Author: tirana

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bën një deklaratë të fundit lidhur me situatën në vendin e tij, i cili ndodhet nën pushtimin rus prej gjashtë ditësh. Presidenti Zelensky shprehet se Kievi dhe Kharkivi janë dy objektivat kryesore të Rusisë, ndërsa thekson se ukrainasit do të vijojnë betejën. “Kharkivi dhe Kievi janë aktualisht objektivat më të rëndësishme të Rusisë. Terrori ka për qëllim të na thyejë. Ata po shkojnë drejt kryeqytetit tonë, si dhe në Kharkiv. Prandaj, mbrojtja e kryeqytetit sot është prioriteti kryesor për Ukrainën”, shprehet Presidenti Zelensky. “Kievi është i veçantë. Nëse mbrojmë Kievin, do të mbrojmë edhe shtetin.…

Read More

Kryeministri britanik Boris Johnson ishte në Poloni, ku në një konferencë për mediat tha me bindje se plani i Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën do të dështojë. “Është e qartë se Vladimir Putin është i përgatitur të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm, të bombardojë blloqe kullash, të dërgojë raketa në blloqe kullash, të vrasë fëmijë siç po shohim. Por ai ka nënvlerësuar fatalisht dy gjëra. E para është dëshira e zjarrtë e popullit ukrainas për të mbrojtur vendin e tyre dhe qendrimin e presidentit Zelensky për të mbrojtur vendin. Jam më i bindur se…

Read More

Për të gjithë ata punonjës policie që dolën pozitivë në testin e parë të drogës, është vendosur që t’i nënshtrohen një tjetër kontrolli. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ekzaminimi i dytë do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Sot është nënshkruar sot marrëveshjja e Bashkëpunimit mes Drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe kreut të Institutit të Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali. Në fjalën e mbajtur prej tij, Nano u shpreh se misioni i tij për të pastruar policinë e shtetit nga ata punonjës që abuzojnë me detyrën duke përdorur lëndë narkotike do të…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga deputeti Etjen Xhafaj dhe kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla, kanë zhvilluar një takim me strukturat e PS-së. Në fjalën e tij numri dy i Partisë Socialiste u bëri thirrje qytetarëve të Rrogozhinës të votojnë Edison Memollën në mënyrë që, me mbështetjen e qeverisë, të bëhet zëri i tyre dhe të çojë përpara projektet e nisura në Rrogozhinë. “Ju duhet të jeni krenar se mbi të gjitha keni një djalë tuajin, djalë socialist, atë që keni dashur, nga një familje që ka qenë shtyllë e Partisë Socialiste. Kjo…

Read More

Pas vendimeve të FIFA-s dhe UEFA-s të cilat përjashtuan Rusinë dhe klubet ruse nga çdo kompeticion ndërkombëtar futbollistik, përfshirë këtu edhe Botërorin e Katarit 2022, ka reaguar tranjeri i Rusisë, Valeri Karpin i cili tha se nëse deri më sot kishim një ëndërr, tani e humbëm. “Është e kotë të themi që jemi të gjithë të zhgënjyer. Sigurisht që prisnin të fitonim ndeshjet e playoff, do të ishim të vendosur në fushë. Është një mëkat për lojtarët të cilët ëndërronin të ishin në Botëror, tani i kanë humbur të gjithë shpresat. Shpresojë që sanksionet e FIFA-s dhe UEFA-s mund të…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të flasë këtë mesditë në Parlamentin Evropian mbi pushtimin rus të vendit të tij, që ka hyrë sot në ditën e gjashtë. Seanca plenare në PE do të nisë në orën 12:30, ky Presidenti Zelensky është ftuar të flasë nga distanca mbi situatën në Ukrainë. Më pas, eurodeputetët do të dëgjojnë qëndrimin e presidentëve të Këshillit dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrell, përpara se të japin vlerësimin e tyre për sulmet ruse. Ndërkohë, Kuvendi i Ukrainës njofton se është…

