Autoritet ruse pretendojnë se në Bjellorusi ka arritur një delegacion, që sipas tyre është i hapur për bisedime me Ukrainës. Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus. Megjithatë, presidenti ukrainas lë të hapur mundësinë për të kryer negociata me Rusinë në vende të tjera, shkruan BBC. Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga Bjellorusia, ne mund të bisedonim në Minsk. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë.…
Author: tirana
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ka konfirmuar se një raketë ka goditur një bllok banimi në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur disa persona të tjerë. BBC raporton se pak orë më parë u raportua gjithashtu se një raketë kishte goditur një gazsjellës në të njëjtin qytet. Kharkiv – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – është përballur me sulmin ushtarak rus që nga 24 shkurti, dita e parë e luftës. Vetëm në orët e fundit, shërbimi i BBC-së në Ukrainë ka raportuar gjithashtu për shpërthime të reja në Kharkiv dhe në…
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, deklaroi mëngjesin e kësaj të diele se Kievi po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës. Ai u bëri thirrje të gjithë të huajve që kërkojnë të ndihmojnë Ukrainën, të bashkohen vullnetarisht në luftën kundër rus. “Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë,” vuri në dukje Presidenti Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.
Kur sulmet e Rusisë në Ukrainë nisën në agimin e së enjtes më 24 shkurt, përtej sigurisë, shtetet kudo në botë filluan të përllogarisin kostot ekonomike të luftës. Tregjet globale që sapo kishin nisur rimëkëmbjen e brishtë pas pandemisë ranë në stres. Çmimet e mallrave, sidomos naftës dhe grurit, u rritën menjëherë nga 5-8% brenda ditës. Siç ka treguar historia, krizat nuk i prekin njësoj të gjitha vendet. Në kohë lufte, zinxhirët e furnizimit dëmtohen, ndaj shtetet që kanë rezerva të mëdha me furnizime vuajnë më pak, pasi shpesh edhe fuqia monetare nuk mjafton nëse mallrat mungojnë. Nëse lufta zgjat…
Autoriteti Rrugor i Rrugëve ka dhënë një informacion mbi situatën e rrugëve nacionale të vendit, pasi në disa zona janë rikthyer reshjet e borës. Mësohet se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërsa ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në disa akse. NJOFTIM MBI GJENDJEN E AKSEVE NACIONALEGjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat maloreKontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen…
Teksa sot lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të katërt, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh të fortë, duke postuar një thënie të Papa Franceskut. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë nënvizon faktin se në luftë humbet gjithçka. “Luftërat janë përherë një çmenduri; në luftë humbet gjithçka, në paqe fitohet gjithçka”, thuhet në thënien e Atit të Shenjtë
Të paktën 240 civilë janë plagosur dhe 64 janë vrarë prej shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Megjithatë, Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA), ka paralajmëruar se shifrat mund të rriten në ditët në vijim. Qindra mijëra persona janë pa rrymë dhe ujë, derisa më shumë se 160,000 tjerë janë zhvendosur brenda shtetit. Rreth 116,000 persona janë detyruar të largohen jashtë Ukrainës. Qeveria ukrainase ka vlerësuar se në skenarin më të keq pesë milionë persona mund të ikin nga ky shtet. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e…
Qeveria e Ukrainës është duke vijuar rezistencën ushtarake ndaj Rusisë, si një luftë për të siguruar të ardhmen e Evropës. Në një postim në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov shprehu falënderim edhe mirënjohje për ushtarët, policët, stafin mjekësor dhe gjithashtu civilët që kanë marrë armët, raporton BBC. “Hidhni një sy përreth. Shumë e kanë mposhtur më në fund frikën dhe kanë guxuar të sfidojnë Kremlinin,” shkroi Reznikov. Ai shtoi: “Ku janë të gjithë ata që premtuan se do të pushtonin Kievin brenda dy orësh? Unë nuk mund t’i shoh ata. Pa këtë ushtri dhe popullin tonë, Evropa nuk do…
Pamjet që shihni vijnë nga qyteti i Kharkivit në Ukrainë, ku forcat ruse po sulmojnë vendasit për të arritur pushtimin edhe në këtë qytet. BBC raporton se disa njësi ruse kanë hyrë në qytet. Zyrtarët e Kharkiv këtë mëngjes kanë paralajmëruar vendasit që të qëndrojnë në strehimore dhe mos të dalin në rrugë. Ndërkohë raportohet se në këtë qytet është djegur një automjet rus Tigr-M. Russian forces pushing into Kharkiv pic.twitter.com/XxV2ah7SQZ— OSINTtechnical (@Osinttechnical) February 27, 2022
Alarmi i luftës është dëgjuar kudo nëpër Kiev! Qytetarët janë strehuar nëpër metrotë e qytetit, ndërsa rrugët dhe hapësirat e saj kontrollohen nga ushtarët e forcat vullnetare, të cilat janë të gatshme t’i bëjnë ballë pushtuesit rus. Ukraina pretendon se ka korrur sukses një mbrëmje më parë, ku deklarojnë se kanë shkatërruar dhjetëra tanke, mjete luftarake lufte dhe rrëzuar disa avionë.
Të gjithë e njohim serialin e animuar shumë të famshëm, “The Simpsons”. Ai është i lidhur ngushtësisht me teoritë konspirative pasi shpesh pretendohet se në seritë e saj, janë parashikuar shumë ngjarje që kanë ndodhur në botë si zgjedhja si president e Trump apo edhe vdekja e Kobe Bryant. Sot në mediat sociale është shpërndarë një episod i vitit 1998 i serialit “Simpson Tide”, i cili shfaq Rusinë duke dërguar ushtarë sovjetikë pas një incidenti ndërkombëtar të shkaktuar nga Homer Simpson. Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake, duke bërë që një Bashkimi Sovjetik i…
2 liderët europianë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë komunikuar sërish nëpërmjet një bisede telefonike. Një zëdhënëse e Downing Street tha se kryeministri Johnson “i bëri homazhe heroizmit dhe trimërisë së pabesueshme të Presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas”. Udhëheqësit ranë dakord që presidenti Putin po përballet me një rezistencë më të madhe ukrainase nga ajo që ka llogaritur”. Bëhet e ditur gjithashtu se Zelenskyy dhe Johnson kanë rënë dakord mbi faktin që komuniteti ndërkombëtar duhet të izolojë Rusinë plotësisht në nivel diplomatik dhe financiar. Dyshja “përshëndetën gatishmërinë e shtuar për të ndërmarrë veprime për përjashtimin…