Është zhbllokuar në minutën e 30-të sfida që po luhet në San Siro mes Milan-it dhe Udinese. Një sfidë që është e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit italian. Ka qenë Rafael Leao që ka shënuar për kuqezinjtë pas një kontrolli të mrekullueshëm të topit. Protesta nga ana Udinese-s që ka pretenduar për një faull të portugezit ndaj Becao-s, por arbitri dhe VAR nuk kanë qenë dakord. Vlen të përmendet edhe a sisti i mrekulueshëm i Tonali-t.
Author: tirana
Nuk ka patur fitues mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në sfidën e javës së 22-të të Superiores të zhvilluar në stadiumin Skënderbeu mbrëmjen e sotme. Megjithatë, spektakli nuk ka munguar. Kanë qenë korçarët që kanë shënuar të parët, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 24-t me Nikajn, i cili ka mposhtur me një goditje me kokë portierin Zokovic. Në fundin e pjesës së parë ka ardhur barazimi i shkodranëve, që kanë shënuar me Da Silva-n në minutën e 41-të. Ka nisur me tension pjesa e dytë, pasi Zguro është përplasur me stolin e Vllaznisë në momentin që dy skuadrat janë kthyer…
Ambasada e SHBA në Tiranë është “veshur” mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në shenjë solidariteti. “Ne qëndrojmë me Ukrainën”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA. Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka shpërndarë postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në mbështetje të Ukrainës.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se sulmi rus ndaj Ukrainës ka sjellë dhe rritje të çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar. Gjithsesi, Rama shtoi se çmimi i energjisë në Shqipëri për familjet apo biznesin e vogël nuk do të preket. “Sot është më e qartë se dje, ajo që ka filluar të ndihet muaj më parë me krizën e çmimeve të energjisë, me rritjen eksponenciale të çmimeve të gazit në bursat ndërkombëtare, apo dhe me rrjetën e shpejt të çmimet të naftës, i ka pararendur këtij momenti si një erë drithëruese në shpinën e shteteve. Ka një valë të inflacionit”, tha…
Shqipëria do të jetë e gatshme që të presë refugjatë ukrainas. Kryeministri Edi Rama gjatë konferencë për gazetarët lidhur me situatën në Ukrainë, pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, u shpreh se me zemër dhe mendje jemi me Ukrainën. “Ne jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mu duk e udhës të zhvillonim konferencën e jashtëzakonshme për implikimet e luftës mbi Shqipërinë e cila, ndryshe nga vendet e tjera të NATO-S nuk ka varësia të konsiderueshme tregtare nga Rusia, por sidoqoftë nuk është krejt pa lidhje të kësaj natyre, qoftë me Rusinë, qoftë dhe me Ukrainën ,që…
Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin u martuan vetëm disa orë pasi Rusia filloi pushtimin e saj në vendin e tyre. Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke mbledhur pushkët dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën. Arieva dhe Fursin janë të dy pjesë e Forcave të Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë. “Për momentin, ne jemi këtu dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Kështu që ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, tha Arieva, duke…
Donaldi ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku fokuson atletet teksa ndodhet në makinë. Mirëpo vëmendje nuk kanë marrë atltetet e tij por kënga që luhet në sfond. Bëhet fjalë për këngën “Know You” nga Simi dhe Ladipo dhe në tekst thuhet: “Dëshiroj vërtet të kaloj një fundjavë (baby)/ Për të të treguar këtë gjë që po ndiej (ohh po)/ Por vërtet nuk të njoh aq mire/ Ne mund të shkojmë atje nëse ti dëshiron të më kesh, nuk e di (oh jo)/ Pse mendoj se te dua. Kur nuk të njoh aq mirë”. Vlen të theksohet se…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit, pas lajmeve në mediet ruse se ai ishte larguar nga kryeqyteti. “Ne jemi të gjithë këtu”, tha ai, i rrethuar nga këshilltarët kryesorë dhe kryeministri i tij. “Po mbrojmë pavarësinë tonë, shtetin tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shkroi Zelensky.
Rusia do të kufizojë aksesin në Facebook nga 25 shkurti, tha të premten rregullatori i saj i medias, Roskomnadzor, duke cituar një vendim të prokurorëve. Moska ka akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë Meta se ka shkelur “të drejtat themelore të njeriut” duke bllokuar llogaritë ruse, përfshirë ato të agjencive kryesore të lajmeve. Lëvizja vjen një ditë pasi Facebook në pronësi të Meta kufizoi aksesin në llogaritë zyrtare të katër mediave ruse, përfshirë agjencinë e lajmeve RIA. Në total, Facebook ka “censuruar” mediat ruse rreth 23 herë që nga tetori 2020, tha rregullatori i medias, duke akuzuar kompaninë për shkelje të…
Çamçakëzi kalon përmes trupit tuaj ashtu si çdo ushqim tjetër, por nuk tretet plotësisht. Nëse sistemi ynë i tretjes mund të tresë biftekun, sigurisht që do të tresë edhe çamçakëzin. I vetmi ndryshim është që baza e saj nuk tretet për shkak të vetive kimike dhe përmbajtja nuk përthithet në zorrë si shumica e ushqimeve. Pasi të ndodhë, do të dalë si çdo gjë tjetër. Nuk ka kornizë kohore të caktuar, sepse lëvizshmëria e sistemit të tretjes është e ndryshme tek të gjithë.Nuk do të ngjitet tek zorrët dhe të formojë një piramidë gjigante prej çamçakëzi ose diçka të tillë…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në Kamzë, kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Pas informacioneve të marra në rrugë operative se mund të kishte qëlluar një person me precedent penal në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Shooting”. Shërbimet e Policisë janë afruar në banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë. 38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë, por ka…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar kandidatin e demokratëve për Bashkinë e Lushnjes, Indrit Sefën. Ai tha se Sefa ka luftuar kundër padrejtësive që i bëheshin këtij qyteti, kundër privimit të lirive nga qeveria e Edi Ramës. “Njësoj si në atë kongres historik, në atë ngjarje të madhe të shpalljes së Pavarësisë, familjarët e Indrit Sefës kanë luajtur një rol kyç, jo për veten e tyre por për gjithë Shqipërinë. Ndaj sot e kam kënaqësi të ndodhem në mesin tuaj dhe t’ju them, se ndonëse shpesh kam qenë dhe kam dëgjuar avokatinë e Indrit Sefës, kur luftonte kundër…