Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë një intervistë për mediat e huaja duke treguar se si është jeta e tij pasi prej 7 ditësh, vendi i tij ndodhet në pushtimin e forcave ruse. Nga vendstrehimi në Kiev, Zelensky u shpreh nga vendstrehimi ku po qëndron në Kiev, se dita e tij në këto momente është punë dhe gjumë, ndërsa takimet me familjen janë të rralla. Pjesë nga intervista: Gazetari: Si është jeta juaj gjatë pushtimit? Zelensky: Punë dhe gjumë Gazetari: A mund ta shihni familjen dhe fëmijët? Zelensky: Jo Gazetari: Kur ishte hera e fundit që ju i keni…
Author: tirana
Në një deklaratë për mediat, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson njoftoi se qeveria e drejtuar prej saj dëshiron të forcojë aftësitë ushtarake të vendit. Ky vendim vjen si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, që sipas kryeministres suedeze ka rritur “nivelin e përgjithshëm të kërcënimit”. “Aftësitë mbrojtëse të Suedisë duhet të forcohen, duhet të investohet në riarmatim. Suedia duhet të ketë mbrojtje të fortë”, tha Andersson teksa njoftoi se do të nisin bisedimet për burime shtesë. Vendi nordik nuk është nën kërcënim direkt ushtarak, megjithatë autoritetet mendojnë të forcojnë shtetin me armatime të reja dhe të përgatiten për çdo lloj situate..…
Ka pasur shumë fjalë për raportin mes Egzonës, Donaldit dhe Beatrix brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Por dje në emisionin “Post Big Brother VIP” Egzona ka reaguar duke pohuar se e ka shume mik Donald Veshajn dhe se kanë një raport shumë të mirë mes tyre. Duke vijuar më tej, Egzona sqaroi se nuk e kishte aspak për qëllim hyrjen brenda shtëpisë së famshme për t’i dërguar sinjale Donaldit në lidhje me Trixën. Madje as të ndikonte tek ai që të ndaheshe me të sepse Egzona garantoi që nuk është një vajzë që ndan çifte. “Trixa ka pasur disa…
Edhe pse janë vendosur një sërë masash të reja për të synuar stabilizimin e tregjeve pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, çmimi i naftës vazhdon të rritet pa u ndalur. Kështu, nafta e papërpunuar Brent, ka shënuar këto kohë rritjen më të madhe të saj në shtatë vjetët e fundit duke u përllogaritur në 110 dollarë për fuçi. Mësohet se kjo rritje ka ardhur pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji kanë rënë dakord që të lëshojnë në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente. Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende tjera anëtare të kësaj Agjencie deklaruan se ky…
Banka e njohur ruse dhe e konsideruar si më e madhja e këtij vendi për hua, Sberbank, bëri të ditur se se do të tërhiqet nga tregjet evropiane, në një kohë kur filialet e saj po përballen me transferim të madh të parave. Edhe pse niveli i kapitalit dhe kualiteti i aseteve janë të mjaftueshme për të bërë pagesa për të gjithë depozituesit, burime pranë bankës njoftuan se ajo nuk mund të ofrojë likuiditet për degët e saj evropiane. Për rrjedhojë, ditën e djeshme, dega evropiane e Sberbank është urdhëruar të mbyllet nga Banka Qendrore Evropiane, me thirrjet paralajmëruese se…
21 persona janë vrarë dhe 112 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv në 24 orët e fundit. Shifrat janë konfirmuar nga gurvenatori i qytetit Oleh Synyehubov. Ditën e djeshme raketat ruse goditën një ndërtesë qeveritare dhe zonat e banuara në këtë qytet.
Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit. Një ditë më parë, në verilindje dhe juglindje kishte reshje dëbore, ndërsa sot do të ketë rritje të temperaturave. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 5°C, në zonat e ulëta nga 2°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 4°C në 10°C. Vihet re se në qytetin e Ersekës, temperatura minimale është -5 gradë celsius ndërsa maksimalja arrin në 2°C. Era do të fryjë nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Nord Stream 2, kompania me bazë në Zvicër që ndërtoi tubacionin kryesor të gazit që lidh Rusinë me Gjermaninë ka paraqitur zyrtarisht falimentimin, ha një zyrtar zviceran për transmetuesin shtetëror SRF. Kompania gjithashtu pushoi nga puna të gjithë punonjësit e saj, duke vënë në dukje sanksionet amerikane si arsyen e kolapsit të kompanisë. Duke folur për SRF të martën në mbrëmje, drejtori ekonomik për kantonin e Zug, ku ndodhet Nord Stream, tha se autoritetet kantonale janë informuar sot se biznesi nuk ishte në gjendje të vazhdonte funksionimin e tij. Rreth 106 punonjës, e gjithë fuqia punëtore lokale e kompanisë kanë…
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko duket se ka treguar se forcat e Vladimir Putin kanë plane për të pushtuar Moldavinë. Ndihmësi nxitës i luftës i Putinit iu drejtua sot zyrtarëve të sigurisë ndërsa qëndronte përpara një harte beteje që duket se tregon një operacion të planifikuar nga Ukraina jugore drejt fqinjit të saj të vogël. Harta tregoi gjithashtu planet e propozuara të betejës për trupat ruse në të gjithë vendin. Ai detajonte linjat ruse të sulmit drejt Ukrainës, disa prej të cilave janë materializuar në ditët e para të pushtimit – të tilla si forcat që sulmuan drejt Kievit nga…
Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj shprehet i surprizuar nga entuziazmi i banorëve të lagjes 13 në Durrës në një bashkëbisedim me kandidatin e PD për kryetar bashkie. Gjekmarkaj shkruan se Durrësi ka 21 vite që është shndërruar në qytet monarkik, ka ardhur koha të shndërrohet në qytet republikan. Sipas tij, qytetin po shëmton korrupsioni i një njeriu dhe atyre që i shkojnë pas. “Përkushtimi dhe beteja e demokratëve do të shpërblehen. I surprizuar nga entuziazmi i banorëve të lagjes 13 në bashkëbisedim me Luan Hotin kandidatin e PD për zgjedhjet e 6 Marsit! Durrësi ka 21 vite që është shndërruar…
Britania e madhe i ka shpallur sanksione Bjellorusisë, për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, e cila ka thënë se sanksionet janë duke u lëshuar ndaj individëve dhe organizatave, për shkak të rolit që po luan Bjellorusia në këtë pushtim. “Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin”, tha Trus. Kujtojmë që Lukashenko ka ndihmuar Rusinë në këtë betejë. Ajo ka lejuar trupat ruse që të futen…