Read More

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Elbasanit për 34-vjeçarin Luan Dulellarin, banues në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq, i konsideruar si bashkëpunëtor në vrasjen e kamarierit në Fushë-Labinot. Nga sa kemi arritur të mësojmë, Dulellari nuk ka pranuar të flasë në seancën gjyqësore të zhvilluar ndaj tij. Gjyqtarja  Idush Maliqi pasi ka shqyrtuar të shqyrtuar të gjitha provat e paraqitura nga prokurori  Gentian Abazi ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg “. Ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”…

Read More

136 civilë janë vrarë në Ukrainë gjatë gjashtë ditëve të luftës ku mes tyre përfshiehn 13 fëmijë. Këto janë shifrat tragjike që publikon Organizata e Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu raportohet për 400 civilë të tjerë të cilët janë plagosur pasi trupat ruse kanë lëshuar raketa në zonat e banuara. Këtu përfshihen edhe 26 fëmijë të tjerë. Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të OKB-së, Liz Throssell, u shpreh se shumica e viktimave ishin rezultat i “armëve shpërthyese. Këto janë vetëm viktimat që ne mundëm t’i kontrollonim dhe numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.”, tha ajo.

Read More

Këtë të martë, burime nga forcat ajrore gjermane deklaruan se avionët luftarakë gjermanë po fluturojnë me patrulla ajrore të armatosura në qiell mbi Poloni. “Duke ruajtur qiejt mbi Poloni”, shruhej në faqen zyrtare të Forcave Ajrore Gjermane në Twitter, duke komentuar një foto të një avioni luftarak teksa nisej për mision. Një zëdhënës ushtarak i tha “Reuters” se avionët Eurofighter po fluturonin jashtë Gjermanisë mbi Poloni. Gjermania po furnizon gjithashtu avionët aleatë në Rumani dhe po mbështet një mision shumëkombësh karburanti mbi Poloni, sipas zëdhënësit, përveç se ka vendosur gjashtë Eurofighters në Rumani, ku ata fluturojnë patrulla ajrore të armatosura…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar me akuzën e abuzimit seksual me një të mitur. Shtetasi i arrestuar nga uniformat blu është me iniciale A.H. , banues në Tiranë. Njoftimi i policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit A. H., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.’

Read More

Konkurrenti i Përputhen, Mevlani, i cili ishte në kërkim të dashurisë edhe vitin e kaluar, është përballur mbrëmë me një konkurrente të re, me të cilin kishte pasur njohje të vjetra. Bëhet fjalë për Çiljetën, nënën beqare që i është bashkuar emisionit. Kjo e fundit u shpreh se Mevlani i ka shkruar në rrjetin social “Tik-Tok”, duke i thënë se “je fiksimi im”, dhe ende nuk e ka kuptuar se përse nuk e ka ftuar në një takim përderisa është fiksimi i tij. Mevlani është shprehur se nëse e quan një vajzë “fiksimi im, atëherë puna ka mbaruar”. Kjo deklatarë është…

Read More

Gjatë vitit 2020 janë mbledhur plot 4 miliard lekë tatim-fitimi. Në Shqipëri, 16% e të ardhurae të buxhetit të shtetit sigurohet nga 10 taksapaguesit më të mëdhenj në vend. Nga këto 10, BKT dhe BALFIN Group janë dy taksapaguesit që kryesojnë listën në vendin tonë. Për vitin 2020, Ministria e Financave deklaron se të ardhurat nga tatimi mbi fitimin kapnin shifrën e 28.4 miliardë lekë, ose 230 milionë euro. Nga lista e 30 taksapaguesve më të mëdhenj në Shqipëri kemi një vlerë tatim fitimi prej 60 milionë Euro po për këtë vit, ose 26% e totalit. Ndërsa nëse ndalemi të…

Read More