Author: tirana

Këtë të shtunë, kryetari i Partisë Demokratike ka qenë në qytetin bregdetar të Durrësit ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti. Ky takim u zhvillua në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme që pritet të mbahen në 6 mars. Gjatë fjalës së tij para të rinjve durrsakë, kryedemokrati ka vendosur theksin tek modeli i ri që tenton të implementojë PD. Ky model sipas Bashës, do të jetë një qeverisje me njerëzit e për njerëzit. Por ai tha se që të arrihet kjo duhet votuar kandidati i PD, Luan Hoti. Postimi i Lulzim Bashës: Partia Demokratike, do t’i…

Read More

Me 2 sfidat e fundit të luajtura sot është mbyllur edhe java e 22-të e Kategorisë Superiore. Në takimin e luajtur në “Air Albania”, Tirana arriti të mposhtë bindshëm skuadrën e Laçi-t me rezultatin e thellë 4-1. Golat u shënuan Redon Xhixha i cili zhbllokoi rezultatin ne minutën e 5, ndërsa në minutën e 19 do të ishte Filip Najdovski i cili do të dyfishonte rezultatin për bardheblutë. Në të 28-ën ishte radha e Seferi-t për të lënë shenjë në këtë ndeshje duke realizuar golin e 3 për ndërkohë që në të 43-ën, Xhixha shënon dhe golin e 4 për…

Read More

Banorët e Dnipro-s, një qytet i madh ukrainas, duket se kanë një tjetër strategji për mbrojtjen e qytetit të tyre. Burrat do të dalin në front për të luftuar ndërsa turma grash të fshehura në bare janë duke bërë bomba molotov. Ato janë duke bërë armë vetë me qëllimin për të mbrojtur shtëpitë dhe vendin e tyre kundër avancimit të trupave ruse. BBC tregon se mes tyre kishte mësues, avokate dhe amvisa të rrethuara me shishe qelqi, lecka dhe karburant. Ata thanë se po përpiqeshin të mos mendonin shumë për atë që po bënin në të vërtetë sepse, siç  tha një…

Read More

FNSH, FLO dhe forcat Shqiponja kanë zbarkuar në Elbasan ku po kryejnë kontrolle të imtësishme. Mësohet se në qytet janë ngritur të paktën 3 postblloqe dhe fokusi i forcave policiore është mbi makinat luksoze të cilat i ushtrohen kontrollit. Gjithashtu objektiv për policinë është kapja e personave të shpallur në kërkim dhe e personave të skeduar më parë nga policia. Burime zyrtare bëjnë me dije se operacioni në fjalë ka nisur që mbrëmjen e djeshme. Gjatë kësaj kohe janë kontrolluar dhe shoqëruar disa persona në disa ambiente të ndryshme, për të cilët policia dyshon se luajnë lojëra fati. Në momentin…

Read More

CNN raporton se që nga e enjtja, janë gjithsej 2,692 persona të arrestuar në protestat kundër luftës në Rusi, duke i’u referuar faqes së pavarur të monitorimit të protestave “OVD-Info”. I njëjti burim sqaron se 1,370 prej tyre janë arrestuar gjatë protestave në Moskë. . Sipas OVD-Info, aktualisht protestat po vazhdojnë në të paktën 27 qytete të vendit. Dy ditë mëparë, Komiteti Hetues i Rusisë bëri me dije se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës në Ukrainë ishte e paligjshme. Ai shtoi ndër të tjera se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të…

Read More

Man.United nuk po bën një paraqitje të mirë në Premier League dhe këtë e tregojnë rezultatet. “Djajtë e kuq” kanë gabuar sërish duke u ndalur në një barazim pa gola në shtëpi kundër Watford. Ekipi i Cristiano Ronaldo-s ka kohë që ka dalë totalisht jashtë garës për titull, por me këtë ecuri ata rrezikojnë shumë edhe pjesëmarrjen në Champions League vitin e ardhshëm. Ndjeksit e tyre më të afërt për momentin, Arsenal, është duke i bërë shumë presion kur janë vetëm 2 pikë më pak në klasifikim dhe po ashtu me dy ndeshje më shumë në dispozicion. Ky barazim i…

Read More

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi këtë të shtunë se i ka përcjellë urdhër ushtrisë për të avancuar më tej ofensivën e tyre në Ukrainë pasi pala ukrainase refuzoi të ulet për bisedime. “Avanconi në të gjitha drejtimet” mësohet të ketë qenë urdhëri i zyrtarëve rusë. “Pasi pala ukrainase refuzoi procesin e negociatave, sot të gjitha njësive u është dhënë urdhri të zhvillojnë avancim nga të gjitha drejtimet në përputhje me planet operacionale”, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov, nëpërmjet një deklarate. Të premten u bë e ditur nga Kremlini se rusët kishin dërguar një delegacion në Bjellorusi për bisedime…

Read More

Policia e Velipojës ka proceduar penalisht shtetasit: H. R. 61 vjeç, E. R.23 vjeç dhe  R. R. 20 vjeç , të 3 banues në Velipojë, si dhe shpalli në kërkim shtetasin M. R. 22 vjeç, banues në Velipojë. Të katër këta persona kanë rrahur barbarisht shtetasin me iniciale K. S. i moshës 22 vjeç dhe me banim në Velipojë. Përtej dhunës së ushtruar, 4 të arrestuarit dyshohet se e kanë kanosur me armë 22-vjeçarin.

Read More

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, zëdhënësi i presidencës ruse Dmitry Peskov njoftoi se faqja e internetit e Kremlinit është vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike. “Sulmet janë duke vazhduar, website ngrin shpesh.””, tha Peskov për TASS. Disa faqe të qeverisë ruse në internet , përfshirë këtu faqen e Kremlinit dhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë janë mbyllur për të tretën ditë radhazi. Për këto sulme ka marrë përgjegjësi të plotë grupi “Anonymous” i cili ka pranuar se ka kryer sulmet në fjalë. Edhe të premten ndodhi e njëjta histori ku të njëjtat faqe ruse u…

Read More

Voloymyr Zelensky, presidenti ukrainas njihet tashmë në të gjithë botën për popullaritetin e fituar pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur vendin e tij. Edhe pse në situatë lufte dhe kaosi, ai ka refuzuar të largohet nga vendi i tij duke garantuar se do e mbrojë atë deri në frymën e tij të fundit. Por të gjithë janë bërë kuriozë se kush është bashkëshortja e tij e cila njëheresh është edhe Zonja e Parë e Ukrainës. Ajo quhet Olena Zelensky dhe është një nga gratë më me ndikim në Ukrainë. Çifti presidencial janë njohur së bashku kur Olena ishte studente…

Read More

2 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 ndërsa 111 të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga 1875 testime të kryera. Këto janë shifrat e publikuara nga Ministira e Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vend. Më tej, Ministria njofton se 64 pacientë po marrin aktualisht trajtim spitalor në spitalet Covid, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë të dhënat tregojnë se janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sa i përket të shëruarëve, 372 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që…

Read More