Author: tirana

Rusët kanë bombarduar sot pasdite fshatrat shqiptare që janë rreth Odesës në Ukrainë. Siç shihet edhe në video, duken me qindra njerëz në rrugë, të cilët kanë braktisur banesat e tyre pas bombardimeve dhe po tentojnë të largohen nga zonat ku jetojnë. Lufta ka bërë që edhe shumë prej shqiptarëve të Odesës të largohen nga Ukraina drejt Polonisë dhe Rumanisë, nga frika e bombardimeve. Komuniteti shqiptar është i vendosur prej shekujsh në Odesë. Ndërkohë, ka edhe shumë anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët i janë bashkuar rezistencës dhe po luftojnë kundër pushtimit rus.

Read More

Për të gjashtën ditë me radhë, kryeqyteti i Ukrainës ndodhet në shtetrrethim, duke filluar nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit. Sipas mediave vendase, rekomandohet që asnjë qytetar mos të dalë nga vendet ku janë strehuar. “Lëvizja nëpër qytet, gjatë kohës së shtetrrethimit, është rreptësisht e ndaluar. Mund të dilni nga shtëpia juaj, vetëm nëse ka një sirenë ajri për të shkuar në strehën më të afërt”, thuhet në njoftimin e autoriteteve. Po ashtu, në këshillat që u jepen qytetarëve thuhet se ata duhet të mbyllin dritaret dhe të fikin dritat. “Civilët në rrugë, gjatë orës policore…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, u bëri thirrje qytetarëve të Vorës që më 6 Mars të zgjedhin kandidatin socialist për Bashkinë Blerim Shera. Gjiknuri u shpreh se Shera është njeriu i duhur për të drejtuar Vorën dhe për të çuar përpara punët. “Dikush do thotë: hë se kjo garë është e fituar. Unë në fakt si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste do të doja, meqenëse këtu jemi para shumë socialistëve që janë dhe militantë e aktivistë të vjetër, njerëz që kanë dhënë kontribut prej vitesh, që Blerimi të mos fitojë thjesht nga përçarja e Saliut dhe Lulit.…

Read More

Të paktën 300 tanke të Bjellorusisë ndodhen pranë kufirit me Ukrainën. Lajmin e bën të ditur inteligjenca ukrainase. Sipas raportimeve, Ukraina akuzon Rusinë se po përgatit një “provokim të qëllimshëm” për të justifikuar futjen e trupave bjelloruse. Rusia dhe Bjellorusia kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake në ditët para pushtimit rus të Ukrainës dhe të dy vendet kanë mbetur aleate.

Read More

Policia doganore në SHBA ka sekuestruar 600 kilogramë drogë të llojit metamfetaminë, të cilën trafikantët e kishin maskuar në formën e qepëve. Mediet e huaja njoftojnë se policia kufitare në Kalifornia ndaloi kamionin që transportonte qepë për kontroll rutine. Ishin qentë ata që nuhatën drogën. Menjëherë pas sinjalit që morën nga qentë policët nisën kontrollet e detajuara në ngarkesën me qepë, deri sa gjetën drogën, që trafikantët e kishin maskuar si qepë. Mes mijëra qepëve të vërteta, doganierët gjetën rreth 1200 pako të bardha, të cilat trafikantët i kishin dhënë në formën e qepëve, në mënyrë që mos identifikohen nga…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan, ka thënë se shteti i tij do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ai shtoi se s’ka nevojë të marrin leje nga askush për ta bërë një gjë të tillë. Ergodan theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO. “Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shikojmëm asnjë gjë që nuk shkon këtu. Për sa i përket njohjes së Kosovës dhe për ta mbështetur procesin e Kosovës këtu, nuk…

Read More

“Hulku i Ukrainës” i del përpara me trup një tanku rus dhe vetëm me duar duket se e ndalon armikun. Raportimet thonë se Vladimir Putin dhe ushtria ruse janë zënë të papërgatitur nga rezistenca ukrainase, gjë që ka gjetur simbolizëm të gjerë në burrin në video që me duart e shtrira duket se ndalon tankun në Bakhmach, në verilindje të Kievit. Pamjet e burrit të paidentifikuar u shpërndanë dje në një faqe zyrtare ukrainase me shkrimin: “Hulku ukrainas ndalon tankun rus vetëm me duar.”

Read More

Karim Khan e filloi mandatin e tij si kryeprokuror i Gjykatës Penale Ndërkombëtare qershorin e kaluar, por tashmë ai është futur në trazirat e luftës së parë të Evropës për një brez. Avokati i së drejtës ndërkombëtare në Temple Garden Chambers ka thënë se avokatët e gjykatës do të hetojnë krimet e mundshme të luftës jo vetëm nga përplasja aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës, por edhe nga akuzat rreth aneksimit të Krimesë nga Kremlini tetë vjet më parë.Ndërsa flasin shumë, Khan dhe ekipi i tij do të përballen me një sërë problemesh. Një problem i tillë është se Ukraina, megjithëse…

Read More

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë për rolin në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Ukrainës. “Faleminderit Ministre e Jashtme, për ftesën për të gjithë ne në këtë diskutim të rëndësishëm. Teksa shikoj rreth tryezës, po përpiqem të dalloj se çfarë na bën të gjithëve së bashku. Shumë nga ne janë anëtarë të NATO-s. Shumë nga ne janë anëtarë të BE-së. Disa nga ne aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Por të gjithë ne sigurisht e pranojnë që jemi në një moment historik. Që kërcënimi, sulmi dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjithë…

Read More

Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov në fjalën e tij në takimin e thirrur nga ministrja Olta Xhaçka me trupin diplomatik, falënderoi Shqipërinë dhe gjithë perëndimin për mbështetjen. “Jam i sigurt se të gjithë ju po i ndiqni nga afër ngjarjet në Ukrainë dhe keni shumë informacion, për të kuptuar të gjitha rreziqet jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën dhe botën. Por unë dua t’ju them atë çfarë nuk është në lajmet e para: ky është shpirti i popullit dhe ushtrisë ukrainase, që të bashkuar me presidentin po mbrojnë atdheun e tyre deri në fund. Nga dje, Presidenti…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë për informimin e qëndrimit të Shqipërisë ndaj agresionit rus mbi Ukrainën dhe bashkëpunimin në mbështetje të Ukrainës. Xhaçka në fjalën e saj u shpreh se lufta që ka ardhur në Evropë është  e paprovokuar dhe pa asnjë arsye. Xhaçka tha se Shqipëria është në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën. “Këto janë kohë shumë të vështira dhe shumë sfiduese. Kohë shumë të dhimbshme dhe tragjike gjithashtu që shpresonim se nuk do t’i shihnim më kurrë në kontinentin evropian. Për…

Read More

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 139 të infektuar me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2,030 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë për virusin 49 qytetarë në Tiranë, 21 në Fier, 11 në Sarandë, 8 në Berat, 6 në Shkodër, 4 në Gramsh, 3 në Mirditë, Durrës, Kamzë, Delvinë, Korçë, 2 në Kurbin, Patos, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër. Janë 2,211 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po…

Read More