Author: tirana

Dy futbollistë dhe një skiator i ri janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë, teksa pushtimi brutal rus vazhdon sot në ditën e shtatë, shkruan “The Sun”. Atletët u vranë pa mëshirë nga trupat e Putinit, ndërsa numri i vdekjeve në vend vazhdon të rritet. Lojtari i ekipit të të rinjve, Vitalii Sapylo, 21 vjeç, u masakrua nga rusët, gjatë një beteje të egër pranë Kievit. Ai ishte bashkuar me ushtrinë si komandant tankesh, për të mbrojtur vendin e tij kundër sulmit të trupave të Putinit. Dmytro Martynenko, 25 vjeç, një lojtar i klubit rajonal FC Dostomel, vdiq së bashku me…

Read More

Në konfliktin e armatosur në Ukrainë, mes shumë viktimave dhe të dëmtuarëve ka edhe fëmijë. Pas disa sanksioneve që janë bërë kundër Rusisë, UEFA ka menduar të mbështesë Ukrainën duke ofruar një fond prej 1 milionë eurosh. Këto para do të shpërndahen kryesisht për fëmijët dhe refugjatët e vendosur në vendet përreth pas sulmit ushtarak të Rusisë. Institucioni i lartë i futbollit, përmes “UEFA Foundation for Children” ka vendosur t’ju qëndrojë afër njerëzve që kanë më së shumti nevojë në këto momente. “Anëtarët e Këshillit të Administratës së ‘UEFA Foundation for Children’ dhe presidenti Aleksander Ceferin, e kanë ndarë sot…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për SkyNews ka komentuar sulmet ruse në Ukrainë. Gjatë kësaj interviste Kurti, u shpreh se Kosova është vigjilente, por shtoi se është me rëndësi që bashkimi me NATO-n të arrihet sa më parë, pasi ko është e dobishme jo vetëm për rajonin, por edhe për Europën. Nga ana tjetër Kurti u ka bërë thirrje edhe pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta mos hezitojnë, por ta bëjnë diçka të tillë. Ndër të tjera, ai ka shtuar se Ballkani nuk është imun nga gjendja në Ukrainë, pasi në…

Read More

Këngëtarja Semi Jaupaj, shoqja e ngushte e moderatores Bora Zemani, ka deklaruar se kjo e fundit dha një sinjal të madh në momentin që pranoi ta takonte Donaldin, me të cilin shkëmbeu edhe puthjen në buzë. Sipas saj, Donaldi nuk kishte nevojë për sinjal tjetër sepse ishte e dukshme ndjenja. “Sinjali më i madh ishte që erdhi, dhe fakti që erdhi pavarësisht se jo për atë, por pranoi ta takonte tregonte shumë. S’besoj se duhet të kishte sinjal më të madh për të treguar dashurinë që kishte. Se Bora nuk bënte gjë publike”, deklaroi Semi në Post Big Brother VIP.…

Read More

Marrja në kontroll e Khersonit, një qytet me 300 mijë banorë do të ishte një fitore shumë e rëndësishme për Rusinë. Do të ishte qyteti më i madh që do të ishte në kontrollin e Rusisë dhe strategjikisht do të ishte një bazë jetike për ushtrinë, pasi kufizohet në perëndim me Odesën, shkruan BBC. Kherson është një port i rëndësishëm në Detin e  Zi dhe një qendër industriale.Të kontrollosh Kherson do të thotë të kontrollosh gjithashtu një nga burimet më të mëdha të ujit.  Ukraina e mbylli kanalin e Krimesë së Veriut pasi Rusia pushtoi gadishullin, kështu që shumica e furnizimit…

Read More

Në një komunikim të dhënë sot, Volodymyr Zelensky deklaroi se gjatë këtyre gjashtë ditëve të pushtimit të Moskës janë vrarë afro 6,000 trupa ruse. Gjithashtu ai shënjestroi Rusinë, duke thënë se po bën përpjekje të “shfarosë” të gjithë ukrainasit. Duke iu referuar sulmit të Rusisë në “Babyn Yar” monument i masakrës së hebrenjve të Luftës së II Botërore, presidenti ukrainas u shpreh: “Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të na fshijnë historinë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve.” Theksojmë se sot është dita e shtatë e luftimeve në Ukrainë.…

