Author: tirana

Ne datën 2 mars, burime nga Ukraina thone se mund të ketë një raund të dytë bisedimesh me Rusinë. Ditën e djeshme u zhvillua raundi i parë mes dy delegacioneve, por pa rezultat. Mikhaylo Podolyak, një nga këshilltarët e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi: “Delegacionet ukrainase dhe ruse mbajtën raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës.” Palët kanë përcaktuar temat ku janë përcaktuar vendime të caktuara. Në mënyrë që këto vendime të të zbatohet si udhërrëfyes, palët po kthehen për konsultime në kryeqytetet e tyre. …

Read More

Kompania e pajisjeve të telekomunikacionit, Nokia, do të ndalojë dërgesat në Rusi, për t’iu përmbajtur sanksioneve që perëndimi i ka vënë Kremlinit, pas hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë. Reuters shkruan se kompania finlandeze njoftoi sot se zhvillimet janë të shumte dhe se situata komplekse e luftës e çoi në vendimin të ndalojë furnizimin me pajisje elektronike për Rusinë.Për të gjashtën ditë me radhë sirenat e alarmit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte për ukrainasit. Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.…

Read More

Ka kohë që është bërë publik lajmi se vëllezërit Veshaj do të kishin një emision së bashku në Top Channel, të titulluar “Më lër të flas”. Por ata çuditën të gjithë para disa ditësh kur hoqën nga Instagrami Lori Hoxhën, duke përforcuar zërat se ata kishin hequr dorë nga emisioni. Ndërkohë që së fundmi, ata janë ndjekur sërish me Lorin dhe ky është një mesazh se gjithçka mes palëve po shkon mirë dhe s’ka më keqkuptime. Vëllezërit Veshaj janë gjithmonë në qendër të vëmendjes së këtyre ditëve që pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Donaldi, ishte një nga banorët më…

Read More

Gjatë fjalës së mbajtur pak çaste më parë në Parlamentin Evropian, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përcjellë mes lotësh mesazhe shumë prekëse teksa vendi i tij ndodhet nën pushtimin rus. Ai ka thënë se për disa qytetarë në Ukrainë, dita e sotme mund të jetë dita e fundit e jetës së tyre. Në një gjëndje mjaft të trishtë dhe me lotët që i rridhnin në faqe, Presidenti Zelensky është shprehur se nuk di se si t’i përshëndesë eurodeputetët, me “mirëmëngjes” apo “mirëmbrëma”. “Të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e përshëndes të gjithëve,…

Read More

Pas Polonisë edhe Hungaria është shprehur pozitive për kërkesën e presidentit, Volodymyr Zelensky, që Ukraina të anëtarësohet urgjentisht në familjen e Bashkimit Europian. “Hungaria mbështet iniciativën e tetë liderëve të Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet e pranimit të Ukrainës në BE”, tha mëngjesin e sotëm ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto. “Hungaria e mbështet këtë iniciativë dhe ne i bëjmë thirrje Brukselit që ta vendosë këtë çështje në rendin e ditës”, tha Sigiarto, duke iu referuar propozimit të presidentëve të tre shteteve baltike, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Bullgarisë dhe Sllovenisë. Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore…

Read More

Ka pasur skena emocionuese në nisje të seancës së jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian, që po diskuton pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Seanca ka nisur me ovacione e duartrokitje nga eurodeputetët, të cilët janë ngritur në këmbë në mbështetje të Ukrainës. Gjithashtu, “BBC” publikon foton, ku shihet se në momentin që eurodeputetët janë ngritur në këmbë, duke mbështetur e vlerësuar Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ata kishin veshur edhe bluze me flamurin e Ukrainës. Në fjalën e saj, Presidentja e PE, Roberta Mesola, falënderoi Presidentin Zelensky, u cili dha një mesazh tejet prekës me “Skype”. “Zoti President, faleminderit që i treguat botës…

Read More

Në një kohë tensioni dhe me sirena alarmi që binin vazhdimisht në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, qindra qytetarë janë stehuar në një bunker bërthamor të ndërtuar gjatë Luftës së  Ftohtë për t’u ruajtur nga bombardimet e agresionit rus. Në muret e ketyre bunkerëve, ka postera që ju udhëzojnë se si të “vishni” një maskë kundra gaz ose kostum mbrojtës, shkruan BBC. Dhomat e ngjashme me shpellën dhe  me krevate marinari  mund të strehojnë rreth 700 njerëz.

Read More

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende nëse është e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, më shumë se 660,000 refugjatë i kanë ikur luftës në Ukrainë për të kërkuar strehim në shtetet fqinje, siç janë Polonia, Sllovakia, Hungaria, Moldavia, Rumania. Më 28 shkurt, refugjatët e parë kanë arritur edhe në Serbi. “Numrat janë duke u rritur shpejt. Në këtë shkallë, situata mund të kthehet në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë këtë shekull”, ka thënë zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Shabia Mantoo para gazetarëve në Gjenevë më…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dëshmuar para prokurorëve belgë pak javë më parë në ambientet e SPAK, në lidhje me dosjen “Toyota Auris”. Kjo dëshmi është mundur të zbardhet duke na bërë të mësojmë atë që ka thënë Basha në prokurori. Basha ka deklaruar se informacionin e ka marrë përmes një letre denoncuese që i ka mbërritur nga qytetarët. “Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështje një ndër të cilat është edhe informacionin për shumën e konsiderueshme të parave të sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018′. Mësohet se Lulzim Basha është pyetur nëse…

Read More

Pamje dramatike po qarkullojnë në rrjet ku shihet një 6-vjeçare nga Mariupoli e cila mbërriti me ambulancë në një spital në qytetit, së bashku me babain e saj të plagosur, koka e të cilit ishte mbështjellë me fasha. Ndërsa mjeku tentonte të mbante në jetë vajzën e vogël, ai i’u drejtua një fotografi dhe i tha: “Tregoji Putinit këtë: sytë e kësaj fëmije dhe mjekët që qanin”. Vajza e cila ishte ende e veshur me pizhama rozë të cilat i kishte të përgjakura, ka prekur zemrat e të gjithë globit. Ndërkohë nëna e vajzës shfaqet në foton tronditëse duke mbajtur…

Read More

Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian më 1 mars pritet të miratohet një rezolutë për agresionin e Rusisë në Ukrainë. Përveç dënimit të sulmit rus dhe shprehjes së mbështetjes për rezistencën ukrainse, Parlamenti Evropian pritet të shprehë edhe shqetësimin për tentimet e Rusisë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Shohim me shqetësim të thellë përpjekjet këmbëngulëse të Federatës Ruse për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërhyrjen në proceset e tyre demokratike”, thuhet në tekstin e rezolutës. Aty dënohen vendet që “kanë shprehur mbështetje për Federatën Ruse për agresionin në Ukrainë dhe mirëpritet mbështetjea e shprehur nga…

Read More

Emërimi i Serdar Hoxhës si kryeinspektor i Ndërtimit për veriun është konsideruar nga PD si një lëvizje e Tom Doshit me qëllimin për të blerë votat në zonën e Velipojës. Nëpërmjet një prononimi për mediat, deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka pohuar këtë pretendim. DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKEPasi emëroi kandidaten për kryebashkiake ne Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit. Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Ushtari…

Read More