Author: tirana

Kreu i PD Lulzim Basha, ka deklaruar se Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pronë private Ai gjithashtu shtoi se PD është rruga e vetme për të shkuar drejt të ardhmes dhe se qëllimi kryeso është të qëndrojë e fortë përballë regjimit. Pjesë nga fjala e kryedemokratiti Lulzim Basha: A ka zgjidhje tjetër për te zgjedh te ardhmen, për te ecur përpara sesa për te lejuar brezin e ri t’i marre këto përgjegjësi?! Sigurisht përvoja e me te mirit, edhe ne nivel grup seksioni dhe ne nivelin e seksionit. Për ti mbledh te dyja, edhe brezi…

Read More

Michel de Nostradame ka parashikuar disa nga ngjarjet më të errëta të historisë si Lufta e Dytë Botërore, Revolucionin Francez, Zjarrin e Madh të Britanisë, ngritjen e Hitlerit dhe krijimin e bombës atomike. Në librin e tij të parashikimeve ka referenca për 6 ndryshime të frikshme që pritet të ndodhin gjatë 2022-it. 1. Emigracioni do të rritet për shkak të luftës Nostradamus parashikon se në vitin 2022, uria në botë do të rritet për shkak të shumëfishimit të konflikteve të armatosura. Si rezultat, do të ketë lëvizje të mëdha të popullsisë. 2. Nostradamus parashikon një luftë klimatike Profeti i famshëm…

Read More

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev Vitali Klitschko ka deklaruar se nuk ka trupa ruse në qytet. Sipas BBC, qytetarët e Kievit janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtar i grupeve sabotuese të armikut”. Kathy Long tha për BBC se e diela zbardhi e ftohtë dhe e qetë në Kiev, ndërsa policia, ushtria dhe vullnetarët e armatosur ishin të vetmit njerëz që dukeshin në rrugë. Forcat ruse thuhet se janë vendosur në periferi të qytetit që nga e premtja.

Read More

Edhe pse qyteti i Dnipros nuk është sulmuar ende nga forcat ushtarake ruse, civilët janë të përgatitur për më të keqen. Në një raport të bërë nga mediat ndërkombëtare, një grup grash nga Dnipro janë filmuar teksa përgatisin bomba Molotov me shishe birre. “Askush nuk e ka menduar këtë, por ne kemi zgjedhur ta kalojmë kështu fundjavën tonë dhe ne mendojmë se kjo është një gjë shumë e rëndësishme që duhet të bëjmë”, u shpreh Arina, një mësuese që i është bashkuar nismës për të përgatitur bombat artizanale. Të shtunën në mëngjes në shumë rrjete sociale është shfaqur një video,…

Read More

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë persona të akuzuar për trafikimin e automjeteve të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, mes të cilëve edhe dy punonjës policie. Në qeli deri përfundim të hetimeve do të qëndrojnë oficerja e Operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme, Vojsava Doda, efektivi i Policisë Kukës, Endi Ahmetaj dhe të dyshuarit e tjerë Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara. Ata akuzohen për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Për efektivin e tretë të arrestuar, Fatri Braha, me detyrë në Pikën Kufitare të Morinës, Gjykata caktoi “arrest në…

Read More

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës, thotë se Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës. Lajmi raportohet nga Luke Harding, korrenspondent i “The Guardian” në Lviv. Zagorodnyuk shkruan: “Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në anën ruse. Ekziston një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë. Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; të cilin njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë…

Read More

Pas ndarjes me Beatrix Ramosajn dhe fshirjes së gjitha postimeve që kishte në profilin e tij me këngëtaren, Donald Veshaj ka vendosur të ‘arratiset’ jashtë Shqipërisë. Aktori i humorit ndodhet momentalisht në Dusseldorf, në Gjermani me vëllain e tij binjak Romeon. Ai ka postuar një foto në ‘InstaStoryn’ e tij ku ndodhet dhe krahë të aktorit të njohur Blerim Destani. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, Donaldit iu ofrua nga vëllai i madh një paketë udhëtimi në shtatë vende të botës ku mesa duket aktori ka vendosur të mos shkojë. Në profilin e tij ai ka publikuar nëj…

Read More

BBC ka publikuar shifra të reja për numrin e ukrainasve që janë larguar nga vendi që pas nisjes së luftës. Sipas UNHCR-së, numri i qytetarëve që janë larguar nga Ukraina ka arritur në 368,000. Mbi 150 mijë ukrainas kanë kaluar kufirin me Poloninë që nga fillimi i konfliktit, ndërsa më shumë se 43 mijë kanë gjetur strehë në Rumani. Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë. Pushtimi rus i Ukrainës po përshkallëzohet, me Moskën që ka nisur sulme të përgjithshme për të pushtuar Kievin , në një kohë kur numri…

Read More

Italia ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për avionët e Rusisë. Ndonëse pas shumë paralajmërimeve, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka ndalur sulmet ndaj Ukrainës. Presidenti ukrainas që prej nisjes së sulmeve iu bashkua forcave ushtarake në mbrojtje të territorit të Ukrainës, ndërsa i ka bërë thirret BE, SHBA dhe NATO-s të ndalojnë agresionin rus. Ndërkohë edhe Finlanda, Danimarka, Irlanda, Belgjika dhe Gjermania, mbyllin hapësirën ajrore për fluturimet ruse .

Read More

Rusia i ka dhënë afat Ukrainës deri në orën 7 të mbrëmjes të ditës së sotme për t’u ulur në bisedime në qytetin bjellorus të Gomelit. Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe ndihmës i Presidentit Vladimir Putin, tha për agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se do të presin deri në kohën e caktuar për të marrë një përgjigje. “Sapo të marrim këtë konfirmim, ne do të nisemi menjëherë për të takuar homologët tanë në negociata. Ne jemi për paqe”, tha Medinsky. Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë,…

Read More

Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë. Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky. Çështja në fjalë do të shkojë në një gjykatë që zgjidh mosmarrëveshjet midis shteteve në lidhje me të drejtën ndërkombëtare. Rusia do të përballet me akuzën për gjenocid. Presidenti tha se kërkojnë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës.

Read More