“The Economist” Është e paqartë se çfarë prisnin përballë ushtarët rusë pasi grupe të tyre u përpoqën të shëtisnin lirshëm rrugëve të Kharkivit, qytetin e dytë të Ukrainës. Videot në mediat sociale, që qarkulluan nga mëngjesi i 27 shkurtit, i tregonin ata ishin duke lëvizur nga të paktën dy drejtime, duke përparuar nga periferia e qytetit drejt qendrës. Disa orë më vonë, të njëjtat kanale ishin mbushur plot me video të automjeteve të braktisura dhe ushtarë të kapur. Edhe një herë, një sulm i madh rus kishte dështuar. Stanislav Gluzman, një sipërmarrës i cili jeton në qendër të Kharkiv, një…
Author: tirana
Një ukrainas u arrestua pasi fundosi pjesërisht super jahtin luksoz të shefit të tij rus, 7.7 milionë dollarësh, në Spanjë, në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës nga Kremlini. Taras Ostapchuk, 55 vjeç, u arrestua të shtunën në Mallorca pasi dyshohet se hapi disa valvula për të përmbytur qëllimisht anijen. Jahti – i quajtur Lady Anastasia – është në pronësi të biznesmenit, Alexander Mijeev, i cili është CEO i kompanisë ruse të armëve ushtarake, Rosoboronexport. Kur oficerët mbërritën për të arrestuar Ostapchuk, anëtari i ekuipazhit thuhet se tha: “Shefi im është një kriminel që shet armë që vrasin popullin ukrainas”.…
Nga Yuval Noah Harari* Më pak se një javë që nga fillimi i luftës, gjithmonë e më tepër duket se Vladimir Putin po shkon drejt një humbjeje historike. Ai mund të fitojë të gjitha betejat, por do të humbasë luftën. Ëndrra e Putinit për të ringritur perandorinë ruse gjithmonë është mbështetur mbi gënjeshtrën se Ukraina nuk është një komb i vërtetë, se ukrainasit nuk janë popull i vërtetë, dhe se banorët e Kievit, Harkovit e Lvovit luten për të qenë nën sundimin e Moskës. Kjo është e gjitha gënjeshtër – Ukraina është një komb me më tepër se 1000 vjet…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot një video nga stërvitja që po kryen ky batalion, i cili është në prag të testimit nga NATO. “Në prag të testimit nga NATO, batalioni i dytë i Këmbësorisë po tregon se është në lartësinë e duhur për t’u certifikuar nga Aleanca”, theksoi Peleshi. Peleshi nënvizoi se, “trupat e këtij batalioni, të rinj dhe me përvojë, demonstruan aftësi mbresëlënëse operacionale, si në veprimet luftarake, ashtu edhe ato logjistike”. Markeljana Çekrezi, komandante e togës logjistike, i është bashkuar Forcave të Armatosura, që në vitin 2018. “Për mua është një eksperiencë e re. Duke qenë…
Përfaqësuesja e Rusisë nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 dhe si rrjedhojë, nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të play-off të saj në muajin mars. Ky është vendimi që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt nga FIFA dhe UEFA pas një mbledhje prej rreth 4 orësh të përfaqësuesve të të dy organizatave. Rusia nuk do të zbresë në fushë përballë Polonisë në ndeshjet play-off të muajit mars, ndërsa edhe UEFA pritet të zyrtarizojë bashkërisht vendimin që Spartak i Moskës të përjashtohet nga ky edicion i Ligës së Europës, ku javën e ardhshme duhej të përballej me…
Muzikanti brazilian Alok Petrillo u tmerrua kur mësoi se një ari gjigant e kishte ndjekur gjatë sesionit të tij të skive në alpet fraceze, por vetëm, pasi pa videon që kishte regjistruar. DJ Alok, u përball me episodin shokues gjatë pushimeve në Courchevel, teksa shijonte rajonin e mbuluar nga bora. View this post on Instagram A post shared by Alok (@alok)
Disa shpërthime të mëdha u dëgjuan rreth orës 18:40 me orën lokale të hënën në lindje të qendrës së qytetit të Kievit, raporton CNN. Sakaq, kanë përfunduar bisedimet e delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvilluan sot në Bjellorusi. Të dy pakët janë kthyer në kryeqytetet e tyre përkatëse. Delegacionet mbajtën raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës. Sot është vendosur që të ketë edhe një raund të dytë bisedimesh. A huge explosion has just shaken Kyiv, no information is yet known of the casualties. Putin…
Autoriteti i Mediave Audiovizive, shpreh shqetësimet në lidhje me lajmet e pavërteta që po qarkullojnë këto kohë rreth luftës në Ukrainë. “AMA ka vlerësuar dhe vlerëson maksimalisht rolin dhe kontributin e redaksive audio/ audiovizive në mbulimin e ngjarjeve të aktualitetit mbi zhvillimet që po ndodhin në të gjithë botën dhe veçanërisht ato që lidhen me situatën në dhe përreth Ukrainës. Gjatë ditëve të fundit, mediat prestigjoze ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin e tyre në raport me fenomenin e dezinformimit dhe pasojat që ai sjell në shoqëri. AMA beson se edhe në këtë rast OSHMA-të do të kenë parasysh kërkesat etike dhe…
Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim njofton se sot ka zhvilluar një takim këtë të hënë me Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe kryediplomatin e Ukrainës Volodymyr Shkurov. Kim shkruan se vendet e BE-së, SHBA-ja dhe Shqipëria janë në mbështetje të plotë të Ukrainës. Diplomatja amerikane thotë se SHBA do të vijojë të marrë masa dhe sanksione në mënyrë që të vendosë përpara përgjegjësisë Rusinë. “Sëbashku me ministren Olta Xhaçka, ambasadorin e BE-së, Luigi Sorecën i shprehëm solidaritetin dhe mbështetjen ambasadorit të Ukrainës Volodymyr Shkurov për situatën në vendin e…
Në 24 orët e fundit, 5 qytetarë nga Shqipëria kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19. Në raportin ditor, Ministria e Shëndetësisë shprehet se nga 1,273 testime, 36 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar. Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 313 të infektuar.
Lufta në Ukrainë ka sjellë shqetësime për sigurinë në Evropë. Teksa është kthyer pas në kohë, këngëtarja Mihrje Braha, ka kujtuar agresionin serb ndaj Kosovës. Ajo rrëfeu se para se të nisnin bombardimet serbët që banonin në të njëjtin pallat me të, kanë qëlluar me automatik në dritare. Këngëtarja rrëfeu se në atë moment ka marrë të birin në gji për ta mbrojtur nga plumbat. “Para se të fillonin bombardimet jetonim në një pallat 9 katësh, ishin 47 familje aty. Ka pasur edhe serbë, në orën 1-2 të natës serbët hapën dritaret dhe qëllonin me automatik me shqetësuar gjithë lagjen,…
Teksa dita ditës Rusia vazhdon ofensivën e saj ndaj Ukainës, perceptimi se Putin nuk po përparon dukshëm ashtu siç pritej në agresionin e tij, ka ngjallur frikën se mund ta shtyjë Kremlinin të marrë masa më të dëshpëruara. Një prej tyre është dhe nisja e asaj që mund të quhet luftë bërthamore. Në një analizë të hollësishme të “The Times” ekspertët parashikojnë se kjo nuk do të ndodhte kurrë për shkak të kostos së madhe, megjithëse këto nuk janë kohë normale. Por nëse diçka e tillë ndodh nuk mund të ndalohet dhe do të ishte një shkatërrim për të gjithë…