Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borell i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të furnizojë me armë dhe karburant Ukrainën. Ai gjithashtu ka theksoi se Këshilli i BE-së do të mblidhet sot në një takim të jashtëzakonshme në kuadër të sulmeve ruse në Kiev. “Unë do t’u sugjeroj ministrave që të përdorin Fondin Evropian të Paqes për dy masa urgjente. Qëllimi i tyre është të financojnë furnizimin me materiale vdekjeprurëse për ushtrinë heroike ukrainase, e cila kundërshton ashpër pushtuesit rusë, dhe të ofrojnë furnizime të nevojshme urgjentisht, siç është karburanti”, tha Borell.
Author: tirana
Nga Shkodra, gjatë një takimi me demokratët dhe kandidatin Bardh Spahia ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar gjestin e Lulzim Bashës i cili një ditë më parë hodhi tutje të karrigen për të dhënë mesazh që beteja nuk duhet bërë për atë. Berisha u shpreh sot se ai bën sikur nuk ka lidhje me karrigen por nga ana tjetër për karrigen iu hodhi gaz demokratëve ditën e protestës së 8 Janarit. Sipas Berishës, Basha është një “arrë me vrimë, që as nuk hahet, as nuk mbin”. “Asnjë votë të mos japin për Lul Bravën, për opozitën false, njeri që është peng i dosjeve…
Rumania do të dërgojë furnizime dhe pajisje me vlerë 3 milion euro në Ukrainë dhe ka ofruar të kujdeset për të plagosurit në spitale ushtarake dhe civile, bëri me dije zëdhënësi i qeverisë Dan Carbonaru. Furnizimet që do të dërgohen përfshijnë karburant, municione , jelek antiplumb, helmeta, pajisje ushtarake, ushqim dhe ujë, shtoi ai. Në bashkëpunim me autoritetet kufitare ukrainase, ambulancat rumune do të marrin fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit që presin në radhë të gjata për të kaluar kufirin me Rumaninë në vendkalimin verilindor të Siretit, duke përshpejtuar procesin.Gjithashtu edhe Portugalia dërgon pajisje ushtarake në Ukrainë “Portugalia do të mbështesë Ukrainën duke dërguar pajisje ushtarake me kërkesë të…
Kryeministri Edi Rama sikurse edhe më parë ka shprehur sërish solidaritetin me Ukrainën. Në rrjetin social ‘Facebook’ Rama ka postuar foton nga lufta në Ukrainë, foto e cila ka prekur zemrat e qytetarëve. Dy fëmijë ukrainas përshëndesin ushtarët të cilët po luftojnë në vendin e tyre kundër sulmeve ushtarake ruse.
Një banesë në fshatin Pojan të Maliqit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Nuk dihet ende nëse ka apo jo pasoja në njerëz. Zjarrfikësja është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Një 33-vjeçar me iniciale O.S. është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Policia bën me dije se ndalimi i 33-vjeçarit është bërë me iniciativën e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit O. S., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar, ka njoftuar se trupat ruse kanë humbur rreth 146 tanke, 27 avionë dhe 26 helikopterë. “Forcat ruse kanë humbur rreth 4,300 trupa në pushtimin e Ukrainës , tha Maliar, ndërsa vendi ndodhet ende në luftë pas sulmit nga Rusia.
Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar forcat speciale ruse duke deklaruar se ata po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake në Ukrainë. Në një fjalim televiziv që u publikua në faqen e internetit të Kremlinit, Putin përshëndeti shërbimin e tyre në emër të popullit të Rusisë dhe “atdheut tonë të madh”, theksoi ai. “Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave operacionale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre pa asnjë të metë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, deklaroi Putin. Ai e përfundoi mesazhin duke thënë “Uroj fat, suksese dhe gjithë…
Thyejnë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” , për t’u shmangur ekzekutimit të masës së sigurisë “Arrest në burg”, ndryshuar me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë , kapen e vihen në pranga dy persona. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyra para organeve ligjzbatuese, lokalizuan vendndodhjen e dy prej tyre dhe ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit “Kepi i Vozajve”, ka vendosur ndryshimin e masave të sigurisë për shtetasit…
BBC ka publikuar një video, në të cilën duket se një mjet ushtarak rus është përfshirë nga flakët nga sulmet e ushtrisë ukrainase.Ushtria e Ukrainës thotë se e shkatërroi automjetin mes luftimeve në qytet, citon BBC. Ndërkohë, sot trupat ruse hynë në Kharkiv , qyteti i dytë më i madh i vendit, ku po luftojnë ushtarët ukrainas në rrugë. Autoritetet lokale në qytetin verilindor thonë se automjetet e lehta ruse kanë shkelur qendrën e tij dhe po u bëjnë thirrje civilëve të qëndrojnë në vende strehimi. Presidenti Volodmyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Moskës për t’u takuar për bisedime në…
Aurela Hoxha e ka pritur ditëlindjen me të birin dhe miqtë e saj më të mirë. Me siguri dhe partneri ka qenë aty, por ajo nuk ka ndërmend të na e tregojë. Atmosfera ka qenë shumë e ëmbël dhe modelja shfaqet e qeshur në ato copëza urimesh që miqtë e saj kanë publikuar. Mes trëndafilash, shumë tullumbacesh dhe plot ëmbëlsira, Aurela shkroi se priti 27-vjetorin. Po sa vjeç mbush në të vërtetë modelja e njohur? Ne kemi bërë një kërkim në median e shkruar ndër vite dhe nga artikujt bë portale, rezulton që Aurela ka ca kohë që shkruan për…
Shteti i Ukrainës prej 4 ditësh ndodhet në luftë. Mëngjesin e së enjtes, Rusia duke shfrytëzuar territori e Bjellorusisë futi trupat e saj në Ukrainë, ndërsa nuk munguan as sulmet nga ajri. Mirëpo ndërkohë që gjithë bota ka mbajtur frymën nga kjo luftë e papritur, qytetarët dhe zyrtarët e lartë ukrainas i kanë surprizuar të gjithë me vendosmërinë e për të mbrojtur vendin e tyre. Avokat Spartak Ngjela ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe foton e mis Ukrainës, Anastasia Lena, e cila është shfaqur me armë në dorë për të mbrojtur atdheun e saj që po sulmohet barbarisht nga forcat…