Author: tirana

Zvicra ka vendosur të mos e ruajë më statusin e “neutralitetit” dhe ka njoftuar se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, duke i’u bashkuar kështu qëndrimeve të BE-së. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë presidenti federal i Zvicrës, Ignazio Cassis. “Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur sot të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së”, tha Cassis gjatë një konference për shtyp. “Është një veprim i pashembullt i Zvicrës, e cila ka qëndruar gjithmonë neutrale më parë”. “Sulmi i Rusisë është një sulm ndaj lirisë, një sulm ndaj demokracisë, një sulm ndaj popullatës civile dhe një sulm ndaj institucioneve të…

Read More

Humbjet e oligarkëve dhe miliarderëve rusë janë dyfishuar që nga momenti kur Rusia nisi ofensivën në Ukrainë, ndërsa Vladimir Putin nuk ka treguar shenja për ndonjë tërheqje të mundshme duke shkaktuar sanksione të rënda nga Perëndimi. “The Times” ka marrë në intervistë dy miliarderë rusë, të cilët i kanë kërkuar Moskës që t’i japë fund pushtimit të saj në Ukrainë. Njëri prej tyre, e përshkruan konfliktin si “një tragjedi” për njerëzit e të dy vendeve. Mikhail Fridman, 57 vjeç dhe Oleg Deripaska, 54 vjeç, u lutën për bisedime paqeje pasi një koleg oligark paralajmëroi për “katastrofë” për ekonominë , politikën…

Read More

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, këtë të hënë është takuara me kryeministrin Edi Rama ku në qendër të bisedimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE. Vahelyi në një postim në Twitter shkruan se është e rëndësishme anëtarësimi i Shqipërisë në BE. “Diskutuam nevojën e hapjes sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë si dhe zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor , në mënyrë që projektet të marrin jetë me shpejtësi në të mirë të njerëzve” , shkruan ai.

Read More

Ai quhet Hiroshi Mikitani, nje super miliarder japonez i cili është zotuar se do të dhurojë një miliard jen, e cila e përkhyer në dollarë amerikanë janë plot 8,6 milionë, si ndihmë humanitare për Ukrainën. Mendimet e mia janë me ju dhe popullin e Ukrainës”, shkroi kreu i gjigantit japonez “Rakuten” platforma online e tregtimit të aksioneve përmes aksesit në pajisjet desktop, celular dhe ueb, në një letër drejtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën. “Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për sulmin ushtarak kundër Ukrainës”, shkroi ai. “Unë besoj se shkelja e një Ukraine paqësore dhe demokratike me forcë…

Read More

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës të cilat po zhvilloheshin në Bjellorusi, kanë përfunduar. Në mediat ruse raportohet se delegacioni ukrainas i ka kërkuar Rusisë të tërheqë trupat e saj nga vendi i tyre. Askush nuk e di momentalisht nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje megjithatë pritet se çfarë do të ndodhë në orët në vazhdim. Kujtojmë se lufta në Ukrainë nisi në orët e para të datës 24 shkurt dhe deri më tani, janë shënuar shumë viktima dhe të plagosur, si edhe dëme materiale.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se qytetarët shqiptarë po solidarizohen çdo ditë e më shumë me Ukrainën dhe se shumë shpejt kryeqyteti do të nisë ndihma drejt Kievit. Në fjalën e mbajtur në eventin hapës të projektit rajonal “Zhvilluesit dhe sipërmarrësit e rinj për avancimin e bizneseve start-up në Ballkanin Perëndimor”, Veliaj kujtoi se dy muaj më parë ai u takua me homologun e tij ukrainas, kryebashkiakun e Kievit, Vitali Klitschko, me të cilin tha se ndanë sfida të ngjashme, por ajo që i diferencon dy vendet tona është fqinjësia e mirë. “Ajo që po ndodh…

Read More

Gati njohja e sigurimeve për qytetarët shqiptarë dhe kosovarë që kanë vite pune në të dyja këto vende. Projektligji është diskutuar në Komisonin Parlamentar për Punën dhe Çështjet Sociale. “Periudha e sigurimit të njihen në të dy shtetet me kushtin e vetëm që të mos mbivendosen. Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2020 kanë aplikuar për leje qëndrimi 916 shtetas kosovarë. Leje qëndrimi të përkohshme për arsye pune janë Janar-Dhjetor 2020 454 shqiptarë për këtë periudhë dhe për Janar-Dhjetor 2021 543 shqiptarë”. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, deri më tani janë rreth 2000 mijë…

Read More

Guvernatori i bankës ruse bëri me dije se vendi i tij ka një sistem që mund të zëvendësojë sistemin global të pagesave SWIFT brenda vendit. Të gjitha bankat në Rusi do të përmbushin detyrimet e tyre dhe të gjitha fondet në llogaritë e tyre janë të siguruara. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të bllokojnë bankat e zgjedhura ruse nga sistemi SWIFT, i cili lehtëson lëvizjen e parave nëpër mijëra banka dhe institucione të tjera financiare në mbarë botën.

Read More

Moska ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 vende. Kjo është ‘hakmarrja’ e Kremlinit ndaj masës së ngjashme të vendosur nga shumë qeveri evropiane dhe që në fakt e bëjnë të pamundur fluturimin e avionëve që vijnë nga Rusia drejt perëndimit. Aeroflot tashmë është i detyruar të pezullojë të gjitha lidhjet me Amerikën. Sipas agjencisë Interfax, këto janë vendet e prekura: Austria, Shqipëria, Anguilla (territor britanik përtej detit), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe), Xhersi, Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji,…

Read More

Pas udhëtimit me stafin e “Big Brother VIP” në Paris menjëherë pasi përfundoi programi, Arbana Osmani duket se nuk i ka ndalur udhëtimet. Këtë herë, prezantuesja e njohur ka “shtegëtuar” sërish me bashkëshortin Eduart Grishaj dhe 2 fëmijët e saj. Paçka se nuk e ka specifikuar vendin ku ndodhen, nga fotot lihet të kuptohet se ndodhen në ishujt Maldive. Arbana ka ndarë disa foto të dy djemve të saj, teksa ka shkruar: “Parajsa ime”.

Read More

Pas rreth 3 orësh kanë përfunduar bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës. Takimi mes dy delegacioneve u zhvillua në Bjellorusi. Ukraina kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse. Deri tani nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje. Në vijim priten detaje.

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në samitin e BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor, nga ku tha se prioritet kryesor i qeverisë është energjia dhe turizmi. “Besoj që tashmë jemi në një fazë të re që është shumë e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë se është një parajsë e turizmit dhe për investimin në turizëm. Nuk do ju bezdis me shifrat se në Ballkan kemi një shtysë të brendshme të themi ne kishim numrin më të lartë por dua t’iu them që ne edhe gjatë momenteve më të vështira të pandemisë kemi parë një rritje shumë të dukshme…

Read More