Presidenti Ilir Meta foli për luftën në Ukrainë, pas takimit me ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë, duke thënë se qëndrimi i Shqipërisë është e do të jetë i qartë, në linjë të plotë me atë të BE e NATO. Presidenti Meta tha se Rusia dhe Ukraina duhet të ndalojnë luftën e të gjejnë zgjidhje të situatës përmes dialogut, ndërsa shtoi se shpreson që kjo situatë agresioni të tejkalohet sa më parë. “Po mbrojnë lirinë dhe dinjitetin e tyre, si një popull evropian që ka dhënë aq shumë për lirinë, në të kaluarën, por që dhe sot po jep një…
Author: tirana
Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se furnizimi jetik me oksigjen për pacientët e sëmurë me koronavirus, por edhe me sëmundje të tjera kritike, në Ukrainë, po pakësohet në mënyrë të rrezikshme. Shkak për këtë, thekson OBSH, është bërë lufta nga Rusia, që ka hyrë sot në ditën e pestë. Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitalet e Ukrainës, duke bërë që rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme, raporton “BBC”. OBSH ka njoftuar se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente oksigjeni përmes Polonisë. “Situata e furnizimit…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një konferencë për mediat në selinë e PD dha lajmin se PD do të depozitojë një padi në SPAK këtë të hënë me fakte shtesë për inceneratorin e kryeqytetit. Sipas Tabakut, PD do nxjerrë në ditët në vijim emra të tjerë zyrtarësh ndaj të cilëve do depozitojë padi. “S’dua të abuzoj kush janë emrat e tjerë, në vijim do kemi cdo ditë një zyrtar që do jetë pjesë e padisë së PD. Shkresa që Veliaj i ka dërguar ministrisë së Mjedisit nuk është që thotë jam dakort në parim, është e detajuar me…
Luftimet dhe bombardimet në Ukrainë nuk kanë ndalur as gjatë kohës kur pala ukrainase dhe pala ruse ishin ulur në bisedime. Raportohet se ka patur bombardime të rënda ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, ku për pasojë kanë mbetur dhjetëra të vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur. Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Kievit, shkroi në Facebook se trupat e Moskës kishin bombarduar zonat e banuara me raketa Grad, duke thënë: “Dhjetëra janë vrarë dhe qindra të plagosur. E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!” Është e pamundur të saktësosh tani sesa persona…
Veç videove tronditëse dhe pamjeve shokuese të luftës në Ukrainë, mediat vendase kanë publikuar dhe një foto ndryshe. Një qytetar ukrainas është ngjitur me skoç nga banorët e tjerë pasi është kapur teksa grabiste shtëpitë e braktisura. Në mediat ukrainase theksohet se “grabitësit janë njëllojë si pushtuesit rus dhe si të tillë do ndëshkohen”.
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin Meta. Përmes një deklarate për media, ambasadori vlerësoi mbështetjen e dhënë prej kreut të shtetit shqiptar dhe zbuloi se në akim i shprehu dhe falënderimet e presidentit Zelensky. “Si ambasador i Ukrainës në Shqipëri dhe përpara nisjes së konfliktit kam ndjerë mbështetjen e zotit Ilir Meta. Edhe pas shpërthimit të konfliktit presidenti ka qenë ndër të parë që ka shprehur mbështetjen e tij. Sot gjatë takimit tonë kam mundur të shpreh për falenderimet e presidentit Zelensky ndaj presidentit Meta Në këë mënyrë kam përcjellë…
Qyteti i Kuçovës në Shqipëri do të bëhet baza më e re NATO-s. Ajo do të jetë një pikë strategjike e aleancës dhe një siguri e fortë për Ballkanin. Tre vjet pasi NATO njoftoi rindërtimin prej 51 milionë eurosh të bazës ajrore të Kuçovës, puna ka filluar seriozisht me synimin që baza e epokës komuniste të luajë një rol të rëndësishëm në operacionet e aleancës. Aleanca Ushtarake e Atlantikut të Veriut shprehet se rindërtimi do ta sjellë bazën – dikur shtëpi e avionëve luftarakë MiG të prodhimit sovjetik dhe kinez – në standardet e aleancës duke rinovuar pistat, rrugët lidhëse…
Në çelje të një sesioni të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka shkelur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ai njoftoi se OKB-ja ka ekipe në terren për të monitoruar situatën. “Përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë po çon në përshkallëzimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, theksoi, pa dhënë më shumë detaje. “Ne duhet t’iu tregojmë të gjithë njerëzve në Ukrainë se u qëndrojmë pranë në kohën kur kanë nevojë”, shtoi Guterres. Më…
Policia e Tiranës bën me dije se ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit i cili shkaktoi aksidentin në Paskuqan. 21-vjeçari R.P., pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa momentin që shkaktoi aksidentin ishte me shpejtësi tej normave të lejuara. Si pasojë e këtij aksidenti u lëndua 44-vjeçarja D.E. Informacion-Si rezultat i punës profesionale , është zbardhur, identifikuar e arrestuar në flagranë një drejtues mjeti që pasi shkatoi aksident u largua nga vendi i aksidentit. Është vënë në pranga shtetasi R. P., 21 vjeç, pasi në Paskuqan, duke kryer parakalim të gabuar dhe me shpejtësi tej…
Shteti i radhës që mendon të ndalojë kanalet ruse është Republika e Maqedonisë së Veriut. Në seancën që u zhvillua një ditë më parë, qeveria e Maqedonisë së Veriut e kryesuar nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi solli vendim me çka u rekomandohet – propozohet operatorëve kabllor që të ndalojnë transmetimin e kanaleve ruse në platformat e tyre. Ndërkohë në këtë diskutim ajo që është nxjerrë në pah është fakti se Qeveria nuk ka mundësi ligjore për t’i urdhëruar operatorë kabllor, prandaj edhe në këtë fazë shkohet vetëm me rekomandim. Kuptohet gjithashtu se qytetarë të shumtë të Maqedonisë së Veriut janë ankuar…
Duke marrë shkas nga situata në Ukraine, ku Rusia prej 4 ditësh po lufton, presidenti Ilir Meta ka shkuar sot për një takim zyrtar në ambasadën ukrainase në Tiranë. Nga zyra për shtyp e Presidencës është njoftuar që në mbarim të takimit, presidenti Meta të japë një deklaratë për mediat. Në qëndrimet e tij Meta ka dënuar sulmet në Ukrainë, ndërsa është solidarizuar me dhimbjen e popullit ukrainas.
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime të hënën, duke i siguruar delegacionet se ata duhet të ndihen “plotësisht të sigurt”. “Të dashur miq, Presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Makei. “Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po…