir Putinit vjen pas thirrjeve…

Read More

Një shtetas 31-vjeçar, pronar i një lokali në qytetin bregdetar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi në lokalin e tij u gjetën 680 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe klienti i lokalit, bëhet fjalë për një 21-vjeçar me iniciale, A.XH, banues , banues në lagjen “Uji i Ftohtë”. Bëhet me dije se pronari i lokalit me inicialet F.B, banues në lagjen “1 Maji” në Vlorë e kishte ndarë kanabisin në doza të vogla. “Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në përdorim nga shtetasi F. B. dhe gjatë kontrollit në…

Read More

Flamuri ukrainas është hequr në ambasadën e vendit në Moskë, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA. Sipas RIA, një shenjë që tregonte se ndërtesa ishte shtëpia e ambasadës ukrainase u hoq gjithashtu dhe dyert u mbyllën. Qeveria ukrainase ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë më 24 shkurt, pasi Moska urdhëroi një pushtim të vendit.

Read More

Chaney Jones quhet vajza me të cilën reperi i njohur amerikan Kanye West ka nisur një marrëdhenie dashurie. Ka kohë që qarkullojnë thashethemet se dyshja janë bashkë por duket se një foto e publikuar nga vetë Kynie konfirmon gjithçka. Lidhja mes tyre ka krijuar një bujë të madhe kryesisht sepse modelja ka një ngjashmëri të madhe me ish-gruan e tij, Kim Kardashian. Çifti i ri është parë duke bërë shopping në Miami. Flitet se ata janë vënë re shpesh kohët e fundit nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Romanca e re e reperit vjen vetëm pak ditë pasi i dha fund lidhjes…

Read More

Në një bilanc të fundit, teksa lufta ka hyrë në ditën e shtatë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njofton se Moska ka pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit ukrainas. Përveç raportimeve se 5840 trupa ruse janë vrarë, autoritetet ukrainase kanë thënë se janë shkatërruar edhe 30 aeroplanë, 31 helikopterë, mbi 200 tanke, mbi 800 makina të armatosura patrulluese, 85 sisteme të artilerisë, mbi 350 makina dhe 40 pajisje MLRS për lansim të raketave, raporton “BBC”. Forcat e armatosura ukrainase kanë thënë se të dhënat preliminare përfaqësojnë të gjitha humbjet e forcave ruse prej nisjes së pushtimit.

Read More