Eurovizioni ka vendosur të përjashtojë Rusinë nga gara muzikore për vitin 2022. Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter të Eurovision Song Contest. “Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar”, thotë njoftimi.
Author: tirana
Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse ka paralajmëruar se pranimi i Finlandës ose Suedisë në aleancën e mbrojtjes NATO, do të merrte një përgjigje serioze nga Moska. Duke folur gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi se nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reciprokë”, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve. “Ne e konsiderojmë angazhimin e qeverisë finlandeze për një politikë ushtarake të mos-angazhimit si një faktor të rëndësishëm në garantimin…
“Ruani qetësinë! Jemi të fortë!”, kështu iu drejtua qytetarëve të vendit të tij presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë. Presidenti me profesion komedian, i diplomuar për juridik, po luan ndoshta rolin më dramatik të jetës: atë të drejtimit të një vendi në kohë lufte, me tanke nga toka dhe raketa nga koka. Po kush është Volodymyr Zelensky? Volodymyr lindi më 25 janar të vitit 1978. Ai është politikan, aktor, komedian, si dhe presidenti i gjashtë dhe aktual i Ukrainës. Kush janë prindërit e tij? Volodymyr Zelensky u lind dhe u rrit nga dy prindër hebrenj.…
Një qytetar ukrainas kurajoz u filmua teksa përpiqej të ndalonte karvanin ushtarak rus i cili po depërtonte mes për mes Ukrainës. Pamjet u filmuan në jug të vendit, në një rrugë pranë Krimesë. Karvanet me blindat ushtarake të dërguar nga Putin po depërtojnë gjithnjë e më shumë në territorin ukrainas dhe synojnë ta marrin nën kontroll tërësisht atë. Luftime të ashpra po zhvillohen ndërkohë pranë Kievit.
Pamjet që vijnë nga terreni janë vërtet tronditëse. Luftimet kanë lënë pas viktima, shkatërrime dhe dhimbje pa fund. Në një video duken dhjetra persona që shfaqen të shtrirë në tokë, të pajetë nga plumbat e trupave ruse. Pamjet tregojnë se në afërsi të Khersonit, trupat ruse kanë thyer mbrojtjen në qytet duke bërë masakër me ata që rezistuan.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 173 qytetarë, në këto bashki:75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë,…
Ish-deputeti shqiptar Arlind Çaçani ka vendosur që të lirojë banesën e tij në Kolonjë në dispozicion të një familjeje ukrainase. Çaçani nënvizon se ai është i gatshëm që të strehojë 10 refugjatë nga Ukraina duke i ndihmuar edhe me gjithçka që ata do të kenë nevojë. “Solidaritetin tim për popullin ukrainas që po përjeton një agresion të ashpër nga Rusia, e kam shprehur që herët. Nga sot vë në dispozicion të një familje deri në 10 persona shtëpinë time në Kolonjë në qoftë se do të ketë refugjatë të luftës që do të duan të strehohen në vendin tonë. Kushtet…
Presidenti ukrainas, Zelensky ka prekur me fjalët e tij drejtuar liderëve të BE. Mediat e huaja shkruajnë se në një video-konferencë me liderët, ai i ka komunikuar atyre se kjo mund të jetë hera e fundit që mund ta shohin të gjallë. “Kjo është hera e fundit që mund të më shihni gjallë”, mësohet të ketë thënë Presidenti.Kujtojmë se aktualisht janë duke u kryer luftime në Kiev. Forcat ruse ndodhen shumë pranë kryeqytetit, e nga ana tjetër, ushtria ukrainase ndodhet në gatishmëri për mbrojtje. Rusia ka propozuar të ketë diskutime me Ukrainën në Minsk të Bjellorusisë, por pikë së pari…
Ndërsa forcat ruse përparojnë në kryeqytetin ukrainas, autoritetet po i bëjnë thirrje popullatës të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave pushtuese. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Vadym Denysenko thotë se 18,000 mitralozë “u janë dorëzuar në Kiev të gjithë vullnetarëve, të gjithë atyre që duan të mbrojnë kryeqytetin tonë me armë në krahë”. “Pajisjet ushtarake ukrainase po hyjnë tani në Kiev për ta mbrojtur atë.Kjo është e nevojshme për të mbrojtur qytetin tonë.”, tha ai.
Teksa ushtria ruse ndodhet në “portat” e Kievit, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i është drejtuar ushtrisë së Ukrainës. Sky News raporton se Putin u është drejtuar ushtarëve ukrainas duke thënë se e ka më të lehtë të bisedojë me ta se sa me politikanët që drejtojnë Ukrainën, të cilët i konsideron “nazistë”. “Dëshiroj t’u drejtohem burrave të ushtrisë ukrainase, mos lejoni që këta nacionalistë t’ju përdorin ju, gratë tuaja, fëmijët tuaj, të moshuarit tuaj, mos lejoni që t’ju përdorin si mburoja njerëzore. E kam më të lehtë të flas me ju, të negocioj me ju se sa me këtë…
Bratisllav Zhivkoviq ka qenë në “gjendje gatishmërie” që nga tetori i vitit të kaluar, kur Rusia filloi dislokimin e forcave të saj përgjatë kufirit me Ukrainën. Një porosi të tillë ai e kishte lënë në llogarinë e tij në Facebook, që ndiqet nga rreth 3,200 persona. Shumë shpejt, një ndër komentet ka qenë edhe “më njoftoni kur niseni”. Zhivkoviq ishte përfshirë në hetimin në Serbi, në vitin 2018, për shkak të dyshimit se ai organizoi pjesëmarrjen e personave të tjerë në një fushëbetejë të huaj. Ai u arrestua në gusht të vitit 2018 dhe Prokuroria pezulloi hetimet ndaj tij në…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas mbledhjes së krerëve të qeverive se aleanca ka 100 avionë në gatishmëri të lartë, në 30 vende të ndryshme. Ai theksoi se Rusia është një agresor, ndërsa Bjellorusia është mundësuesi. “Bota kërkon llogari nga Rusia dhe Bjellorusia për veprimet e tyre”, tha fillimisht Stoltenberg. Ai sqaroi se Aleanca ka aktivizuar planet e veprimit ushtarak mbrojtës. Sipas tij, nuk ka vend për keqkuptime, pasi NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Rusia do të “paguajë një çmim të rëndë për vitet në vijim” nga ky gabim i rëndë,…