Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka krahasuar presidentin e Ukrainës Vladimir Putin me Sllobodan Millosheviçin. Haradinaj thotë se në Ukrainë po vriten civilë. “Ne e ndiejmë që edhe ajo që bën Putini është e ngjashme me atë që ka bërë Millosheviçi, pra sulm mbi vendbanime civile, mbi një popull të tërë. Vrasja e civilëve, vrasja e të gjithëve është diçka që e kemi parë në Kosovë”, tha Haradinaj në Pressing. “Mendoj se (Putini) luftën në opinion e ka humb. Mendoj se në opinionin perëndimor e në përgjithësi e ka humbur luftën. Është kuptuar që Putin ka një agjendë qëllimkeqe vrastare…
Author: tirana
Dashi Të lindurit e kësaj shenje rekomandohet ta kalojnë ditën në relaks. Ecni përpara dhe mos i lejoni problemet e pazgjidhura t’ju prishin ditën. Ka gjasa që pasdite, jeta juaj të marrë një kthesë të papritur, e cila do t’i hapë rrugën rritjes suaj në karrierë. Demi Disa Demë do të duhet të përzgjedhin mes shumë informacioneve. Në pjesën më të madhe të rasteve, ky informacion do të ketë lidhje me profesionin tuaj. Dita premton të kalojë lehtë në përgjithësi. Mos këmbëngulni tek dëshirat tuaja, duke shpërfillur kështu nevojat e personave rreth jush. Binjakët Lidhja juaj romantike do të pësojë…
Turqia ka vendosur t’i japë një goditje të rëndë Rusisë në luftën që ajo po zhvillon në Ukrainë. Bëhet me dije se autoritetet turke kanë mbyllur ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve për të gjitha anijet ushtarake. Vendimi i Turqisë bazohet në Konventën e Montreux të vitit 1936, sipas së cilët ajo Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun. Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi, përfshirë këtu dhe Rusinë, në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të…
Diskutimet me Rusisë dhe Ukrainës, pas 4 orësh, u shtynë për të rifilluar në ditët e ardhshme. Moska tha se ato kanë gjetur pika të përbashkëta, ndërsa Kievi i konsideroi bisedimet të vështira. Por kush ishin pjestarët që morën pjesë në takim. Delegacioni rus BORIS GRYZLOV, ambasadori rus në Bjellorusi ALEXANDER FOMIN, zëvendës ministri i Jashtëm rus VLADIMIR MEDINSKY, shef i delegacionit rus LEONID SLUTSKY, kreu i politikës së jashtme në Duma Delegacioni i Ukrainës RUSTEM UMEROV, deputet në Kiev OLEKSII REZNIKOV, shefi i delegacionit DAVYD ARKHAMIA, kryetar partie MYKHAILO PODOYLAK, këshilltar i presidentit Zelenski MYKOLA TUCHYTSKYI, ambasador i Ukrainës…
Ambasada e Ukrainës në Shqipëri ka ftuar shqiptarët t’i bashkohen legjionit të huaj të formuar për të luftuar rusët. “Vullnetarët e interesuar për t’u bashkuar me Legjionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës duhet të dërgojnë një email në [email protected]”, thuhet në njoftimin e ambasadës.Lidhur me legjionin, ai është formuar si një përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe thirrjes së Presidentit Volodymyr Zelensky për të huajt që t’i bashkohen luftës së vendit të tij për siguri. Mësohet se vendi i parë evropian që njoftoi se do të lejonte shtetasit e vet të luftonin në Ukrainë ka qenë Danimarka. Po…
Një spiun rus është kapur nga forcat ushtarake ukrainase. Në videon, e cila është publikuar dhe shpërndarë nga vetë ukrainasit duket sesia një ushtar ukrainas qëllon me grushte dhe më pas kërcënon me pistoletë në kokë spiunin rus. Sipas raportimeve, spiuni ka ndihmuar rusët në kundërzbulimin ushtarak të vendosur në Kropyvnytskyi, një qytet ukrainas.
Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij britanik, Boris Johnson në Londër këtë të hënë. Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Londër, ku ka marrë pjesë në Samitin e pestë të BERZH për Investimet në Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në Selinë e BERZH-it në Londër, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit. “Investimi në Shqipëri apo në vendet e tjera këtu të pranishme është më shumë se të investosh në një vend. Është të investosh në një rajon me një potencial të pabesueshëm ende të pashfrytëzuar. Sa për Shqipërinë individualisht, besoj se tashmë jemi në…
30% e njerëzve vuajnë nga pagjumësia kronike dhe numri i atyre që përdorin pilula gjumi rritet me moshën. Shpesh ndodh që të pyeism veten pse nuk arrijmë të flemë kur përdorim të njëjtin ritual para gjumit. Problemi mund të qëndrojë në gjërat më të vogla që as nuk i keni menduar. Shtrati sintetik Shtrati i bërë nga materiale natyrore është më i freskët dhe siguron frymëmarrje më të mirë . Gjithashtu thith më mirë lagështinë. Përkundrazi, shtrati sintetik bllokon nxehtësinë dhe mund të jetë arsyeja e djersitjes gjatë natës. Për shkak të kësaj, ju përfundoni duke u rrotulluar gjatë gjithë…
Tërhiqet Armando Duka nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendmit të sotëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve. “Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe…
Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, lexoi mesazhet e dhimbshme telefonike të shkëmbyera nga një ushtar rus me nënën e tij përpara se të vritej. Mes rreshtave, ushtari i identifikuar Loshja i thotë nënës së tij se nuk e dinte që po shkonte në Ukrainë. Biseda e ushtarit rus me nënën Nëna: Loshja si je? Përse shkoi kaq gjatë pa më shkruajtur? A je me të vërtetë në stërvitje? Loshja: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime. Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.…
Turqia njeh zyrtarisht Rusinë si shkaktare lufte. Presidenti Erdogan paralajmëroi mbylljen e ngushticës së Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse. Qëllimi sipas tij është ndalimi i përplasjes së armatosur në Ukrainë. “Jemi të vendosur që të zbatojmë mundësinë që i jep vendit tonë Marrëveshja e Montros për të kontrolluar trafikun e anijeve. Kemi si qëllim që të ulim tensionet në rajon. Ne mbështetim sovranitetin territorial të Ukrainës. Nuk e pranojmë sulmin që Rusia i bën Ukrainës dhe përshëndesim përpjekjet që po bën populli ukrainas për të mbrojtur vendin e vet”, tha ai. Fajtore për krizën në Ukrainë bën BE dhe…
Ngjarjet aktuale në botë, sipas astrologes Meri Shehu, janë të ndikuara edhe nga vendosja e planetëve. Kështu zbulon ajo në “Rudina” në Tv Klan teksa shpjegon se java e kaluar që u parashikua si apokaliptike, i priu edhe luftës në Ukrainë. Për këtë të fundit, janë vendimtare datat 2 dhe 3 Mars që do të përcaktojnë vazhdimësinë e saj. “Lufta është në prag, por dhe ne shpresojmë që me fillimin e Marsit të kemi lajme të mira. Parashikuam një javë apokaliptike, Mërkuri në kundërshtim me Uranin në Dem. Urani në Dem herën e fundit ka qenë gjatë Luftës së Parë…