Përshkallëzimi i situatës në Kiev lindi nevojën që Italia të marrë vendimin për të zhvendosur ambasadën e saj nga Kievi në Lviv, një qytet ky, i cili ndodhet në zonën perëndimore të Ukrainës. Ministria italiane e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur lajmin duke njoftuar se kishte zhvendosur ambasadën në mënyrë që të “vazhdonte të kryente detyrat e saj”. Ditën e djeshme erdhi i njëjti njoftim edhe nga Franca, e cila njoftoi gjithashtu se do të zhvendoste ambasadën e saj nga Kievi në Lviv.
Author: tirana
Arjola Demiri është një nga femrat më të bukura të ShowBizz-it shqiptar dhe kohët e fundit ajo ka qenë një nga personazhet më të përfolura për shkak të pjesmarrjes në “Big Brother VIP”. Së fundmi, ajo ka postuar në rrjetin social instagram foto nga disa ditë pushimi që po kalon në Turqi. Në këto foto të postuara, ajo duket e veshur me rroba ushtarake dhe plot stil. Gjithashtu, postimet e saj Arjola i ka shoqëruar edhe me një përshkrim e cila mund të konsiderohet edhe si një mesazh i aktores për ndjekësit e saj. “Duajeni familjen tuaj, punoni shumë, jetoni…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk u ka treguar prokurorëve belg se ku e gjeti informacionin mbi të cilin bëri denoncimin për milionat që u bllokuan në portin e Durrësit në skandalin e njohur me emrin “Toyota Yaris”. Detaje të reja zbardhen nga dëshmia e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili u pyet nga prokurorët belg në cilësinë e personit i cili denoncoi, i pari për gati 3.4 milionë euro të bllokuara më pas në portin e Durrësit. Basha është pyetur se kush ia dha këtë informacion? Por ai është përgjigjur se qytetarët informojnë Partine Demokratike për…
Finlanda pritej sot të debatonte anëtarësimin në NATO me përfaqësuesit e aleancës ushtarake, megjithse si vend kufitar me Rusinë kishte ruajtur deri tani neutralitetin dhe një ditë më parë ishte paralajmëruar për të kundërtën nga Moska. Mirëpo pas konfliktit të fundit në Ukrainë dikush ne Finlandë ka organizuar një referendum për çështjen që tashmë raportohet se ka arritur 50,000 firma. Deputetët finlandezë po diskutojnë sot mbi anëtarësimin e vendin në Aleancën e Atlantikut Verior në një ndryshim historik qëndrimi me pasoja ndoshta të paprecendenta. Kryeministrja 37 vjeçare e vendit Sanna Marin tha: “E kuptoj ndryshimin që mund të ketë mbi…
Policia ka arrestuar një 38-vjeçar pasi tentoi të vidhte një shumë parash në qytetin e Kuçovës. Burime të policisë bëjnë me dije se ranë në gjurmët e autorit pasi morën informacion se një shtetas kishte tentuar të vidhte me thyerje bankomatin e një banke në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.(E).Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.
Konflikti i ashpër që po zhvillohet në Ukrainë po shkakton dita-ditës më shumë viktima. Mes tyre, i vrarë ka mbetur edhe një futbollist, trupi i pajetë i të cilit është gjetur ditën e sotme. Mesfushori quhej Dimitro Martinenko. Ai ishte një futbollist 25-vjeçar i cili luante në ligën e dytë të futbollit amator në rajonin e Kievit dhe ishte cilësuar si lojtari më i mirë. Martinenko së bashku me nënën e tij, nuk mundën t’i shpëtonin bombardimeve që erdhën nga Rusia drejt Ukrainës duke mbetur kështu viktimat e radhës të kësaj lufte mizore.
Irina është nga Rusia dhe prej vitesh jeton dhe punon në Shqipëri. Së bashku më djalin e mitur pak ditë më parë udhëtoi në vendlindje për t’u takuar me familjen. Stresin dhe shqetësimin nuk e fsheh teksa na sqaron mënyrën e vetme që ka për t’u kthyer në Shqipëri, ku ka ndërtuar jetën. “Mund të kthehemi, nuk na e ka ndaluar kush. Por të gjitha fluturimet për në Europë janë të ndaluara për shkak të mbylljes reciproke të hapësirave ajrore. Askush nuk shkon në Europë më përveç duke i rënë qark, si për shembull nga Kina. Ne do vijmë nga…
Një tjetër miliarder rus deklarohet kundër luftës duke bërë thirrje që kjo luftë duhet të ndalet menjëherë. Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë, Mikhail Fridman tha se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sa më parë të jetë e mundur pasi është një “tragjedi” për të dyja palët. Biznesmeni i cili ka lindur në Ukrainë, thotë se nuk mund të komentojë më drejtpërdrejt, pasi mendon se kjo do të rezultonte në një rrezik, jo vetëm për të personalisht, por edhe për kolegët dhe stafin e tij. Ai tha se ndalim i përgjithshëm për rusët që të bëjnë biznes…
Ditën e sotme Eduard Prodani ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale ku tregon se do të jetë Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, sipas vendimit të Gjykatës. Në postimin e tij në Facebook, Prodani shkruan: ANETAREVE TE SHOQATES RAJONALE TE FUTBOLLIT TIRANE Më në fund FSHF njeh rezultatin e ligjshëm të zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës. Beteja për transparencë dhe lufta për drejtësi ia vlejti. Tashmë Tirana do të ketë një përfaqësi të vërtetë për futbollin e në shërbim të futbollit. Ashtu siç ju kam premtuar, do të jem zëri juaj dhe avokati…
Në një artikull të BBC-së njoftohet se nëpërmjet një deklarate të agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 660,000 persona (kryesisht gra dhe fëmijë) janë larguar deri më tani nga Ukraina. Zëdhënësja e agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Shabia Mantoo, tha në një konferencë të mbajtur në Zvicër, se njerëzit kanë pritur deri në 60 orë për të hyrë në Poloni kurse radhët në kufirin rumun janë deri në 20 km të gjata. Ndërsa një stacion treni në qytetin kufitar polak të Przemysl është bërë tashmë një strehë për mijëra njerëz që i largohen agresionit rus.
Nuk është edhe aq e vështirë të kuptoni nëse një burrë ka rënë në dashuri me ju apo jo. Duhet të keni parasysh se dashuria e çdo mashkulli vihet re gjithmonë në sytë e tij. Nëse shikimi zgjat më pak se 5 sekonda, do të thotë se nuk ka nevojë të konsiderueshme për intimitet apo lidhje emocionale. Nëse shikimi zgjat më shumë se 8 sekonda, ai me siguri është i dashuruar me ju. Psikologët besojnë se nëse një mashkull ju shikon në sy për një kohë të gjatë, do të thotë se ai dëshiron një histori më të gjatë me…
BBC shkruan se Ministria Ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Keivit. Sipas këtij paralajmërimi, bëhet e qartë se rusët po përgatiten të godasin objektivat në kryeqytetin ukrainas. Zyrtarët rusë kanë njoftuar pak minuta më parë përmes një deklarate se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë dhe qendrës kryesore të Kievit”. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, shkruhet…