Duket që gjykatat e rretheve po shkojnë drejt boshatisjes për shkak të ndëshkimit që u vjen gjyqtarëve nga KPK-ja. Në vazhdën e procesit të vetingut përballja me Komisionin e Rivlerësimit të kritereve bazë që janë vendosur për të verifikuar elementët e domosdoshëm të përcaktuar nga ky komision, ka çuar ditën e premte në shkarkimin e dy gjyqtarëve të rretheve, njërin në Pukë e tjetri nga Gjykata e Durrësit. Ndonëse KPK-ja ende nuk i ka zbardhur vendimet për këto dy subjekte rivlerësimi, bëhet me dije se gjyqtarja e shkarkuar nga Gjykata e Pukës është motra e komisarit të vrarë në krye…
Author: tirana
Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm sipas orës lokale, Kievi ka dalë nga shtetrrethimi. Banorët janë të lirë të dalin nga stacionet e metrove ku kalojnë, pasi konsiderohen vendstrehime të sigurta. Dyqanet ushqimore do të lejohet të hapen dhe transporti publik do të fillojë të funksionojë, megjithëse metroja do të kryejë lëvizje jo të shpeshta si zakonisht. Megjithatë, zyrtarët e Kievit thonë se lufta është larg fundit pasi luftimet në rrugë vazhdojnë pothuajse në çdo lagje të qytetit. Sipas tyre, banorët e Kievit, tani që do të dalin nga vendstrehimet, do të shohim një qytet të ndryshëm nga ai…
Këto janë faqet e para të gazetave për ditën e sotme.
Ditën e sotme pritet të mbahet takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, ndonëse presidenti Volodimir Zelensky nuk pret që të sjellë një zgjidhje për vendin e tij. Në pamje duket tryeza e përgatitur ku do të ulen për bisedime delegacionet e dy shteteve, ndërkohë që në orën e fundit është raportuar se nuk janë dëgjuar më sirenat e sulmit ajror në disa qytete të Ukrainës. “Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet të vijnë delegacionet”, shkroi Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të…
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko bëri sonte një kërcënim, duke thënë se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë po e shtyjnë Kremlinin në një Luftë të Tretë Botërore, pasi Vladimir Putin vendosi forcat bërthamore në “gatishmëri”. “Tani po flitet shumë kundër sektorit bankar, gazit, naftës, SWIFT,” tha Lukashenko. “Është më keq se lufta. Kjo po e shtyn Rusinë në një Luftë të Tretë Botërore. Këtu duhet të jemi të përmbajtur që të mos futemi në telashe. Sepse lufta bërthamore është fundi i gjithçkaje”, tha ai.
Dashi Mbase jeni pak vonë. Tani keni humbur gjithë kohën tuaj, prapa preteksteve dhe shpërqendrimeve të padobishme të të gjitha llojeve, vetëm për të shmangur adresimin e disa çështjeve.Ndoshta keni frikë nga gjykimi i kolegëve ose eprorëve tuaj, por duhet të merrni një qëndrim, sepse disa aktivitete varen nga tuajat . Ju duhet ta dini këtë më mirë se të tjerët, përkundrazi bëni sikur asgjë nuk ka ndodhur. Merr kurajo.Çiftet mund të testohen, por nëse ekziston dashuria, e vërteta, ata nuk kanë nga çfarë të frikësohen, përndryshe është gjithmonë më mirë t’i japësh fund diçkaje që do të sillte vetëm…
Ukraina ka paraqitur një kërkesë për të nisur një procedim kundër Rusisë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për një “mosmarrëveshje në lidhje me interpretimin, zbatimin dhe përmbushjen e Konventës së vitit 1948 dhe Parandalimin e Ndëshkimit të Krimeve të Gjenocidit”, sipas një njoftimi për shtyp të GJND-së mbi dosjen. Në aplikim, Ukraina thotë se Rusia “ka pretenduar në mënyrë të rreme se akte gjenocidi kanë ndodhur” në rajonet separatiste të Luhansk dhe Donetsk, duke shtuar se Rusia më pas deklaroi dhe zbatoi një “operacion special ushtarak” kundër Ukrainës, thuhet në njoftimin për shtyp. Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi lajmin në…
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të dielën, më 27 shkurt se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor. “Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon,” tha Borrell në një konferencë për media në Bruksel pas një takimi virtual të ministrave të jashtëm të BE-së mbi krizën që po mbizotëron në Ukrainë. “Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë…
Një i ri është plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Burimet bëjnë me dije se i riu është gjendur i mbuluar me gjak në rrugë dhe është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Mjekët e kanë futur në sallën e operacionit pasi gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Rezoluta e përbashkët SHBA-Shqipëri për të dënuar sulmin rus mbi Ukrainë nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së Rusisë, por është miratuar fuqishëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ku marrin pjesë 193 shtete të botës, duke treguar edhe një herë se bota është me Ukrainën dhe dënon Rusinë. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shkruar se rezoluta e propozuar nga Shqipëria & SHBA ka pasur mbështetje të fuqishme.
Kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kandidate e PS, Emiriana Sako gjatë një takimi me banorë të lagjes 15 në Spitallë, deklaroi se brenda vitit do të shihen ndryshime rrënjësore në këtë zonë. Në këtë takim, Sako shoqërohej nga drejtuesi politik i qarkut, Adrian Çela, si dhe deputetja Klodiana Spahiu. Ajo u shpreh para banorëve se lagjja e re në Spitallë ka filluar nga puna dhe janë 15 pallatet e para që po ndërtohen, ndërsa e gjithë lagjja do të ketë 996 apartamente, njësi shërbimi, qendër shëndetësore, park, fushë sporti në dispozicion të banorëve që kanë humbur shtëpitë. Ndër projektet madhore…
Shqipëria ka ndërmarrë një paketë të plotë sanksionesh ndaj Rusisë. Këto sanksione prekin 54 individë dhe 42 subjekte, ndërsa mbyllet hapësira ajrore e Shqipërisë për Rusinë. “Shqipëria po ashtu, pa asnjë hezitim ju është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga BE kundër Rusisë. Aktualisht, qeveria shqiptare është duke hartuar bazën ligjore për zbatimin e masave shtrënguese ndaj Rusisë dhe subjekteve të saj, të miratuara nga Këshilli i Bashkimi Evropian që nga data 23 shkurt e deri më 25 shkurt 2022. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik. Ju jemi bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë…