Ambasadori i Ukrainës në Tiranë ka marrë pjesë në protestën para ambasadës së Rusisë, ku ka dhënë edhe mesazhin se sot duhet të ndalet lufta. “Sot nuk do flasim as për politikë as për diplomaci, por për jetën. Dua ti drejtohem popullit shqiptar. Duam të theksojmë se sot është një popull paqësor. Dua të them që sot flasim për paqe. Mendoj që duhet të ndalohet lufta. Ne sot mendojmë për Ukrainën dhe për Evropën”, tha ambasadori Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymir Shkurov tha se Kievi sot ndodhet në zjarr dhe se 16 fëmijë janë vrarë, ndërsa i bëri thirrje popullit rus,…
Author: tirana
Në Tiranë shumë qytetarë kanë dalë në protestë para ambasadës rusë, duke kundërshtuar luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës. Më pankarta në duar dhe me flamujt e Ukrainës ata kanë bërë thirrje për paqe. Disa nga pankartat që mbanin në duar qytetarët ishin “Putin si Hitler” dhe “Duam paqe dhe jo luftë”.
Bashkimi Europian, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë perëndimorë, kanë njoftuar sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë përjashtimin e një numri bankash ruse nga sistemi i pagesave ndërbankare SWIFT. SWIFT është rrjeti kryesor i pagesave ndërkombëtare në botë. Reuters shpjegon më shumë rreth asaj që bën ky sistem dhe pse ka rëndësi: ÇFARË ËSHTË SWIFT SWIFT, ose “Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën”, është një sistem i sigurt mesazhesh që lehtëson pagesat e shpejta ndërkufitare, duke bërë që tregtia ndërkombëtare të vijojë pa probleme.Bankat që lidhen me sistemin SWIFT…
UEFA ka vendosur që deri në një njoftim të dytë të mos lejojë klubet ruse si dhe kombëtaren që të zhvillojë ndeshje shtëpi. E në një kohë kur të gjitha shtetet i kanë mbyllur dyert e tyre për Rusinë, është shteti serb ai që ka hapur dyert e stadiumeve për rusët: “Në Serbi ne kemi qenë gjithmonë mikpritës të mirë. Nëse do të mundemi do të ndihmojmë në zgjidhjen e disa problemeve, duke pritur ndeshjen e Spartakut të Moskës, për ne nuk ka asnjë problem. Ofrojmë kushte të mira dhe do të garantojmë sigurinë e zyrtartarëve dhe skuadrës mike. Keni…
Pamjet e mëposhtme tregojnë banorët ukrainas që ndalojnë avancimin e tankeve ruse, duke ecur masivisht drejt tyre. Pamjet janë filmuar në Koryukivka, në rajonin Chernihiv. Ajo që bën përshypje është se qytetarët nuk janë të armatosur. Me duar në xhepa, ata ecin në drejtim të tankeve me qëllim ndalimin e tyre brenda qytetit. Ky veprim vjen pas udhëzimeve të Qeverisë Ukrainase e cila kërkoi nga qytetarët e tyre që të dalin dhe të kundërshtojnë agresionin rus. Люди зупиняють російких фашистів і не пускають в своє місто!!! pic.twitter.com/RfrP6wSs7V— Аслан (@antiputler_news) February 27, 2022
Ndërsa trupat ruse hyjnë në qytetin ukrainas të Kharkiv, imazhet e përleshjeve kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Një video, e verifikuar nga BBC tregon një grup ushtarësh ukrainas që fshihen pas një muri, ndërsa njëri lëshon raketa. Street fight in Kharkiv. Ukrainian side. pic.twitter.com/i9DvKf6oEe— Nikolay Zhigalin (@_ZhN_) February 27, 2022
Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur urdhrit të Presidentit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”.Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen “të papranueshme”, shkruan BBC. “Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme,” tha ajo. Më herët Vladimir Putin urdhëroi kalimin në një regjim të veçantë shërbimi të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i Qarkut Dibër dhe kandidati i PS-së për zgjedhjet e 6 Marsit, Rahim Spahiu kanë zhvilluar një takim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij, numri dy i PS-së u shpreh se fitorja e Rahimit në këto zgjedhje është e rëndësishme për Dibrën për të vijuar më tej investimet edhe me mbështetjen e qeverisë e kryeministrit Rama për këtë Qark. “Dibra mua më ka dhënë krenari, se bashkë me ju bëmë një fitore shumë thelbësore për Partinë Socialiste, por mbi të gjitha për Peshkopinë dhe për Dibrën. Për…
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do dërgojnë rreth 54 milionë dollarë ndihma të reja humanitare në Ukrainë, ndërsa ajo përballet me pushtimin rus. Ndihma përfshin sigurime ushqimore, strehim , kujdes shëndetësor emergjent. “Kjo ndihmë përfshin sigurimin e ushqimit, ujit të pijshëm të sigurt, strehimit, kujdesit shëndetësor emergjent, dimërimit dhe mbrojtjes”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë.
Përshkallëzohet edhe më tepër situate për shkak të sulmit rus mbi Ukrainën. Vladimir Putin ka urdhëruar kalimin në një regjm të veçantë shërbimi të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë. Sipas agjencisë “TASS”, urdhri i Putinit ndaj këtyre forcave është dhënë pak më parë “ për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi”. Presidenti rus Vladimir Putin, në përgjigje të deklaratave agresive në Perëndim, udhëzoi transferimin e forcave të parandalimit në ushtrinë ruse në një mënyrë të veçantë shërbimi, raporton abcnews.al. “Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit…
Qeveria ukrainase ka shfrytëzuar thashethemet e pabazuara se një pilot luftarak i paidentifikuar i MiG-29 i quajtur “Fantazma e Kievit” ka rrëzuar disa avionë rusë. Ajo ka shpërndarë një video propagandistike që në fakt përmban pamje nga një videolojë. Twitter është ndezur me video që dyshohet se tregojnë një avion ukrainas që fluturon në qiell mbi disa qytete dhe rrëzon gjashtë aeroplanë të Kremlinit në përleshje në ditën e parë të luftës agresive të Vladimir Putin kundër ish-republikës sovjetike.Megjithatë, një video e cila mori gati 5 milionë shikime dhe krijoi thashethemet ka rezultuar se është shkëputur nga një videolojë e…
Ishte një fjalim i errët dhe i mbushur me ankesa historike, teori konspirative dhe me trillime. Dhe kur presidenti rus, Vladimir Putin, përfundoi fjalimin e tij njëorësh drejtuar kombit pak para mesnatës së 21 shkurtit, ai i dha fund çdo dyshimi se do të niste një sulm ndaj Ukrainës, duke nisur potencialisht luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945. Nga Kremlini, i veshur me kostum të zi që është i përshtatshëm për ndonjë funeral, në thelb, Putini i tha kombit të tij se Ukraina nuk kishte të drejtë të ekzistonte, shtrembëroi historinë duke thënë se ky shtet ishte…