Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi banorët e Fushë-Alies në Dibër të mbështesin kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” si e vetmja rrugë për të sjellë të djathtën në pushtet. Berisha akuzoi shumicën socialiste se e ka përbuzur Dibrën në këto vite. Më herët Berisha takoi fermerët e Dibrës të cilëve u premtoi mbështetje për bujqësinë kur PD të vijë në pushtet. Ish-kreu i PD, Berisha bëri përgjegjës qeverinë “Rama” për situatën ku ndodhen fermerët shqiptarë. “Pse është rritur çmimi i plehrave kimike, ilaçeve të bletëve? Sepse janë monopol, tregtinë e këtyre e kanë njerëz të qeverisë dhe bëjnë çtë duan. Pse…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar disa fotografi, që sipas saj tregojnë kompanitë që kanë kryer evasion fiskal “duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto”. Ajo shkruan në “Facebook” se shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive, siç i quan ajo. “Të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve. Pagesat nga taksat e shqiptarëve për këto 3 koncesione, kanë shkuar në xhepat e qeverisë dhe për të realizuar skema evazioni fiskal në vlera miliona euro.  Të dashur qytetarë, prokurorë, e ndërkombëtarë që na keni ndihmuar për realizimin e reformës në drejtësi, ju ftoj të shikoni…

Read More

Ambasada amerikane në Ukrainë i’u ka bërë herë pas here thirrje qytetarëv të saj që të “largohen menjëherë nëse është e sigurt për ta bërë këtë duke përdorur çdo mundësi transporti tokësor komercial ose privat” dhe shtoi se ata që mbeten “duhet të ushtrojnë shumë kujdes për shkak të potencialit për luftime aktive, krime dhe trazira civile.” “Qytetarët amerikanë që mbeten në Ukrainë duhet të monitorojnë me kujdes njoftimet e qeverisë dhe mediat lokale dhe ndërkombëtare për informacion në lidhje me ndryshimin e kushteve të sigurisë dhe alarmet për strehim në vend”, thuhet në alarm. Ambasada e quajti situatën e…

Read More

Të gjithë ukrainasve i’u dhimbset vendi i tyre dhe janë të gatshëm të marrin armët dhe të luftojnë për të, përfshirë edhe sportistët. Një rast i tillë është edhe ai i futbollistit Vasyl Kravets i cili luan me Sporting Gijon në Spanjë. Në një intervistë të dhënë për prestigjozen spanjolle “Marca”, Kravets deklaroi se i gatshëm të shkojë në luftë dhe t’i dalë për zot vendit të tij. “Ata po vrasin njerëz, civil dhe ata në spitale. E gjitha për fajin e Putinit dhe me këtë nuk them që është faji i Rusisë, por i Putinit. Ne jemi një shtet që…

Read More

Fundjava dhe fillimi i javës tjetër pritet të jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.Dita e shtunë parshikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhën prezente në orët e mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e në pasdite e kryesisht në mbrëmje do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e pasdite edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin me intensitet mesatar, në jug-jugperëndim lokalisht…

Read More

E ftuar në “Breaking”, Monika Lubonja ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”. Ish-konkurentja ka qenë e kënaqur me mënyrën si e ka pritur publiku pas daljes, por ka theksuar se ka një “hatërmbetje” me Ilirin. Ajo mohoi të kishte ndonjë konflikt me triumfuesin e “BBVIP”, por mendonte se Iliri e përdori atë për lojën e tij. “Unë e kam thënë gjithmonë, Iliri ishte strateg, ishte i zgjuar. Por, atij i mungonte humori, gëzimi, ajo që publiku kërkon. Ishte serioz. Nuk e kuptoj pse duhet të isha unë në mes. Unë kisha lojën time. Iliri e ka…

