Author: tirana

Deputeti Bardhyl Kollçaku ka analizuar situatën e krijuar në Ukrainë pas nisjes së pushtimit rus. I ftuar në emisionin Publikisht në RTSH ai deklaroi se Rusia ka objektiv kryesor të rrëzojë qeverinë duke sulmuar sipas një model klasik në tre drejtime për të rrethuar Kievin. “Objektivi kryesor është të rrëzojë qeverinë legjitime. Ka vendosur edhe një listë të personave që do të arrestojnë dhe të vrasin. Vrasja e presidentit bëhet për të vendosur një qeveri pro ruse. Një nga objektivat strategjike është të rrethojë Kievin. Sulmi po zhvillohet sipas një skenari klasik në tre drejtime. Nga veriu nga Bjellorusia, në…

Read More

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të 46 vjeçarit në lagjen 24 Maji në Vlorë “Bazuar në provat e grumbulluara, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NDËSHKIMI””, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Shtetasi Sh.A., dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit A.A.,…

Read More

Autoritetet ukrainase thanë se nivelet e rrezatimit janë rritur në zonën e Çernobilit, që prej se kjo uzinë bërthamore u mor nën kontroll nga trupat pushtuese ruse. Ekspertët në Agjencinë Bërthamore të Ukrainës thanë se nivelet e rrezatimit kanë ndryshuar për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda ushtarake në atë zonë, duke ngritur në ajër pluhurin radioaktiv. Uzina e Çernobilit, që është jashtë funksionit, u mor nën kontroll nga forcat ruse më 24 shkurt, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka konfirmuar se kanë marrë nën kontroll Çernobolin, por ka…

Read More

The Guardian raporton se fatkeqësisht 35 persona, e mes tyre edhe dy fëmijë janë vrarë në luftimet e ashpra gjatë natës në Kiev. Por në një raportim të Reuters, që ka cituar një këshilltar të ministrisë së brendshme ukrainase, nuk ka pasur të vdekur në bllokun e apartamenteve që thuhet se u godit nga një raketë ruse kete mengjes. Ministria e Brendshme e Ukrainës ka publikuar pamje të ndërtesës në Kiev që u dëmtua nga raketa të shtunën si dhe ekipet e urgjencës që ndihmojnë në evakuimin e banorëve.

Read More

Policia e Këlcyrës njofton se ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi në kredi”. Shtetasi E. P., 24 vjeç, banues në Këlcyrë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 02.02.2022, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi në kredi”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, Shërbimet e Postës së Policisë së Këlcyrës mundësuan kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit. Sipas policisë, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, tashmë…

Read More

“Kushdo që përpiqet të ndërhyjë dhe të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja që nuk i keni përjetuar kurrë në histori”. Këto ishin fjalët e Vladimir Putin, pak orë pasi urdhëroi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit. Por kush është njeriu që po ngjall frikë dhe prej 20 vitesh komandon me dorë të hekurt vendin më të madh të botës. I lindur në Shën Peterburg, karakteri i liderit 69-vjeçar të Kremlinit u brumos gjatë fëmijërisë së tij. Putin është rritur pa…

Read More

Sipas MeteoAlb Paraditja do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën e ulët, ndërsa vranësirat do të jenë më të fokusuara përgjatë zonës malore. Por në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë vendin, ku në mbrëmje dhe natën vonë do sjellin reshje Jugperëndimore të territorit. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane. Zelensky tha se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim”, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës. washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për të ndihmuar Zelensky. Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Vetë Zelensky ka postuar një video duke ecur nëpër rrugët e Kievit në një përpjekje të dukshme…

Read More

Papa Françesku ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Tweet, me një mesazh kundër luftës në Ukrainë. Mesazhi, i cili u raportua në disa gjuhë, duke përfshirë rusisht dhe ukrainisht, merr një pasazh nga enciklika “Vëllezër të gjithë”: “Çdo luftë e lë botën më keq sesa e gjeti. Lufta është një dështim i politikës dhe njerëzimit, një dorëzim i turpshëm, një disfatë përballë forcave të së keqes”, me nënshkrimin Franciscus dhe hashtags #PregiamoInsieme dhe #Ukraine. Është hera e parë që Papa përhap një postim në rusisht në Twitter.

Read More

Qytetarët në të gjithë vendin, sidomos në Tiranë keto dy ditë kanë shfaqur një kërkesë jo të zakontë për miell në pikat e pakicës. Frika që kanë ngjallur sulmet ruse mbi Ukrainë po krijon panik te qytetarët. Njësitë e shitjes me pakicë në kryeqytet pohuan se shitjet e miellit u dyfishuan. “Ka raste ku një familje ka blerë njëherazi dy ose tre kuintalë. I gjithë furnizimi që më parë shitej për dy javë po shitet për dy ditë”, tha Samiu, i cili zotëron një njësi të shitjes me pakicë në zonën e “5 Majit”. Ai tha se, blerjet e miellit…

Read More

Në ditën e tretë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ushtria ukrainase ka publikuar atë që ata pretendojnë se është një shpërthim i humbjeve të Rusisë. Mediat e huaja bëjnë me dije se deri më tani janë vrarë më shumë se 3500 rusë të përfshirë në pushtim dhe pothuajse 200 janë zënë robër. Ndër të tjera bëhet me dije se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.

Read More