Author: tirana

Në rezolutën e paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina ka abstenuar. Vota e Kinës pritej me interes, duke patur parasysh marrëdhëniet që ka me Rusinë. Ndërsa Rusia është i vetmi vend që votoi kundër mocionit. Duke qenë se Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB, vota kundër është VETO ndaj mocionit që dënon pushtimin rus.

Read More

Pas Salernitanës, Milan la sërish pikë në garën për titullin kampion në Serie A. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Udineses. Ndeshja u zhbllokuar në minutën e 30 nga Rafael Leao që shënoi për kuqezinjtë. Udinese pretendoi për një faull të portugezit, por arbitri dhe VAR nuk ishin dakord. Në pjesën e dytë miqtë nga Udine barazuan në 66’ me anë të Udogie. Pikët e lëna mund të favorizojnë rivalët për titull.

Read More

Drejtoria e Anti-Terrorit ka referuar në organin e akuzës në Elbasan dosjen hetimore ndaj të riut shqiptar Emanuel Bazanji që po lufton në Ukrainë. Ai akuzohet për pjesëmarrje në luftëra të huaja. Shqiptari 24-vjeçar ka qenë për rreth 2 vite pjesë e repartit të komandove pas përfundimit të kursit për nëntetar. Bazanji është me origjinë nga Berati. Familja e tij ka jetuar për disa vite në Elbasan për t’u shpërngulur më pas drejt Tiranës ku dhe janë të vendosur aktualisht.

Read More

Në një video të publikuar në rrjete sociale, një vajzë e plagosur ukrainase, i bën një apel Presidentit rus, Vladimir Putin. “Vladimir Putin, fëmijët në Ukrainë kanë një apel për ty, largoji trupat ushtarake nga Ukraina”, shprehet vogëlushja. Vlen të përmendet se situata është tepër e agravuar në orët e fundit. Forcat ruse ndodhen shumë pranë Kievit dhe nga ana tjetër, forcat ukrainase ndodhen në gatishmëri për të mbrojtur kryeqytetin e vendit.

Read More

Mjekët pa Kufij kanë ndërprerë punën në Ukrainë. Organizata bamirëse mjekësore, e njohur me emrin e saj francez Medecins Sans Frontieres (MSF), e cila zakonisht largohet e fundit nga fronti i luftës ka njoftuar se është detyruar të ndalojë aktivitetin e saj për shkak të konfliktit në rritje. “Jemi thellësisht të shqetësuar për pasojat e konfliktit për popullin dhe komunitetin ukrainas. Na është dashur të marrim vendimin e dhimbshëm për të ndaluar aktivitet tona në Severodontesk, Zhytomyr dhe në Ukrainën lindore për shkak të rritjes së rrezikut nga lufta”, shkruajnë mjekët pa kufij në faqen e tyre zyrtare në Twitter.

Read More

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier dhe ambasadorët e vendeve të Quint në Kosovë kanë takuar ushtarët ukrainas që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Në Kosovë janë 40 ushtarë të Ukrainës. Hovenier tha se kanë shprehur mbështetjen për popullin ukrainas, i cili u sulmua nga Rusia. “Me ambasadorët e Quint u takuam me ushtarët ukrainas në kuadër të KFOR’it që sigurojnë stabilitetin e rajonit”, njoftoi Hovenier. “Shpreh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ata dhe familjet e tyre përball agresionit të Rusisë. Së bashku me partnerët tanë të Quint, BE’së dhe NATO’së Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuara…

Read More

Mjekët pa Kufij kanë ndërprerë punën në Ukrainë. Organizata bamirëse mjekësore, e njohur me emrin e saj francez Medecins Sans Frontieres (MSF), e cila zakonisht largohet e fundit nga fronti i luftës ka njoftuar se është detyruar të ndalojë aktivitetin e saj për shkak të konfliktit në rritje. “Jemi thellësisht të shqetësuar për pasojat e konfliktit për popullin dhe komunitetin ukrainas. Na është dashur të marrim vendimin e dhimbshëm për të ndaluar aktivitet tona në Severodontesk, Zhytomyr dhe në Ukrainën lindore për shkak të rritjes së rrezikut nga lufta”, shkruajnë mjekët pa kufij në faqen e tyre zyrtare në Twitter.

Read More

Takimi i Mevlanit dhe Efit solli reagime të shpeshta të Bledit në studio, duke komentuar çdo moment të takimit. Xhelozia që ai ndjente për Efin shihej tek reagimet që ai bënte. Situata në studio shpesh tensionohej dhe Bledi i tha Efit se po sheh që po sillet njësoj me të dy. “Unë kam sjellje të njëjtë me 2, ti ke pasur me 5”, i tha Efi. Në një moment Bora e pyet Bledin nëse ekziston rivaliteti midis Bledit dhe Mevlanit. Bora: A ka një rivalitet midis jush? Bledi: Unë rivalitet nuk ndiej. Më pas, Efi i bëri të qartë Bledit…

Read More

Kryeministri Edi Rama bën me dije se do të takojë homologun britanik, Boris Johnson në ditët e ardhshme. Kreu i qeverisë thotë se pjesë e këtij diskutimi do të jetë situata në Ukrainë, teksa zbulon se dhe në ditët e mëparshme ka pasur kontakt me Johnson. “Kjo është diçka që nuk ka ndodhur në Europë, futja me ushtri në një shtet tjetër sovran me institucione të zgjedhura. Shpresoj që me kryeministrin britanik do takohem në ditët e ardhshme, sepse do të shkojmë në Londër. Do diskutojmë për këtë megjithëse kemi qenë në kontakt në ditët e mëparshme”, tha Rama.

Read More

Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë. Që nga data 27 shkurt, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.ℹ️Ju mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen e internetit: https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2513688

Read More

Ambasada ruse në Tiranë ka ndarë faqen e saj zyrtare mesazhin e zëdhënëses së ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zakharova. Selia diplomatike ruse në vendin tonë ka shkëputur një citim ku Zakharova shprehet se qëllimi i operacionit të Rusisë në Donbass mbrojtja e popullsisë civile, e cila sipas saj, përgjatë 8 viteve i është nënshtruar poshtërimeve dhe gjenocidit nga ana e regjimit të Kievit.

Read More

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se 11 shqiptarë në Ukrainë janë pjesë e planit të evakuimit. Ministrja tha se shqiptarët janë mirë dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me ata. “Ka një komunitet të vogël shqiptarësh në Ukrainë që kanë krijuar familje e janë martuar atje. Ka 11 shqiptarë të sekonduar në organizatën e OSBE-së që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë gjithë mirë, ne jemi në komunikim me ta, do kthehen në Shqipëri. Me pjesën e diasporës kemi qenë në kontakt të vogël me ta, 5 ose 6 vetë që kanë kërkuar asistencë për…

Read More