Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për mbajtje të lëndëve narkotike. Sipas policisë bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D.S. 37 vjeç banues në fshatin Shkëndi, Belsh. Ndërkaq në kuadër të operacionit të koduar “Kontakt” është bërë i mundur sekuestrimi i një armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje. “Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kontakt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën…
Author: tirana
Ajo është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj A$AP Rocky. Dhe Rihanna tregoi me krenari barkun e saj rrumbullak, teksa mori pjesë në eventin e modes Vjeshtë/Dimër 2022/2023, si pjesë e Javës së Modës në Paris të hënën. Këngëtarja, 34 vjeçe, ishte e veshur me një fustan dhe pallto lekure, të cilat i plotësonte me një pale sandale me taka me rripa në qafë.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka bërë të ditur sot se ushtria kroate ka ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të situatës në Ukrainë. “Ushtria kroate ka ngritur nivelin e gatishmërisë duke pasur parasysh rrethanat globale. Ne po i kushtojmë vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimeve në fqinjësinë tonë, Europën Juglindore. Nuk do të donim asnjë destabilizimin e situatës në asnjë nga vendet tona fqinje”, tha ai. Ai gjithashtu shtoi se Kroacia ishte shumë e angazhuar, politikisht dhe diplomatikisht në krizën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin trondit Perëndimin me kërcënime bërthamore , presidenti i SHBA Joe Biden tashmë përballet me një detyrë edhe më të vështirë. Pas lodhjes dhe pesimizimit në një komb të rraskapitur nga pandemia Covid-19 , i tronditur nga rritja e inflacionit, çmimet e larta të gazit dhe tani pushtimi rus i Ukrainës, e ka përfshirë në krizën më të keqe gjeopolitike që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Biden duket se po përballet me rënien e besimit mes amerikanëve se ai ka planet, aftësitë dhe qëndrueshmërinë për t’i dhënë fund krizave. Në këtë mënyrë presidenti amerikan duhet të transmetojë një mesazh për vendosmërinë e SHBA-së mes frikës se kriza…
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës. Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake kundër Ukrainës dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”. “Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Për më tepër, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen”, u shpreh…
Modelja ruse, Irina Shayk ka postuar një simbol të paqes në llogarinë në Instagram, duke kundërshtuar luftën dhe duke u bërë thirrje ndjekësve që të dhurojnë për organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq të Ukrainës. View this post on Instagram A post shared by irinashayk (@irinashayk) Duke shkuar një hap më tej, supermodelja ka postuar në Instastory disa foto të fëmijëve nga strehimoret, të cilat i shoqëron me komentet “Si mund të flemë, të punojmë dhe të punojmë kur kjo ndodh pranë nesh?”
Kristjan Mehilli, shqiptari i arratisur nga burgu i Verçillit në Itali, dy muaj më parë gjatë natës së ndërrimit të viteve është arrestuar nga policia jashtë vendit dhe tani më ndodhet sërish në burg, raportojnë mediet italiane. 27-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2019, pasi akuzohet për një seri grabitjesh vilash, si anëtar i bandës “Ice Eyews”. Si ndodhi arratisja? Plani ishte bërë nga Mëhilli dhe një bashkatdhetar tjetër, të dy në qeli. Fillimisht kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas me çarçafë të lidhura litar, të dy kanë mundur të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Devoll. Abc mëson se një automjet ka dalë nga rruga duke u përmbysur në anë të saj. Ndërkohë fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar pa dëmtime të rënda. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
Nëse deri më tani i keni larë dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar një vakt, atëherë jo vetëm që nuk ju ndihmojnë që t’i keni të bardha, përkundrazi i keni shkatërruar ato. E dini përse? Sepse keni dëmtuar smaltin, shtresën mbrojtëse të dhëmbëve. Çfarë duhet të bëni? Lani dhëmbët në mëngjes para se të konsumoni mëngjes. Nëse dëshironi që ta bëni pasi të keni konsumuar vaktin, atëherë shpëlani gojën me unë dhe më pas prisni 40 minuta. Pastaj mund t’i lani dhëmbët.
Kryetari i PD Lulzim Basha i kërkon qeverisë të ketë gati një plan masash që të mundësojë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore si dhe të përcaktojë mënyra për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Basha shprehet se qeveria duhet të marrë në shqyrtim dy masat e propozuara nga Partia Demokratike ku përfshihet ulja e TVSH për ushqimet e shportës dhe heqjen e taksës mbi karburantin. Deklarata Në një situatë të rritjes së pritshme të cmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë. Prandaj duhet që menjëherë qeveria…
Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, pas kontrolleve që u ushtruan në banesën e tij, ku u gjetën armë e municione. Në pranga ka rënë L.K. 57 vjeç banues në fshatin Muhurr të Dibrës. Uniformat blu gjetën në banesën e tij një pushkë dhe 79 fishekë, të cilat i posedonte pa leje. Ai u arrestua në flagrancë nën akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme procedurale.
Në kulmin e sanksioneve që Perëndimi ka vënë ndaj Rusisë për shkak të sulmeve të saj në Ukrainë, një anije me grurë që ishte nisur para 13 ditësh mbërriti dje në orët e para të mëngjesit në Portin e Durrësit. Në bordin e anijes ndodhen 3030 tonë grurë rifuxho, të cilat janë në proces shkarkimi mësohet nga burimet zyrtare të portit të Durrësit. Ngarkesa nga ky vend duket se do të jetë e fundit, pasi importuesit pohuan se kanalet e tregtare të Rusisë dhe Ukrainës janë të bllokuara që kur lufta nisi. Anija “Slavianka” që lundron në flamurin Rus, solli…