Author: tirana

Ushtria ukrainase raportoi dje se autokolona të rusëve kanë mbetur rrugëve të Ukrainës ka furnizime dhe karburant duke bërë që të kërkojnë ushqime përreth. Një lajm i tillë u shpërnda edhe në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që së fundmi po qarkullon edhe një video ku një ukrainas gjen të mbetur në rrugë një autoblind rus, i cili ka mbetur pa karburant. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë: Shoferi: Si jeni? Keni mbetur në rrugë? Ushtarët: Po, na ka mbaruar karburanti.. Shoferi: Atëherë mund t’ju tërheq unë deri në kufirin me Rusinë (qeshin bashkë) Ushtarët: Çfarë thonë lajmet,.,si po shkon lufta? Shoferi: Thuhet…

Read More

Agjencia ruse e monitorimit të mediave, Roskomnadzor, i urdhëroi mediat që t’i fshijnë raportet që përdorin fjalët: “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte”, për të përshkruar inkursionin e paprovokuar ushtarak të Rusisë në Ukrainën fqinje. Agjencia tha se ka nisur hetime për “përhapjen e informacioneve jo të besueshme” kundër gazetës së pavarur Novaya Gazeta dhe mediave të tjera, si: Ekho Moskvy, InoSMI, Mediazona, New Times e Dozhd, shkruan REL. Këto media akuzohen për publikimin e “informacioneve të pasakta në lidhje me granatimet e qyteteve të Ukrainës dhe viktimat civile në Ukrainë, si rezultat i veprimeve të ushtrisë ruse”. Nëse mediat refuzojnë…

Read More

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që popullin shqiptar ka treguar ndaj Ukrainës. Ai ka bërë thirrje që tani vendi ka nevojë për ndihmë financiare dhe humanitare. “I bëjë thirrje diplomatëve rusë të dënojnë luftën bashkë me popullin rus. Ukraina është e pajisur me armë, por ka nevojë për ndihmë, por edhe me ndihma financiare dhe humanitare. Në ambasadën është ngritur një seli për ndihmë humanitare, kushdo që do mund të kontribuojë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen e tij të pakompromis”, tha ambasadori. Edhe bashkëshortja e ambasadorit ka mbajtur një fjalë, ku i ka…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zenelsky, ka falenderuar të gjitha shtetet anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB për Rezolutën që dënonte pushtimin e vendit nga Rusia. Zelensky ka renditur flamujt e shteteve që dhanë votën “Pro” për dënimin e Rusisë, ku i pari sipas rendit alfabetik është flamuri shqiptar. “Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus. Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter. Pavarësisht kësaj,…

Read More

Ministria Britanike e Mbrojtjes deklaroi se pjesa më e madhe e forcave ruse janë tani vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit. Gjithashtu paralajmëroi Rusinë se humbjet “ka të ngjarë të jenë të rënda dhe më të mëdha se sa pritej ose pranohej nga Kremlini”. Rusia, deri më tani, nuk ka komentuar për viktimat apo humbjet tjera eventuale, ndërsa vazhdimisht deklaron se forcat ruse kanë marrë qytete. Sipas hartës së BBC ja se cilat zona kontrollon ushtria ruse. Zonat me të kuqe kontrollohen nga Rusia. Krimea është aneksuar në 2014. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar qytetarëve që të…

Read More

A mundet një grua shtatzanë të hajë arra, bajame, lajthi ose kikirikë? Për vite me radhë familja e këtyre frutave të thata ishte e ndaluar të konsumohej gjatë shtatzanisë sepse besohej se konsumi i tyre do t’i shkaktonte alergji fëmijës. Pra nëse nëna do të hante arra gjatë muajve të shtatzanisë, fëmija kur të lindte do të bëhej alergjik ndaj tyre për shkak të sasisë së lartë të yndyrës. Megjithatë këto humlumtime janë hedhur poshtë pas një studimi të kryer në vitin 2008, sipas të cilit nuk ka asnjë lidhje mes konsumit të frutave të thata në shtatzani dhe alergjisë…

Read More

Goli i Edin Dzeko në minutën e 47-të të ndeshjes Napoli-Inter 1-1 është i fundit i zikaltërve të Inzaghit. Ishte 12 shkurti dhe pas asaj ndeshje erdhën tri sfida radhazi pa gol për skuadrën e Simone Inzaghi. dy në kampionat, kundër Sassuolos dhe Genoa, një në Champions League, në “San Siro” kundër Liverpool-it. Në Serie A, sulmi i zikaltërve është ndalur në 55 gola të shënuar në 26 ndeshje. Është ende sulmi më i mirë në Serie A, edhe pse në ditët e fundit, Milani dhe Lazio janë afruar ndjeshëm (tani janë me nga 53 gola të shënuar). Lidhur me…

Read More

Regjistrimet për praktikat e detyrueshme profesionale në shkencat mjekësore teknike do të nisin javën e ardhshme. Ndjekja e praktikës 3-mujore me mbikëqyrje dhe vlerësimi pozitiv i saj janë vendimtare për çdo kandidat që do të vijojë më tej procedurat e sigurimit të lejes së ushtrimit të profesionit. Autoritetet e Urdhrit të Infermierit bëjnë me dije se për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit, të gjithë të diplomuarit në këto profile mjekësore: infermieri, mami, logopedi, fizioterapi, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie duhet që të kryejnë procedurat e regjistrimit pranë strukturave rajonale të urdhrit në zonat ku…

Read More

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur një shtetrrethim të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 të mëngjesit Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00. Duke shkruar në Tëitter, zoti Klitschko paralajmëroi: “Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.”

Read More

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymytro Kulaba ka postuar një foto në rrjetin social twitter ku shihen disa ushtarë rusë të cilët janë kapur peng. Kulaba ka bërë thirrje ndaj nënave dhe grave ruse duke u kërkuar që të marrin mbrapsht burrat e tyre sepse këta të fundit po vrisnin njerëz të pafajshëm në një tokë të huaj. “Nënat, gratë, vajzat e ushtarëve rusë! Merrni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Fuqia juaj po gënjen. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule.…

Read More

Teksa na ndan edhe një javë nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Rrogozhinë, ku gjatë një takimi me banorët tha se Saliu dhe Luli “e duan votën për sherr, ndërsa ne për punë”. Ai tha se Edison Memolla është njeriu i punës, që duhet votuar nga të gjithë në 6 mars, edhe nga demokratët e zhgënjyer nga sherret e Lulit me Saliun. Pala tjetër thotë: Ma jepni votën, se i duhet shefit që t’i thotë Saliut se unë jam më i fortë se ty, ndaj…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka mbajtur një konferencë për shtyp këtë paradite dhe tha se vendi i tij do të triumfojë mbi forcat ruse. Sipas tij forcat qeveritare ende kontrollojnë Kievin dhe “pikat kyçe rreth qytetit”. Duke theksuar fitoren e kësaj lufte, presidenti kritikoi dezinformimin e orëve të fundit. “Ju lutemi ndalojini ata që gënjejnë, ose përpiqen të gënjejnë ty, ose që gënjejnë neve. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë. Ne mund të jetojmë në paqe së bashku, globalisht si njerëz. Ushtria jonë, garda jonë kombëtare, policia jonë kombëtare, mbrojtja e territorit tonë, shërbimi special, shtetas të Ukrainës, ju lutemi…

Read More