Author: tirana

Menjëherë pas përfundimit të “Big Brother VIP” dhe shpalljen e Ilir Shaqirit si fitues të saj, pati shumë debate në rrjet duke qenë se publiku ishte i ndarë në preferencat që kishin. Një pjesë e tyre dëshironin që çmimin e madh ta merrte Donald Veshaj. Por së fundmi janë zbuluar edhe votat zyrtare për finalistët, duke i dhënë kështu fund dyshimeve. Kjo foto e bërë publike nga AKEP tregon se Iliri ka 35% të votave, Donaldi ka 30% të votave, Einxhel 25% të votova edhe Beniada 10% të votave. Iliri, Donaldi, Einxhel dhe Beniada ishin katër finalistët e edicionit të…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas dhe ka proceduar penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. NJOFTIMI I POLICISËSpecialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. N., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses…

Read More

Vladimir Putin i ka shprehur presidentit të Kinës Xi Jinping në një telefonatë të zhvilluar mes tyre sot, se Rusia është e gatshme të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën. Lajmin e raportojnë mediat shtetërore kineze, të cituara nga The Guardian. Televizioni shtetëror kinez CCTV raporton se Putin i tha Xi: Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë injoruar prej kohësh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të Rusisë, kanë refuzuar vazhdimisht angazhimet e tyre dhe kanë vijuar të avancojnë me dislokimin ushtarak drejt kufijve të lindjes, duke sfiduar vijën strategjike përfundimtare të Rusisë. Televizioni shtetëror kinez tha se Xi…

Read More

Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës, shorti per eleminatoret e Uefa Europa League. Goglat kanë rezervuar përballje goxha interesante, ku bien në sy ndeshje si Porto – Lyon, Atalanta e Gjimshitit e cila do të ketë përballë gjermanët e Bayer Leverkusen apo edhe Barcelona-Galatasaray. Shorti Rangers – Crvena Zvezda Braga – Monaco Porto – Lyon Atalanta – Bayer Leverkusen Sevilla – West Ham Barcelona – Galatasaray Leipzig – Spartak Moscow Real Betis – Eintracht Frankfurt

Read More

Nga Tom McTague “The Atlantic” Sa do të sakrifikojë Perëndimi për Ukrainën? Për shumë nga ne që jetojmë rehat në Perëndim, kriza në Ukrainë mbetet një luftë e çuditshme, shkalla e së cilës është e vështirë për t’u kuptuar. Udhëheqësit tanë e kanë bërë të qartë që në krye të herës se asnjë ushtar perëndimor nuk do të luftojë për të mbrojtur pavarësinë e Ukrainës Kësisoj, shumëkush mund të argumentojë me të drejtë se Vladimir Putin ka pushtuar një territor për të cilin ne nuk kemi kurrfarë interesi. Këtu rreziku është që ne ndihemi më mirë duke u kërkuar që…

Read More

Është raportuar për një aksident të ndodhur para pak minutash në qytetin juglindor të Korçës. Për pasojë, një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfundur e përmbysur në një lagje të qytetit në afërsi të Drejtorisë së Policisë, e cila është një zonë mjaft e banuar. Në automjet gjendeshin dy persona të cilët për fat të mirë kanë shpëtuar pa marrë lëndime. Nga aksidenti ka vetëm dëme të shumta materiale. Policia e Korçës ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Florin Cernat, ish futbollisti i përfaqësueses rumune, ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me situatën në Ukrainë dhe mbi të gjitha ku ndodhet trajneri Mircea Lucesku, i cili pak ditë më parë u shpreh se nuk ka ndërmend të largohet nga Ukraina: “Dje në mbrëmje fola me disa miq të mi në Kiev. Më thanë se të gjithë lojtarët ndodhen të akomoduar në qendrën sportive të klubit, së bashku me familjet dhe me fëmijët. Po presin që të zhbllokohet situata në mënyrë që të kthehen në vendet e tyre. Nga ajo që mësova, Lucescu dhe stafi i tij po kthehen…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 3 ligje qe lidhen me ceshtje te ndryshme. NJOFTIMI – Ligjin nr. 14/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”. Ndryshimet në këtë ligj, edhe pse të përsëritura, vlerësohen të nevojshme për sa kohë synojnë shtyrjen e afatit të vlefshmërisë deri 31.12.2023, të bonove dhe lekëve të privatizimit, duke krijuar mundësinë…

Read More

Ambasadori italian në Shqipëri ishte sot në Korçë ku zhvilloi një takim me drejtues të Universitetit. Me këtë rast, ambasadori Fabrizio Bucci pranoi të komentojë zhvillimet në Ukrainë si edhe qëndrimin e BE, vecanërisht në Ballkanin Perëndimor. Pasi dënoi ofensivën ruse në Ukrainë, ai u shpreh qartazi se e ardhmja e Ballkanit nuk mund të jetë ndryshe, përveç se një e ardhme europiane. “Qasja ndaj Europës ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ndryshon, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një e ardhme europiane dhe Shqipëria shpresoj të ketë këtë vit një afrim me integrimin në BE. Ne dënojmë situatën që është duke…

Read More

“Një vendim i pastër politik” është cilësuar vendimi i marrë nga qeveria europiane e futbollit, e cila i hoqi Rusisë të drejtën për të organizuar finalen e Champions League në Shën Pjetërburg. Pas tensioneve të fundit në Ukrainë për të cilat gjithë bota bën fajtore Rusinë, edhe UEFA tha fjalën e saj duke vendosur që kjo finale të luhet në Paris të Francës. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve lokal në Shën Pjetërburg të cilët kanë reaguar menjëherë: “UEFA njoftoi zyrtarisht vendimin se finalja e Champions League do të spsotohet nga Shën Pjetërburgu në Paris. Jam shumë…

Read More

Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se Kievi mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh, sipas dy burimeve të njohura me inteligjencën më të fundit. Burimet thanë se vlerësimi SHBA-së parashikon se kryeqyteti ukrainas do të pushtohet brenda një deri në katër ditë pas një sulmi rus. Forcat ruse janë zhvendosur në 20 milje nga Kievi, u thanë zyrtarë të lartë të administratës ligjvënësve në Capitol Hill të enjten mbrëma. Zyrtarët besojnë se Rusia është përballur me rezistencë më të ashpër nga forcat ukrainase sesa pritej, sipas burimeve. Por zyrtarët në atë konferencë për Capitol Hill nuk…

Read More

Ashtu si ç’pritej, UEFA vendosi sot që finalja e Champions League nuk do të mbahet në St Petersburg të Rusisë por në Paris të Francës. Një vendim i ngjashëm mund të vijë edhe nga FIFA, e cila mund ta përjashtojë Rusinë Kampionati Botëror, vendim ky që do të vinte si një sanskion më tepër në kurriz të shtetit rus. Nëse ndodh kjo, atëherë të gjithë shqiptarët pyesin se sa shanse do të ketë Shqipëria për t’u bërë pjese e Kupës së Botës? Kjo që po bëjmë është thjesht një analizë, asgjë konkrete. Sipas kësaj analize, ekzistojnë vetëm dy hipoteza të…

Read More