Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se veprimet kriminale të saj janë në prag të “gjenocidit”. Rusia (dhe para saj BRSS) është një nga pesë vendet që nga viti 1945 ka qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë “përmbajtësore” që shqyrtohet nga ky organ. Të premten Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që dënonte agresionin e Moskës dhe…
Author: tirana
Federata Ndërkombëtare e Xhudos i ka hequr Vladimir Putin titullin si president nderi dhe ambasador i xhudos, si ndëshkim për ofensivën ushtarake ruse në Ukrainë. “Putin është rrip i zi i xhudos”, shkruan BBC. Vendimi vjen si pjesë e sanksioneve sportive që janë marrë kundër Putin për sulmet në Ukrainë.
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë orëve të natës janë shkaktuar rrëshqitje gurësh në këtë aks rrugor.Për pasojë në një sens lëvizje, qarkullimi i automjeteve është bllokuar.
Partia Demokratike, në një reagim në Facebook akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për aferën prej 430 milionë euro me inceneratorët. Gjithashtu PD thekson se shkelja e ligje nuk mund të bëhej pa miratimin e kryeministrit Rama. Statusi: Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për aferën prej 430 milionë euro. Një shkelje masive e ligjeve të vendit nuk mund të kryhej pa miratimin e Edi Ramës 1️⃣ Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit; 2️⃣ APP ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore.…
Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko i bëri thirrje Kievit që të ulet dhe të zhvillojë bisedime me Rusinë, në mënyrë që Ukraina të mos humbasë shtetësinë e saj. Rusia njoftoi se delegacioni i saj ishte gati të takohej me homologët ukrainas në qytetin bjellorus të Gomel, por Kievi tha se Bjellorusia ishte bashkëpunëtore në pushtimin rus dhe nuk mund të konsiderohet si një ndërmjetës neutral, shkruajnë mediat e huaja.
Pamjet që shihni tregojnë momentin kur civilët kanë dalë në rrugë dhe pengojnë hyrjen e tankeve ruse në qytetin e tyre. Ata kanë ecur masivisht në rrugë, për të penguar qëllimin e armikut, pa marrë parasysh se mund të ketë pasoja të rënda për ta. Skena është filmuar në Koryukivka, në rajonin e Chernihivit. Люди зупиняють російких фашистів і не пускають в своє місто!!! pic.twitter.com/RfrP6wSs7V— Аслан (@antiputler_news) February 27, 2022
Finlanda dhe Irlanda kanë zbatuar sanksionet ndaj Rusisë, në shenjë kundërshtie për nisjen e luftës në Ukrainë. Këto dy shtete kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë. Nuk dihet ende se kur do të hyjnë në fuqi masat. Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash (800 milje) me Rusinë – që do të thotë se një rrugë kryesore për në perëndim nga Rusia do të mbyllet. Vende të tjera si Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe kanë marrë tashmë vendime të ngjashme. Moska, nga ana e saj, ka ndaluar gjithashtu…
Në fund të puntatës së djeshme të “Për’puthen Prime”, iu bashkua panelit të vajzave të programit të dashurisë një vajzë e re. Ajo është Çiljeta Kormuzi, e cila është ‘influencer’ e ‘make up artist’. Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se konkurrentja është nëna e një vajze. Ajo tha se është 25 vjeçe nga Vlora, por që jeton në Itali. Çiljeta u shpreh se ka një vajzë dhe se në “Për’puthen” ka hyrë për të gjetur dashurinë.
Ushtria ukrainase ka shpërndarë një udhëzim për qytetarët ukrainas në lëvizjen e tyre të rezistencës civile. Sipas BBC ajo u bën apel atyre të përdorin të gjitha mënyrat dhe mjetet e nevojshme për të luftuar. “Pavarësisht nëse keni armë ose municione ose jo, ju duhet të përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet që ju gjenden për të luftuar”, thuhet në deklaratë. Udhëzimi i sugjeron atyre të sajojnë mjete mbrojtëse në rast sulmi, në kushte shtëpie. Hiqni tabelat rrugoreRrëzoni pemët për të bërë të pamundur lëvizjenPërdornin pajisje shpërthyese të bëra në shtëpiShkatërroni qendrat kryesore të transportitPunoni më shumë gjatë natës ose…
Alphabet, kompania amë e platformës, YouTube, ka thënë se mediat shtetërore ruse nuk do të mund të përfitojnë nga reklamat më në këtë rrjet. Kjo nënkupton që Russia Today (RT) dhe kanale të tjera nuk mund të marrin para nga reklamat në YouTube dhe faqe tjera që janë në pronësi të Alphabet. Kompania ka thënë se këto media as nuk do të mund të blejnë reklama përmes shërbimeve të kompanisë Google. Një zëdhënës ia ka atribuuar këtë vendim “situatës së jashtëzakonshme” dhe ka thënë se Alphabet do të “marrë masa tjera nëse është e nevojshme”. Ky vendim vjen pasi Ministri…
Reshjet e dëborës, të shoqëruara me erëra të forta, kanë vijuar për gjatë gjithë natës në Qarkun e Korçës, por edhe ditën e sotme. Në disa zona trashësia e dëborës ka shkuar + 50 cm, ndërsa në rrugen e Dardhës është në kuotën +1100 m. Situata problematike shfaqet edhe në bashkinë e Kolonjës.Gjatë natës për shkak të dëborës dhe erës së fortë i gjithë qyteti Ersekës dhe Leskoviku kanë qënë pa energji elektrike ndërsa vetëm pak minuta më parë grupet e punës që ndodhen në terren bënë të mundur rikëthimin e energjisë në qytet. Ndërkohë në pjesën më të madhe…
Armando Broja është i lidhur me Southampton, edhe pse ende nuk është bërë një vit që është pjesë e këtij ekipi. Sulmuesi, autor i 6 golave në Premier League këtë sezon, e vlerëson mundësinë që po merr te “Shenjtorët”. “Është çmenduri si kanë kaluar këto gjashtë muaj te Southampton, koha ka fluturuar. Jam shumë i lumtur me mënyrën si kanë rrjedhur situatat. Erdha si një djalosh i ri por çdo ditë jam duke mësuar, duke përparuar dhe po filloj të shndërrohem në një burrë. Kjo është falë Southampton, që më ka ndihmuar shumë në rrugëtimin tim dhe shpresoj që në…