Read More

Ka nisur tashmë faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta të strehimit në kryeqytet. Të gjithë individët e klasifikuar si fitues të fazës së parë kanë afro një muaj në dispozicion për të përgatitur dhe dorëzuar dosjen e dokumenteve të detyrueshme për këtë fazë, e cila është edhe vendimtare në klasifikimin e familjeve dhe individëve që do të përfitojnë nga programi i kredive të buta gjatë këtij viti. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale dhe ajo e Strehimit Social në Bashkinë e Tiranës kanë detajuar procedurën që duhet të ndjekin 2405 fituesit e shpallur  në fazën e parë.…

Read More

Konflikti Rusi-Ukrainë ka ndikuar menjeherë në rritjen e çmimit të grurit, që Shqipëria importon nga Rusia”. Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor, Theodhor Kristuli thotë se brenda 24 orësh, çmimi u rrit me 10%, ndërkohë që bizneset shqiptare kanë rezerva për 2-3 muaj. Sipas Kristulit, tregtarët po hedhin sytë nga tregjet evriopiane për të siguruar grurin, por kostot janë më të larta, ndërkohë që së bashku me rritjen e çmimit të karburantit, këto kosto do të sjellin rritjen e çmimit të bukës. Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor flet edhe për mundësinë e mungesës së sigurimit të sasisë së nevojshme të grurit,…

Read More

Situata në Ukrainë ka prekur të gjithë njerzit anë e kënd globit. Edhe në Spanjë, skuadra e Real Madrid i ka shprehur gjithë mbështetjen dhe solidaritetin portierit të tyre ukrainas, Andriy Lunin. Lunin është me origjinë nga Kharkovi, një qytet që ndodhet më pak se 50 kilometra nga kufiri rus. Sigurisht që portieri Lunin është shumë i shqetësuar nga informacionet dhe pamjet që vijnë nga vendi i tij i origjinës. Tranjeri italian Ancelotti dhe shokët e ekipit, përpara se të fillonin seancën stërvitore në Valdebebas, janë afruar pranë portierit duke e ngushëlluar atë për situatën në Ukrainë, ndërsa klubi ka…

Read More

Duke mbajtur një kallashnikov në dorë, ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka dalë sot në rrugët e Kievit duke u shprehur i vendosur se do mbrojë vendin e tij. Duke folur për CNN, ai tha se të gjithë ukrainasit janë gati për të mbrojtur vendin e tyre. “Të gjithë duhet të kuptojnë se Putin shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putin i shpalli luftë të gjithë botës”, u shpreh Poroshenko. Më tej ish-presidenti deklaroi se Ukraina ka nevojë për ndihmën e perëndimitt, duke përfshirë sanksionet, largimin e Rusisë nga SWIFT (një rrjet mesazhesh të sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione…

Read More

Presidenti kroat, Zoran Milanovic, duke folur me ironi është shprehur se Beogradi është i dobët. “Lidershipi serb nuk e di se çfarë thotë, janë në zjarr. Beogradi po luan lojën, por presin që rusët të hyjnë në Kiev. Beogradi është i dobët, me çfarë do të sulmojnë ata Kosovën? Me pistoleta uji? Është koha që Beogradi të vendosë a do t’i bashkohet BE-së. Nëse Vucic njeh Donbasin, atëherë njohja e Kosovës duhet të justifikohet. Ata kanë ardhur në një rreth vicioz”, ka thënë ai, shkruan Index.hr. Milanovic ka dënuar agresionin rus dhe ka bërë thirrje që Rusia t’i ndalë sulmet.

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar ditën e sotme me përfaqësues të agrobiznesit, prodhuesve dhe përpunuesve të ushqimit, si dhe të sindikatave të fushës së bujqësisë. Meta u shpreh se rritja e kostove të prodhimit, ulja e konkurrencës dhe rrudhja e prodhimit vendas ka ndikuar negativisht në këtë sektor. Gjithashtu ai theksoi se situata është rënduar në sektorin agro-ushqimor si pasojë e bllokimit të tregjeve, për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Statusi: Situata e rënduar në sektorin agro-ushqimor dhe përballja me bllokimin e pritshëm të tregjeve për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, i…

Read More