Në një aksion të zhvilluar nga Policia e Durrësit kanë rënë në pranga 7 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. F., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një…
Author: tirana
Fotot tronditëse të një 6-vjeçareje ukrainase, e cila ishte ndër viktimat në luftën në Ukrainë, po bëjnë xhiron e rrjetit. Vogëlushja, ende e paidentifikuar, u plagos rëndë pasi rusët bombarduan pallatin ku ajo jetonte në Mariupol. Mediat ndërkombëtare kanë bërë publike disa imazhe të rënda, ku shihet vajzat në ambulancë ndërsa mjekët tentojnë t’i shpëtojnë jetën, por pa sukses. Ndërsa jashtë qëndron një grua me duart e mbuluara me gjak duke mbajtur në duar këpucët dhe shallin ngjyrë rozë të 6-vjeçares. Sipas Daily Mail, në një imazh tjetër është fotografuar babai i saj duke i mbajtur dorën vajzës shtrirë në…
Sipas asaj që shkruan CNN, autoritetet në Rusi kanë arrestuar gjithsej 5,942 persona për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në të gjithë vendin. Këto protesta nisën që kur Kremlini urdhëroi pushtimin e Ukrainës 5 ditë më parë. Sipas të dhënave të fundit, 2802 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata të paligjshme në 57 qytete në të gjithë vendin të dielën. Vetëm në Moskë janë arrestuar 1275 persona. Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15 por jo më pak se 10 ditë përpara…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët e NATO-s po e rrisin mbështetjen për Ukrainën, me raketa të mbrojtjes ajrore, me armë antitank, si dhe me ndihma humanitare dhe financiare. Në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe se e ka përgëzuar atë për trimërinë e popullit dhe të forcave të armatosura të Ukrainës. Një ditë më herët, Bashkimi Evropian njoftoi se do të financojë armatimin e Ukrainës, për ta ndihmuar atë që të mbrohet kundër pushtimit rus. I just spoke with President @ZelenskyyUa & commended him for…
Nga një njoftim i policisë, bëhet me dije se një polic 22 vjeçar në Policinë e Sarandës ka denoncuar një të ri të moshës 19-vjeçare, për shkak se ky i fundit e ka ofenduar dhe e ka shtyrë. “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një funksion publik”, shtetasin A. S., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. L., 22 vjeç, me detyrë punonjës policie, se 19-vjeçari e ka ofenduar me fjalë dhe e ka shtyrë me forcë gjatë…
Prej disa ditësh po përflitet se çifti i krijuar në “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, nuk është më bashkë. Ky lajm ka nisur që të qarkullojë menjëherë pas përfundimit të reality show-t, ku dyshja nuk u panë më bashkë. Ndërkaq, ndarja u finalizua dhe me heqjen e ‘follow’-s nga të dy ata në “Instagram”. Por ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka postuar në “Instastory” një dedikim për të gjithë ndjekësit e për të gjithë fansat që e kanë mbështetur atë gjatë kësaj periudhe, që besojmë se i referohet ndarjes nga Donaldi. Ajo shkruan se është e…
Për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës është shprehur transporti urban në Tiranë, të cilët kanë gjetur një mënyrë interesante për të treguar përkrahjen e tyre për Ukrainën. Në disa foto të dërguara në redaksinë tonë, punonjësit e linjës Kombinat-Kinostudio kanë vendosur Në disa foto të dërguara në redaksinë tonë, punonjësit e linjës Kombinat-Kinostudio kanë vendosur në shenjë solidariteti flamurin e Ukrainës në pjesën e përparme të autobuzave. Kujtojmë që ditën e djeshme, qytetarë të shumtë zhvilluan protesta para ambasadës ruse në Tiranë kundër konfliktit në Ukrainë.
Përfaqësuesi i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Joseph Borrell ka thirrur një takim urgjent me ministrat e mbrojtjes të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Mësohet se në fokusin e takimit do të jetë çështja e luftës në Ukrainë. Borrell tha në një postim në rrjetet sociale se bisedimet me ministrat do të përqendrohen në “nevojën urgjente” dhe koordinimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit. Ndërkohë më herët, Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenksy, bëri thirrje për një anëtarësimin të menjëhershëm të Ukrainës në BE. Por Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u përgjigj duke thënë…
Në një varg telefonatash nga një Kievi i rrethuar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka bindur perëndimin të binte dakord për një sërë sanksionesh kundër Rusisë që ishin të paimagjinueshme një javë më parë. Duke ndjerë sesi opinioni publik evropian po i përgjigjet trimërisë së popullit të tij, Zelenskiy ka qenë vazhdimisht në telefon me liderët perëndimorë, duke përdorur burimin e tij në Twitter për të bindur, inkurajuar, qortuar dhe lavdëruar aleatët e tij. Në këtë proces, sanksionet e konsideruara si të pamendueshme një javë më parë janë bërë realitet, shkruan ‘The Guardian’. Ritmi me të cilin perëndimi ka rënë…
Thuhet se Bjellorusia do përfshihet në luftën në Ukrainë në mbështetje të Rusisë. Deklarata u bë nga një zyrtar amerikan i cili tha se Bjellorusia po planifikon të bashkohet me pushtimin rus të Ukrainës, menjëherë pasi një referendum në Bjellorusi të dielën miratoi një kushtetutë të re që heq statusin jo-bërthamor të vendit – që do të thotë se ajo mund të presë potencialisht armë ruse. Zyrtari amerikan foli në kushte anonimiteti për Washington Post dhe tha se është shumë e qartë se kryeqyteti (Bjellorusia) Minsk tani është një zgjatim i Kremlinit. Ai nuk dha asnjë të dhënë se sa trupa dhe ku…
Nje aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Greqinë Veriore, ku për çudi rruga është çarë dhe për pasojë një makinë ka rënë poshtë në gropën e krijuar. Si shkak i motit të keq, ka patur rrëshqitje të tokës e për pasojë, në mes të asfaltit është hapur një gropë e madhe. Mesa njoftojnë mediat vendase në Greqi, shoferi i makinës kishte parkuar në rrugë, pasi po çonte të birin në shkollë. Më pas kur u kthye në makinë për tu larguar nga shkolla, sapo hipi, mjeti i tij nisi të binte në gropë. Shoferi ka marrë lëndime të lehta…
Organizata bamirëse për të drejtat e njeriut tha se sulmi me raketa në një çerdhe dhe kopsht në qytetin Okhtyrka të premten mud të përbëjë një krim lufte, shkruan The Guardian Amnesty tha se tre persona u vranë gjatë sulmit, duke përfshirë një fëmijë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Më shumë se 100 vende janë zotuar të mos përdorin armët sipas Konventës, duke përfshirë Britaninë e Madhe, por as Rusia dhe as Ukraina nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen. Agnes Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, tha: “Është turpëruese të sulmohet një çerdhe dhe kopsht fëmijësh ku civilët po kërkojnë…