Author: tirana

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, iu bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj tha se kush voton “partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën”. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI ENKELEJD ALIBEAJ Çdo shqiptar e ka parë se si non grata Tom Doshi, ka përcaktuar kandidaten e PS në Shkodër.Shkodranët e dinë se cfarë ndodh me pushtetin e administruar nga Doshi. Ata e dinë se kush i merr tenderat, vendet e punës, kush i zgjedh drejtorët sot…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. H., banues në Tepelenë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, duke transportuar me automjetin e tij, 4…

Read More

Era e fortë e këtyre ditëve ka bërë që të rrëzohen shtyllat e tensionit të lartë përgjatë aksit nacional Korçë-Bilisht, duke lënë kështu dhjetëra fshatra pa drita në Qarkun e Korçës. 3 bashkitë Korçë, Maliq dhe Devoll kanë mbetur pa energji elektrike. Gjithashtu, mungesë të energjisë elektrike kanë 30 fshatra në Maliq dhe 11 tjerë në zonat malore të Pogradecit. Burime zyrtare nga OST bëjnë me dije se në zonën mes Neviçishtit dhe Belortasë janë rrëzuar 10 shtylla. Prej dy ditësh në terren për riparimin e këtyre defekteve janë duke punuar ekipe specialistësh nga OSHEE dhe OST nga Tirana, Elbasani…

Read More

Pas përfundimit të ‘Big Brother Vip” konkurrentet janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit nëpër evenimente dhe darka të ndryshme që ata kanë organizuar. Mbrëmjen e djeshme, Ilir Shaqiri fitues i këtij edicioni ndau në Instastory disa video në shoqërinë e disa prej banorëve duke darkuar së bashku. Ai shihej në shoqërinë e aktores Arjola Demirit, Valon Shehut, Sheila Haxhiraj, Ardit Cuni, Paloma si Arbrit, Sabianit, Meridiani të cilët përmes këngëve dhe kërcimit kënaqeshin me njëri-tjetrin. Por nga një vëzhgim i shpejtë, ajo që bëri përshtypje ishte fakti se të gjithë ata banorë që janë shfaqur më të afërt me konkurrentin…

Read More

The Economist Të hënën, vlera e rublës ruse shënoi rënien më të madhe, për shkak të sanksioneve të ashpra që Perëndimi vendosi gjatë fundjavës. Sanksionet përfshinin ngrirjen e aseteve valutore të Rusisë dhe përjashtimin e bankave ruse nga SWIFT. Ndërkohë, dollari amerikan u rrit deri në 40% kundrejt rublës. Kjo pritet të jetë një nga rëniet më të mëdha në historinë moderne të monedhës ruse, e ngjashme me krizën financiare të vendit në vitin 1998. Mëngjesin e sotëm, banka qendrore ruse rriti normën e interesit nga 9.5% në 20% në një përpjekje për të frenuar rënien e rublës dhe ministria…

Read More

Bashkim Buxhovi është vëllai i historianit dhe njërit prej themeluesve të LDK-së, Jusuf Buxhovi. Ai kishte disa ditë që qëndronte i ngujuar në një bodrum në Kiev së bashku me me gruan dhe vjehrrën, ndërsa sot ka mundur të largohet nga kryeqyteti ukrainas. Lajmin e ka bërë të ditur historiani Jusuf Buxhovi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai tha se vëllai i tij është larguar në drejtim të Perëndimit. “Ma në fund një lajm shpresëdhënës nga Ukraina. Im vëlla, shkrimtari Bashkim Buxhovi, ia doli që të largohet nga Kievi në drejtim të Perëndimit… Urojmë…