Read More

Negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase me shumë mundësi do të rifillojnë në mbrëmjen e 2 marsit , tha një burim diplomatik për RIA Novosti të Rusisë. “Negociatat nuk u anuluan, por koha e fillimit të tyre u shty. Ato mund të zhvillohen natën e 2 marsit ose më vonë,” tha burimi. Më herët, korrespondenti i Russia Today, Konstantin Prydybaylo, raportoi se bisedimet Rusi-Ukrainë ishin shtyrë pa një datë dhe apo orë të caktuar. Sipas tij, problemi kryesor është se “nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe palës ukrainase”. Ndërkohë raundi i parë mes dy delegacioneve u zhvillua ditën më 28…

Read More

Janë finalizuar me sukses 2 operacione të tjera kundër trafikut të emigrantëve të huaj në vendin tonë. Nga këto operacione, policia ka vënë 3 persona ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. U sekuestruan gjithashtu si provë materiale edhe automjetet dhe aparatët celularë që përdoreshin nga trafikantët për të bërë të mundur zbulimin e bashkëpunëtorëve të tyre. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policise: “Finalizohen me sukses dy operacione policore të koduara “ROAD GUARD 4” dhe “ROAD GUARD 5”. Goditen brenda disa…

Read More

Lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 7 të sulmeve ruse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë këtë mëngjes se beson se pothuajse 6,000 trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase në gjashtë ditët e para të luftës. Megjithatë Rusia nuk ka konfirmuar ende humbjen e ushtarëve rusë. Në vijim të njoftimit, presidenti ukrainas këmbënguli se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë sulmuar qytetet e Ukrainës ditët e fundit, shkruan skynews. Zelensky pohoi gjithashtu se Moska “synon të fshijë historinë tonë” pasi memoriali i Holokaustit “Babyn Yar” në Kiev u godit…

Read More

Moti i keq që përfshiu ditën e djeshme vendin tone, ka detyruar Autoritein Rrugor Shqiptar që të bëjë një monitorim të plotë të situatës në të gjitha akset rrugore të vendit. Në një postim në Facebook në faqen zyrtare të këtij institucioni, njoftohet se qarkullimi në të gjithë vendin bëhet normalisht, ndërsa vetëm në disa akse është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Postimi i ARRSH: “Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore🗻 ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët 🚧 Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kanë bërë shpërndarjen e…

Read More

Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë një 22-vjeçar me banim në Tiranë, i cili u kap teksa trafikonte emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë, ndalimi u bë në zonën e Plepave në Durrës. Kur i riu ka konstatuar uniformat blu, është përpjekur menjëherë të largohet duke ikur me vrap por është kapur pak metra më tutje. Në kontrollin e ushturar në makinën e tij, policia gjeti 7 klandestinë nga Jemeni dhe Palestina të cilët do të transportoheshin drejt Shkodrës. Më pas ata do të kaloheshin në Mal të Zi me qëllim trafikimin në vendet e Bashkimit Europian. Njoftimi i plotë…

Read More

Një deklaratë e bërë nga ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka acaruar ndjeshëm Kinën e cila ka reaguar me tone të ashpra kundër Japonisë. Në deklarat në fjalë, Abe i bëri thirrje Tokios që kjo e fundit të konsideronte zhvillimin e armëve bërthamore amerikane në vend pas pushtimit rus të Ukrainës, mes shqetësimeve në rritje për agresionin në Tajvan. Gjatë një interviste për një televizion, Abe tha: “Ne duhet të kuptojmë se si ruhet siguria në botë. Ne duhet të shohim opsione të ndryshme se si të mbrojmë Japoninë.” Por për kryeministrin aktual të Japonisë, Fumio Kishida, ky propozim i Abe ishte…

Read More