Read More

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar video të ushtarëve rusë të dorëzuar e të demoralizuar, shumica të lindur në vitet 2000 të cilët kërkojnë nënat e tyre t’i shpëtojnë nga lufta. Në terren mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të një krematoriumi të lëvizshëm të ushtrisë ruse ndërsa ministra e mbrojtjes ruse pranon për herë të parë se ka të vdekur në radhët e ushtrisë së saj. “Ushtarët rus në Ukrainë, të kapur rob luftë janë të pa trajnuar dhe të pajisur keq. Shumë prej tyre nuk janë as 20 vjec”, kështu tha para gazetarëve gjeneral majori ukrainas Borys…

Read More

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se këtë pranverë do të përfundojë Bypassi i Beratit dhe do të jetë gati për qytetarët. Ky investim do të bëjë të mundur lehtësimin e trafikut si dhe do t’i ofrojë njerzve një infrastrukturë më të mirë. “Një tjetër vepër e rëndësishme infrastrukturore i shtohet qytetit turistik të Beratit. Bajpasi i madh, i cili këtë pranverë do të jetë gati, do të sjellë lehtësimin e shumëpritur të trafikut në qytetin e bardhë, që po tërheq çdo vit e më shumë turistë nga e gjithë bota”, shkruan Rama. Nga ajo…

Read More

Nga Lutfi Dervishi 1. Gjermania ndërroi mendje brenda 24 orëve për të dërguar armë në Ukrainë. 2. Italia, Hungaria dhe Gjermania janë dakord për të përjashtuar Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare SWIFT. Të tre vendet ishin më skeptiket krahasuar me vendet e tjera të unionit. 3. Britania, Polonia, Rumania, Estonia, Lituania, Letonia, Bullgaria, Slovenia kanë ndaluar fluturimet e kompanisë ajrore ruse Aeroflot në territorin e tyre. 4. BE dhe SHBA, vendosin të ngrijnë asetet e Presidentit të Rusisë dhe ministrit të Jashtëm Lavrov. 5. SHBA vendos diçka më tepër: pezullon dhe të drejtën e udhëtimit për Putinin dhe…

Read More

2 shtetase të huaja, njëra ukrainase dhe tjetra ruse ishin të ftuara sot tek “Abc-ja e mëngjesit” në Abc News, ku folën për mënyrën sesi ato e kanë përjetuar luftën e ditëve të fundit ku janë përfshirë vendet e tyre të origjinës. Carina Benko nga Ukraina dhe Elizaveta Biba nga Rusia jetojnë prej vitesh në Tiranë ku kanë ndërtuar jetën e tyre. Elizaveta thotë se po përjetojnë të njëjtën ndjesi për vëllezërit dhe motrat ukrainase. “Jemi duke përjetuar këtë situatë të tmerrshme për ukrainasit. Është një turp. Nuk na besohet se kemi arritur në këtë pikë se popujt ishin në…

Read More

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka bërë publik bilancin e fundit nga dita e pestë e luftës nga agresori rus. Ministria ukrainase njofton se deri më tani ka vrarë 5300 ushtarë rusë, raporton “BBC”. Sipas zyrtarëve ukrainas, 191 tanke, 29 avionë dhe 816 transportues të blinduar të personelit ushtarak janë shkatërruar nga forcat ukrainase.

Read More

Derbi i zjarrtë i Serbisë mes Crvena Zvezda dhe Partizanit të Beogradit ka përfunduar me tensione të shumta në shkallët e stadiumit. Pas përfundimit të takimit, ka patur përleshje mes tifozerive respektive. Madje tifozët e Partizanit i kanë vënë flakën stolave të stadiumit “Ylli i Kuq”. Situata u tensionua fill pasi tifozët e Crvena Zvezda-s paraqitën një koreografi me një pamje nga filmi “Vrapimi i Fundit i Maratonistit”, në të cilën dukeshin varreza. Kjo simbolikë ishte si një kërcënim kundrejt tifozëve të Partizanit, duke nënkuptuar se ata do të mbeten të vdekur meqënëse quhen “grobaret (varremihësit). Trazirat vazhduan edhe një…

Read More